• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ne qelbësirat pandehëm se rinumërimi do të na ndihmonte, por ai na ndihmoi një mut”…

by E S
29/06/2025 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Abdurahim Ashiku

Duke huazuar një pjese nga Jozef Shvejk

I nderuar Zotëri!

Unë, i biri i Jarosllav Hashekut, lindur e rritur në Bugjegjovicë, ushtar i Kompanisë së Njëmbëdhjetë të Marshimit, besnik deri në vdekje i Perandorit tonë sovran, marr guximin të dal në raport para Zotërisë Suaj të Lartë dhe të protestoj ndaj Durim Voglit, gazetar dyfytyrësh i gazetës suaj, për plagjiaturën erëkeqe të ndodhisë me Komisionin që erdhi për hetime me kërkesë ekskluzive të Kolonelit tonë. Ai ka cituar sipas interesit të vet partiak atë që kisha deklaruar unë publikisht për Komisionin dhe Kolonelin tonë, duke harruar qëllimisht veprën monumentale historike të Kompanisë së Njëmbëdhjetë të Marshimit e cila bojkotoi urdhrin e Kolonelit i cili urdhëroi të këndonim me hap të shtrirë e me nderim djathtas: “Ne qelbësirat pandehëm se komisioni do të na ndihmonte, por ai na ndihmoi një …” .

Unë, Jozef Shvejk, hero i Luftës së Parë Botërore, për hir të së vërtetës, për transparencë të plotë me popullin demokrat, po ju përcjell raportin e plotë të asaj që ndodhi me komisionin nga Vjena, me Kolonelin dhe me Kompaninë e Njëmbëdhjetë të Marshimit. Kërkoj që ta botoni të plotë, pa hequr asnjë presje sipas origjinalit që ruhet në KUTINË U. M. V- 2374/ 135977 në Bibliotekën Perandorake të Vjenës, kuti e hapur me urdhrin e Perandorit tonë Sovran.

Ju lutem më lejoni të deklarohem se ngjarja në fjalë është e kohës sime dhe çdo hamendësim për Komisione, Kolonelë apo Kompani të Njëmbëdhjetë Marshimi, bile edhe për parti të kohës suaj është i rastit.

Me respekt

Jozef Shvejk, Ushtar i Mirë i Kompanisë së Njëmbëdhjetë akoma në marshim.

* * *

Ndërsa unë dergjesha në burg, në kazermë ngjisnin gjëra të çuditshme. Koloneli ynë ua ndaloi ushtarëve leximin e gazetave, duke përfshirë këtu edhe “Gazetën Zyrtare të Pragës”. Bile, në bufe, ishte ndaluar të mbështjellët me gazetë të suxhukëve dhe të djathërave. Por pikërisht që nga ajo ditë ushtarët zunë të lëçisnin gazetat dhe regjimenti ynë u bë i shquar.

I lexonin të gjitha gazetat dhe në çdo kompani thureshin vargje dhe këngë kundër kolonelit.

Dhe, sa herë në regjiment ndodhte ndonjë gjë, gjithnjë gjendej dikush që ta përshkruante ngjarjen në gazetë, duke e titulluar: “Torturat e ushtarëve”.

Por s’mjaftonte me kaq. Filluam tu shkruanin letra edhe deputetëve në Vjenë, që të na mbronin, dhe ata iu drejtuan qeverisë me pyetjen në se ajo kishte dijeni që koloneli ynë ishte një bishë e egër?

Një ministër dërgoi tek ne një Komision për të bërë hetime. Njëfarë Franta Hençlu nga Hluboka u dënua me dy vjet, sepse u kishte shkruar deputetëve të Vjenës për punën e një shpulle që kishte ngrënë gjatë stërvitjes nga koloneli.
Pastaj, pasi iku Komisioni, koloneli urdhëroi që të rreshtohej i tërë regjimenti. Zuri të fliste e tha se “ushtari ishte ushtar, se duhej të mbyllte gojën dhe të kryente detyrën, se, po të mos i pëlqente diçka, kjo ishte thyerje e disiplinës. E ju, o qelbësira, pandehët se ai komisioni do t’ju ndihmonte? – vazhdoi të fliste koloneli. Një mut ju ndihmoi. Dhe tani çdo kompani do të parakalojë para meje dhe do të më thotë me zë të lartë atë që thash unë”

Kështu parakaluan njëra pas tjetrës të gjitha kompanitë duke nderuar nga e djathta, andej nga qëndronte koloneli me dorën e vënë mbi rripin e revoles. Kalonin para tij duke thirrur: “Ne qelbësirat pandehëm se ai komisioni do të na ndihmonte, por ai na ndihmoi një mut”.
Zoti kolonel qeshte aq fort, sa mend po i pëlciste tëmthi.

Vazhdoi të qeshte derisa kaloi Kompania e Njëmbëdhjetë.

