• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Në sekuestro por ende marrin para, inceneratorët i kanë kushtuar buxhetit 108 mln euro deri tani

by Java News
01/08/2023 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inceneratorët do të mbahen mend për numrin e lartë të zyrtarëve publikë që shkuan para drejtësisë, por në të njëjtën kohë edhe për djegien e miliarda lekëve nga buxheti i shtetit. Të dhënat nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë tregojnë se deri në qershor nga arka e shtetit kanë dalë mbi 11 miliardë lekë, me kursin e sotëm të këmbimit 108 milionë euro për të tre inceneratorët.

Konkretisht për inceneratorit të Tiranës, i cili ende nuk është ndërtuar, janë paguar gati 5.6 miliardë lekë. Regjistri i transaksioneve të thesarit tregon pagesa në vlerën e gati 3.5 miliard lekëve për inceneratorin, ende jo plotësisht funksional të Fierit dhe 1.9 miliardë lekë për atë të Elbasanit.

Këto shpenzimet pritet të mos ndalen këtu. Për inceneratorin e Tiranës, kontratë e lidhur në gusht të 2017-s me afat 30 vite, vlera përfundimtare e investimet parashikohet të arrijë në 18.3 miliardë lekë. më shumë para do të dalin edhe për Fierin dhe Elbasanin, projekte me kosto përfundimtare të parashikuar në 3.7 dhe 5.3 miliardë lekë.

Pagesat vijojnë edhe në kushtet kur objektet janë në sekuestro. Shembulli i parë është inceneratori i Elbasanit. Këtë vit ka marrë edhe 2 milionë euro, edhe pse kompania “Integrated Technology Services”, u sekuestrua nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në vitin 2021, si pjesë e skemës së përvetësimit të parave publike në këtë incenerator.

Pagesat buxhetore janë kryer nën argumentin e shërbimeve ndaj ndërmarrjeve të ujësjellësve sipas të dhënave nga thesari i Ministrisë së Financave. Me argumentin se Shqipëria ndodhej në një emergjencë mjedisore, 9 vite më parë qeveria i hapi rrugën ndërtimit me koncesion tre inceneratorëve me qëllim menaxhimin e mbetjeve: Tirana me kapacitet përpunues 416 mijë e 100 ton mbetje në vit, Fieri me 73 mijë dhe Elbasani me 51 mijë e 100 tonë mbetje në vit./A2
Next Post
Miqësorja e luksit, Interi përmbys brenda 60 sekondash PSG-në

Miqësorja e luksit, Interi përmbys brenda 60 sekondash PSG-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In