• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Në Shqipëri, brenda bunkerëve të “luftës bërthamore”!

by
20/07/2015 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për dy dekada, Shqipëria ka ndërtuar bunker nga çimentoja, duke e përgatitur vetën për kasaphanën e luftës bërthamore, që nuk erdhi kurrë. Sot, vendi ka aq shumë fortifikata, sa ka edhe njerëz.

Përgatitjet filluan në vitin 1967, nga diktatori shqiptar Enver Hoxha, i cili ishte i bindur se vendi i tij i vogël do të pushtohej në çdo moment. Diktatori paranoik kishte miratuar një politikë të ashpër staliniste dhe kishte ndërprerë lidhjet me BRSS-në dhe Kinën. Kështu, Shqipëria u bë një nga vendet më të izoluara në botë. I bindur se do të sulmohej nga Lindja dhe Perëndimi, ai shpenzoi miliona dollarë për ndërtimin e rreth 750,000 bunkerëve, shkruan The Daily Beast transmeton portali Gazeta Blic.

Ndërtimet me stil kërpurdhash, të projektuara për herë të parë, kishin aftësinë e tyre për të përballur një sulm me tank, thuhet ti ketë thënë inxhineri dikatorit Hoxha, transmeton portali gazetablic.com. Por, udhëheqësi i atëhershëm, për të vërtetuar saktësine e tyre, i tha inxhinierit të qëndrojë ne bunker, ndërsa qëllonte me një tank.

1437272081530.cached

Deri në vdekjen e diktatorit, në vitin 1985, praktikisht bunkerë janë ndërtuar kudo. Thjesht, në këtë kohë ato mbesin të fshehura nëpër varreza, pjesërisht janë të mbuluara nga rëra nëpër plazhe dhe Tirana kryesisht mbetet e rrethuar nga to.

Të rinjët shqipëtarë kanë gjetur një mënyrë për t’i kthyer në jetë. Në një projekt të quajtur Concresco, fotografi David Galjaard  kishte gjetur një njeri që bunkerin e kishte kthyer në një studio tatuazhi, ndërsa të tjerët i përdorin ato si dyqane dhe restaurante. Ndërsa, që nga viti 2010, ato janë përdorur për një festival të muzikës të quajtur Bunkerfest, shkruan The Daily Beast, transmeton gazetablic.com.

Projektuesi i bunkerve, Josif Zengali, mendon se koncepti fillestar nuk ishte i keq,  por, sipas tij, tashmë po abuzohet shumë me to. “Nuk ka vend në botë që nuk ka fortifikata,” tha ai në vitin 1999 për Philadelphia Inquirer.

Por, edhe pse bunkerët nuk u përdorën kurrë si projeksion për një luftë bërthamore, ato qenë të dobishme në një kohë luftë. Gjatë luftës së Kosovës, në vitin 1999, shqiptarët që ishin në kufi me Serbinë, kanë pastruar bunkerët dhe janë përgatitur për përdorimin e tyre. Disa nga ta thuhet se janë përdorur si strehimore për refugjatët nga zona e luftës./Gazetablic.com/

1437272086953.cached

Next Post

Lëvizja Çetnike serbe tentoi ta kthejë kryqin në Lluçan të Bujanocit! (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In