• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Në Shkodër ka përmbytje, por nga të ardhurat e ndeshjeve: 2.5 milionë euro për një muaj

by Aalison Pearse Stevens
11/10/2016 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka pasur shumë polemika për  “Loro Boriçin”që u kulmuan me përplasjen verbale mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakes Voltana Ademi mbi ndërtimet dhe investimet rreth stadiumit.

Ndeshja e parë me Maqedoninë rastisi në një furtunë e shi që ndërpreu ndeshjen.

Dhe që këtu nisën polemikat e mëdha për cilësinë e punimeve.

Ndërkaq, edhe dy ndeshjet e tjera të zhvilluara në “Loro Boriçi”sollën shi me gjyma, fundja Shkodra është “kryeqyteti shqiptar” i shiut.

Megjithatë, edhe pse shi dhe kushte jo të përshtatshme për një qëndresë të qetë në qytetin më të madh të veriut, gjatë tre ndeshjeve të fundit pati një “përmbytje” tjetër përveçse shiut: një “stuhi” lekësh dhe eurosh.

Një bankier i njohur në Shkodër, i tha tesheshi.com se llogaritet që për tre ndeshjet e zhvilluara së fundmi, në Shkodër mund të kenë hyrë afërsisht 2 milionë e gjysëm euro, çka përbën një hyrje massive dhe begati ekonomike.

Përfaqësuesi i shoqatës së turizmit në Shkodër, Gjon Dukgilaj deklaroi se “Të ardhurat janë shumë në rritje dhe publiciteti i turizmit bëhet shumë shpejt sepse njerëzit kanë kontakte, qëndrojnë më shumë se një ditë”.

“Nuk dinim asgjë për Shkodrën, por është një qytet i këndshëm. Më e keqja këtu qenka shiu. Shkodra është një qytet i që i plotëson kushtet, si për turizëm, ashtu edhe për organizimin e ndeshjeve”, tha për Top Channel një kroat që kishte ardhur të ndiqte ekipin e tij kombëtar që u ndesh me Kosovën.

Për ekspertët e futbollit, stadiumi i ri në Shkodër ka një efekt tepër pozitiv ekonomik për qytetin.

“Stadiumi i ri i ka dhënë bukuri. Kur shkon aty ke ndenjësen tënde, ke personalitetin tënd”, tha Hysen Zmijani, ish-legjenda e Vllaznisë dhe e Kombëtares shqiptare.

Edi Rama ka vendosur që në “Loro Boriçi” të zhvillohen të gjitha ndeshjet e kombëtares së Kosovës, çka i jep një “monopol” të rëndësishëm ekonomik qytetit.

Vetëm me ndeshjen me Kroacinë, në Shkodër erdhën më shumë se 20 mijë tifozë dhe udhëtarë nga Kosova.

 

Next Post
Ermal Mamaqi dhe Robert Aliaj bëhen bashkë kundër “katunarëve injorantë”

Ermal Mamaqi dhe Robert Aliaj bëhen bashkë kundër "katunarëve injorantë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In