• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në Shqipëri nuk je ai që je, por ai që deklarohesh!

by Ardi Stefa
21/08/2025 21:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardi Stefa

Në Shqipëri nuk je ai që je, por ai që deklarohesh.

Fenomen shqiptar, por jo vetëm.

Realiteti nuk ka peshë; fjala e thënë me zë të lartë në një ekran televizioni është e vërteta absolute. Nuk është e rëndësishme çfarë bën, por çfarë thua se ke bërë. Nuk ka vlerë kush je, por çfarë pretendon të jesh e çfarë u thua të tjerëve që je.

Do të jesh VIP, deklarohu VIP!

Do të jesh poet, deklarohu poet!

Do të jesh këngëtare? Deklarohu! Dhe menjëherë je këngëtare si ato modelet televizive, që “nga zëri janë alamet trupi!”

Do të jesh patriot? Deklarohu dhe automatikisht fiton një aureolë kombëtare edhe pse gjithë jetën ke jetuar duke u ushqyer nga paratë e korrupsionit.

Do të jesh politikan? Deklarohu dhe je i tillë! Edhe kafexhiu i lagjes që dëgjon llogje e thashetheme politike në tavolina ka mendim për politikën dhe i duket vetja politikan, madje do edhe të kandidojë për deputet.

Deklaro se je “i ndershëm” dhe menjëherë je i ndershëm dhe bëhesh shembull nëpër studio televizive, edhe pse ndershmërinë e ke po aq sa një xhepist, që përbetohet se nuk ka prekur kurrë xhepin e tjetrit.

Politikanët tanë janë mjeshtrit e këtij sporti kombëtar: deklarojnë transparencë, ndërkohë që pas kuintave i shkelin syrin njëri- tjetrit dhe firmosin marrëveshje, që nuk i sheh as dielli i gushtit.

Dhe “etërit tanë të kombit” çdo të hënë deklarohen si shpëtimtarë të kombit, të martën bëhen luftëtarë të korrupsionit, të mërkurën opozitarë të vetvetes dhe të enjten shpallen të pafajshëm për gjithçka. Në fundjavë, e gjithë kjo paketë shitet si “sakrificë për popullin”. Dhe populli, si gjithmonë, e dëgjon dhe, shpesh edhe e beson.

Do të jesh revolucionar? Deklarohu! Çdo tre muaj shpall një revolucion të ri. Sot me “popullin e revoltuar”, nesër marrëveshje me pushtetin, pasnesër sërish në “luftëtar i së vërtetës”! Por nuk ka problem: çdo herë deklaro që je në anën e drejtë të historisë. Dhe kur e deklaron me bindje, kush guxon ta kundërshtojë?

Në Shqipëri nuk je ai që je. Je ai që shpallesh me zë të lartë, ai që shkruan në biografinë e vet, ai që e poston në rrjete sociale. Mjafton të nxjerrësh një makinë luksoze me qira, të bësh dy foto me filtra në restorante apo ndonjë skaf dhe papritur shndërrohesh në biznesmen të suksesshëm.

Në një vend normal, një njeri vlerësohet për rezultatet e tij; tek ne për deklaratat. Në një demokraci normale, llogari jepet me vepra; në Shqipëri, llogaria shlyhet me deklarata të forta, të përsëritura disa herë derisa të bëhen “të vërteta”!

Prandaj nuk është çudi që jetojmë në një realitet të rremë, ku njerëzit fshihen pas fjalëve si pas maskave të karnavaleve.

Dhe kështu, Shqipëria e deklaratave vazhdon: vendi i gënjeshtrave ku suksesin e mat CV-ja e e gënjeshtërt, jo ajo që të njeh bota.

Vendi ku morali shpallet triumfalisht, por shkelet sapo ulet sipari.

Vendi ku, për fat të keq, nuk jemi ata që jemi, por ata që deklarohemi.

Next Post
Berisha “i fali” tre deputetë Metës, reagojnë Murrizi e Çollaku: Po dorovisni votat e demokratëve…

Berisha “i fali” tre deputetë Metës, reagojnë Murrizi e Çollaku: Po dorovisni votat e demokratëve...

Comments 1

  1. Kapter Fane - CEO mediash në Shqipëri. says:
    5 months ago

    Është si puna e CENSUSIT (që na e kanë imponuar grekërqiriosit dhe që evropoqiriosit në heshtje mbyllën sqepin).
    Deklarohesh grek, për një pasaportë, të shkruajnë grek e të jaoën pasaportën.
    Deklarohesh bullgar, si Lutfi Dervishi, të shkruajnë bullgar, dhe merr pasaportë të BE.
    Deklarohesh femër, kur je mashkull, të shkruajnë ashtu siç do ti, të shkruajnë femër, paçka se ke koqe.
    Të akuzojnë për hajdut, ti deklarohesh jo hajdut, ngrihet i madh e i vogël të të m ushin mëndjen që je hajdut, e ty nuk të mbushet që s’të mbushet mëndja.
    Nga humorist, bëhesh futbollist si Filip Çakulli.
    Nga oficer artilier me akademi ushtarake të kryer, bëhesh kryetar i bektashinjve të vëndit, e të puthin dorën dynjaja. E ku është shënjtëria e artilierit ?
    Vënd i çudirave.
    Vënd i paradokseve.
    A doni më ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In