• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në Shkup me Gordanën kundër Greqisë, në Athinë me Belerin kundër Shqipërisë

by Mero Baze
13/05/2024 19:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka një paradoks të opozitës shqiptare të Berishës dhe Metës që I dekonspiron ata në raport me qëndrimin e pasinqert ndaj Greqisë. Gjatë fushatës zgjedhore në Maqedoninë e Veriut Berisha dhe Meta u angazhuan hapur dhe në mënyrë zyrtare pro koalicionit të VMRO, dhe kandidates për presidente Gordana Siljanovska-Davkova.

Nuk është se ishte një ekuacion me të panjohura. Kandidatja në fjalë kishte moton “në fillim Ballkani, pastaj Evropa” dhe e kishte bërë të qartë rikthimin e retorikës nacionaliste në Maqedoninë e Veriut dhe identitetin e sajuar të tyre gjatë periudhës butaforike të Gruevskit.

E mbështetën gjatë fushatës e përshëndetën të parët për fitore madje Ilir Meta e përshëndeti dy resht edhe për ditëlindjen.

Ndërkohë prej dje Greqia por dhe Bashkimi Evropian janë të shqetësuar nga provokacioni I presidentes së re të Maqedonisë së Veriut që ju referua shtetit të saj me emrin Maqedonia, një provokim I qëllimshëm që rikthen luftën e ftohtë mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe gjithë arsyet që çuan në bllokimin disavjeçar të Maqedonisë prej Greqisë.

Nuk mund ta qortojmë presidenten e re pse e bën këtë pasi e kishte premtim elektoral dhe strategji të fushatës së saj. Se çfarë pasojash do të ketë kjo mbi Maqedoninë e Veriut është çështje tjetër por ajo vet është në rregull me premtimet e veta. Qëllimi për të shmangur Maqedoninë nga rruga drejt Perëndimit dhe për ta kthyer sytë nga lindja është e qartë dhe ishte e qartë dhe gjatë fushatës.

Po ashtu është I ligjshëm tërbimi që ka ngjallur në Greqi, pasi rikthen në pikën zero një triumf të Greqisë ndaj Maqedonisë së Veriut që e detyroi të ndërroj tekstet e shkollave, historinë dhe emrin e saj.
Problemi është se opozita e Berishës dhe Metës janë mbështetësit kryesorë të Gordana Siljanovska-Davkova  dhe po ashtu mbështetësit kryesor të politikës greke kundër Shqipërisë në rastin Beleri.

Pra Berisha me Metën janë pro çdo sanksioni apo mase të Greqisë kundër Shqipërisë, por nga ana tjetër janë kundër Greqisë për atë që ndodh në Maqedoninë e Veriut.

Kjo zbulon në të vërtet tendencën reale të politikës së tyre dhe bën të qartë që interesi I tyre kryesor është zvogëlimi I influencës së Perëndimit në rajon.

Perëndimi në të dy rastet ka një qëndrim. Për Shqipërinë është kundër Greqisë për Maqedoninë e Veriut është pro Greqisë, kurse opozita jonë për Maqedoninë e veriut është kundër Greqisë kurse për Shqipërinë është pro Greqisë, cka i bie se në të dy arsyet është kundër qëndrimit të Perëndimit në rajon.

Nuk po flas për interesa kombëtare shqiptare dhe as për ndonjë sentiment kombëtar, pasi ajo është një opozitë që nuk përfaqëson më as opozitën e jo më kombin shqiptar. Por po flas se e vetmja gjë për të cilën Berisha dhe Meta kanë të qartë, është qëndrimi kundër Perëndimit në rajon. Në Shkup me Gordanën kundër Greqisë, në Greqi me Agim e Art kundër Shqipërisë.

Next Post
Presidentja Davkova nuk tërhiqet nga presioni i BE: Kam të drejtë t’i them Maqedoni!

Presidentja Davkova nuk tërhiqet nga presioni i BE: Kam të drejtë t’i them Maqedoni!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Disa protestues dhe shoqata në Kushtetuese, ankimojnë tre aktet e qeverisë për protestat

Disa protestues dhe shoqata në Kushtetuese, ankimojnë tre aktet e qeverisë për protestat

November 5, 2026
Vdes në rrethana të paqarta shkencëtari që zbuloi Novichok-un dhe akuzoi Moskën për helmimet

Vdes në rrethana të paqarta shkencëtari që zbuloi Novichok-un dhe akuzoi Moskën për helmimet

November 5, 2026
Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

November 5, 2026
Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

November 5, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“A është kërcënuar Veliaj përmes Toni Gogut?”, Rama: Këto janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard

November 5, 2026
Trump tërheq propozimin: SHBA nuk do të ndalojë eksportin e naftës, vlerësoj vendimin e Evropës -

Humbja në zgjedhje trondit republikanët, aleatët i kërkojnë Trump të ndryshojë kurs

November 5, 2026
“Fytyra Ozempik” po tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim, ekspertët zbulojnë pasojat

“Fytyra Ozempik” po tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim, ekspertët zbulojnë pasojat

November 5, 2026
Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

November 5, 2026
“Mos i lini për në darkë gatimet”, masat e OSHEE për Vitin e Ri: Në gatishmëri për çdo situatë

Shembet shtylla elektrike në Kalanë e Dodës, humb jetën elektricisti në krye të detyrës

November 5, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Apo do të bëhet si në Serbi?!

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In