• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kotzias foli me gjuhën e “naçuve”

by Ledi Shamku
17/10/2016 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ledi Shamku

Nuk kam asgjë as kundër “naçuve” as kundër zhargonit të tyre. Aq më pak kundër zhargonit të cilin shpesh e studioj me qejf, për të parë si identifikohen në grup naçut me njëri-rjetrin përmes gjuhës. Pra e njoh.

Dhe sapo dëgjova deklaratën (qesharake le të themi) të ministrit të Jashtëm grek Kotzias, më kapi gazi. Kishte folur me gjuhë naçush, madje naçush adoleshentë, të cilëve sapo ka nisur t’u dirsë mustaqja, t’u trashet pak zëri e t’u plasë aty-këtu ndonjë akne puerile.

Dhe këta naçu adoleshentë, për të treguar forcën, thonë fillimisht: “Hej, hec ta folim iher se ti e di, babi im e rref babin tat!”. Fillimisht kjo, se pastaj më vonë, kur naçut bëhen mustaqellinj, masin forcën e vet e jo më atë të “plakut”.

E tillë ishte edhe deklarata e Kotzias: “Greqia ka buxhet, ka njerëz, ka ushtri më të madhe, ju ka në dorë emigrantët, pra babi grek versus babit shqiptar; prandaj hec ta folim ndryshe për çështjen çame”.

I habitshmi ministër, sa m’ke bo me qesh! – po ta kthej edhe unë me zhargon se ndoshta kët e kupton më mirë mqs e përdorke më shlirë (në vend të ligjërimit zyrtar diplomatik). Po t’kujtoj së pari që kur dy vendet janë anëtare të NATO-s, gjuha e naçuve s’të pi ujë mor mik!

Madje babi yt, po ta dojë vërtet të mirën ty, të merr tani mënjanë e të thotë: “Ça bo or çun se na flliqe!”. Madje po i sugjeroj babit tat të ta thotë Çamërisht, se ndoshta e kupton më mirë! Në greqisht, një këshillë e tillë s’dij sa do të të hynte në vesh!

Të fala nga Babi-dheu im, Shqipëria, zoti ministër! Kur të vish herës tjetër, mund të të bëj dhuratë ca leksione regjistrash gjuhësore. Leksionet e Diplomacisë do të të duhen ca më vonë, si të kesh kuptuar më parë këto të thjeshtat punë të gjuhës.

Next Post
Sherri në burgun e Brazilit/ 7 personave u prihet koka, 6 të tjerë digjen të gjallë (FOTO-VIDEO)

Sherri në burgun e Brazilit/ 7 personave u prihet koka, 6 të tjerë digjen të gjallë (FOTO-VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

October 3, 2026
Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

October 3, 2026
Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

October 3, 2026
K*rvat e vërteta të një shoqërie!

K*rvat e vërteta të një shoqërie!

October 3, 2026
Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

October 3, 2026
Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

October 3, 2026
Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

Policia zbardh detajet e helmimit të 6 fëmijëve në një kopsht në Korçë, nën hetim për shpërdorim detyre drejtoresha e institucionit dhe një mjeke

October 3, 2026
Indeksim, rritje pensionesh, apo…/ Çfarë pritet të ndodhë duke nisur nga 1 tetori, ja sa para më shumë do të hyjnë në xhepat e pensionistëve shqiptar

Pensionet në pritje të rritjes, qeveria zbulon çfarë pritet të ndodhë me pagesat për 755 mijë qytetarë

October 3, 2026
Negisa Dido flet për mundësinë e pjesëmarrjes në “Big Brother VIP”: Nuk e di nëse jam gati

Negisa Dido flet për mundësinë e pjesëmarrjes në Big Brother VIP: Nuk e di nëse jam gati

October 3, 2026
Ja shenjat e horoskopit që nuk falin gabimet

Ja shenjat e horoskopit që nuk falin gabimet

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com