• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në PS dominoi agjenda evropiane”, Braimllari: Opozita me listë të mbyllura brenda listës së mbyllur

by A R
26/05/2025 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë në “News Line” në ABC News, Endrit Brahimllari, komentoi rezultatin fitues të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit. Ai gjithashtu u ndal edhe tek pritja që do të organizohet këtë të hënë për kandidatët në Pallatin e Brigadave.

Brahimllari u shpreh se Partia Socialiste u votua nga qytetarët, duke shtuar se pritja është edhe një falënderim për fitoren. Gjithashtu theksoi se gjatë gjithë këtij rrugëtimi PS tregoi se fokusin kryesor e kishte te qytetari dhe te agjenda europiane, duke thënë se kombinimi i listave të PS ishte në një mënyrë të tillë që i dha mundësi edhe të rinjve.

“Pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit, ku qytetarët folën tashmë ka ardhur koha që të ecë përpara agjenda e qeverisë. Tani zgjedhjet përfunduan dhe qytetarët i dhanë edhe një mbështetje kryeministrit Edi Rama dhe PS. Sot qytetarët presin agjendën europiane me qëllim që nesër të kenë pasaportën europiane në dorë. Dhe për të bërë këtë gjë kërkohet ecja përpara me ritme të shpejta. Dhe gjithashtu kërkohet një gjuhë më bashkëpunuese, me qëllim që beteja politike në muajt e fushatës t’ja lërë vendin rëndësisë së qytetarëve. Duhet theksuar se sot më rëndësi ka edhe zhvillimi ekonomik i vendit dhe duhet që gjuha të jetë pozitive për të çuar përpara vendin. PS fitoi qartë për shkak të agjendës europiane. Dhe duhet thënë që qytetarët mandatuan kryeministrin Rama dhe PS pasi kanë pritshmëri shumë të mëdha. Nuk është koha për të humbur por për zhvillimin e vendit. Kemi hyrë në sezonin turistik, dhe vendi ka ecur me investimet e realizuara.

Ndërsa sa i përket situatës së opozitës, dhe rezultatit humbës të thellë, ai tha se opozita duhet të fokusohet tek qytetari. Gjithashtu u shpreh se mesazhet duhet të jetën për qytetarët, gjë e cila sipas tij Partia Demokratike nuk e përdori.

“Nëse mesazhet publike shkojnë krah interesit qytetar çdo faktor opozitar do ketë rëndësi për t’u rritur. Por nëse mesazhet nuk prekin interesin qytetar do të jetë shumë e vështirë. Te PS dominoi platforma europiane në raport me opozitën. Kombinimi i listave të PS ishte i tillë për t’i dhënë mundësi gjeneratës së re. Ndërsa nga krahu tjetër pamë lista për t’u mbyllur brenda listës së mbyllur. Unë besoj se sa më shumë energji pozitive të çohet nga të gjithë palët, aq më mirë do të jetë për ekonominë dhe familjet. Turizmi nuk ndahet në të majtë dhe të djathtë. Prandaj kërkohet një gjuhë pozitive që të gjithë palët të ndihmojnë individin dhe më pas të merren me hallet politike”, tha mes të tjerash ai.

Next Post
Alibeaj: PD pro kërkesës së SPAK për arrestimin e Berishës! Zero imunitet, shërbim për qytetarët

“Berisha i dha 12 mandate në tavolinë Ramës”, Alibeaj fajëson sistemin zgjedhor: PD po degradon!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In