Ajo parakalon, e shtrin si duhet hapin, por, kur parakalon tamam para kolonelit, hesht, s’thotë asgjë, asnjë fjalë.
Koloneli u bë flakë i kuq nga inati dhe e ktheu Kompaninë e Njëmbëdhjetë, që ta përsëriste edhe një herë.
Ajo parakalon rishtas dhe hesht! Rreshtat kalojnë njëri pas tjetrit dhe secili e vështron me përçmim kolonelin, ia ngul sytë dhe s’kthen asnjë fjalë.

“Ruht” – qetësohu – urdhëron koloneli dhe fillon të ecë lart e poshtë nëpër oborr, godet çizmet me kamxhik, pështyn, pastaj papritmas qëndron dhe thërret:

“Abstreten” – shpërndahuni. Pastaj i hipën gërdallës së vet dhe ikën.
Ne pritëm se ç’do të ndodhte me Kompaninë e Njëmbëdhjetë, pritëm sa u lodhëm, por s’ndodhi asgjë.
Presim një ditë, dy, një javë të tërë, por përsëri asgjë. Koloneli s’u duk më në kazermë, dhe nga kjo gjë ushtarët, nënoficerët, bile edhe oficerët u gëzuan fort.

Pastaj na prunë një kolonel të ri.

Për atë të vjetrin u tha se ndodhej në sanatorium, sepse me dorën e vet i kishte shkruar një letër perandorit sovran, në të cilën i thoshte se Kompania e Njëmbëdhjetë kishte ngritur krye…

Shënim: Çdo vrarje mendje për 11 Majin 2025 përjashtohet
Megjithatë një rreshtim dhe parakalim me thirrjen: “: “Ne qelbësirat pandehëm se rinumërimi do të na ndihmonte, por ai na ndihmoi një mut”…
E vlen…

Next Post
“4 gjëra e kanë varrosur PD në këto zgjedhje”, Dash Sula ia numëron Berishës të gjitha

"Ju tregoj grupet në PD', Sula: Berisha e ka të qartë kush janë personat që “lëvizin fijet”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani: Nuk do të ketë më sulme nëse rifillojnë bisedimet me SHBA-të! Pasurimi i uraniumit do vazhdojë

Irani: Nuk do të ketë më sulme nëse rifillojnë bisedimet me SHBA-të! Pasurimi i uraniumit do vazhdojë

July 13, 2025
Zëvendës-Presidenti J.D. Vance dhe Evropianët

Pse bota duhet t’i thotë “jo”, tani, luftës bërthamore

July 13, 2025
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale, merr fund arratia e 41-vjeçarit nga Maqedonia e Veriut

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale, merr fund arratia e 41-vjeçarit nga Maqedonia e Veriut

July 13, 2025
Lufta në Gaza/ Hamas refuzon marrëveshjen për planin e armëpushimit! Shkak, propozimi i Izraelit

Lufta në Gaza/ Hamas refuzon marrëveshjen për planin e armëpushimit! Shkak, propozimi i Izraelit

July 13, 2025
“Shteti bektashi në zemër të Tiranës”, Rama: Bektashizmi, një thesar shqiptar që s’do e lemë të shuhet!

“Shteti bektashi në zemër të Tiranës”, Rama: Bektashizmi, një thesar shqiptar që s’do e lemë të shuhet!

July 13, 2025
Aksioni i IKMT bashkë me policët, momenti kur mjetet e rënda u sulmuan me bomba molotov (VIDEO)

Aksioni i IKMT bashkë me policët, momenti kur mjetet e rënda u sulmuan me bomba molotov (VIDEO)

July 13, 2025
U përplas me policët në Theth, Luçiano Boçi: Prishjet janë selektive, pas bregdetit Rama po rrëmben edhe malin

U përplas me policët në Theth, Luçiano Boçi: Prishjet janë selektive, pas bregdetit Rama po rrëmben edhe malin

July 13, 2025
“Kush është kjo vajza që kritikoi shkrimtarin e madh… ”, botuesja tregon letrën që i shkroi Dritëro Agolli

“Kush është kjo vajza që kritikoi shkrimtarin e madh… ”, botuesja tregon letrën që i shkroi Dritëro Agolli

July 13, 2025
“Më shumë isha ambasador i shqiptarëve tek qeveria ime”/ DW publikon intervistën e diplomatit Werner Daum në 2010

“Më shumë isha ambasador i shqiptarëve tek qeveria ime”/ DW publikon intervistën e diplomatit Werner Daum në 2010

July 13, 2025
Nuk deklaroi 2.3 mln të ardhura gjatë 5 viteve, Tatimet kallëzojnë në Prokurori pronarët e hotelit në Velipojë

Nuk deklaroi 2.3 mln të ardhura gjatë 5 viteve, Tatimet kallëzojnë në Prokurori pronarët e hotelit në Velipojë

July 13, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com