• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Në protestë kanë qenë persona të paguar nga Voltana’/ Diskutimet në PD. Duma: “Lufta guerrile” për selinë të ndalojë. Berisha është po i njëjti

by Java News
12/01/2022 12:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë mbledhjes maratonë me dyer të mbyllura në Kryesinë e Partisë Demokratike, nënkryetarja Grida Duma ka theksuar se Sali Berisha tregoi se është po i njëjti i vitit 1997.

Më tej Duma është shprehur para kolegëve se duhet të ndalojë “lufta guerrile” për selinë e Partisë Demokratike, sipas saj godina duhet të jetë e hapur.

Nënkryetarja e PD ka shtuar më tej se drejtuesit e kësaj force nuk duhet të kenë “asnjë kompleks” për të kaluar ndihmën e Policisë.  “Si mundet ne të pretendojmë që do mbrohet godina e partisë me hekura blinda dhe hunj dhe të kompleksohemi që të veprojnë institucionet.

Po duhet të veprojë Policia dhe sepse ndërhyri Policia u evitua gjakderdhje, t’í themi gjërat siç janë. Për pak minuta mund të kishte gjak, dhe gjakun po presin disa dhe ne e dimë mirë. Godina e PD-së duhet të çmitizohet. Le të hapet godina dhe për simbolikë të mbrohet zyra juaj, si institucioni i kryetarit”, mësohet të jetë shprehur Duma.

Ndërkaq, deputetja e Shkodrës, Greta Bardelli ka thënë se në protestë kanë qenë persona të paguar nga Voltana Ademi.

DEBATI ME DYER TË MBYLLURA NË KRYESINË E PD

Grida Duma: Marrja e vendimeve në kohë është më e rëndësishme se vetë vendimi. Ne marrim vendime me vonesë. Pas 9 shtatorit, kur u mor vendimi mbi “non grata”-n, çdo ditë ju kam thënë e kërkuar të qartësosh njerëzit e demokratët për si dhe pse u mor ky vendim. Nuk do ishim këtu sot, nëse do kishim qartësuar njerëzit për 4 muaj dhe do i kishim marrë këto vendime më parë.

Berisha u la të forcohej dhe u forcua, sepse nuk vepruam. Por fatmirësisht, dhe për shkak të Zotit e jo të veprimeve tona, ai në datën 8 janar pas dhunës vandale dhe terrorit, që mund të kishte sakrifikuar jetë njerëzish, gaboi vetë dhe i tregoi shqiptarëve që kishte mbetur ai i ’97-ës, pa asnjë reflektim. Sot, mendoj që gjërat duhen thënë hapur. Po, ne jemi kompleksuar! Kompleks kudo, veprojmë vonë, marrim vendime vonë, jemi të vonuar të flasim troç me njerëzit, e lëmë kundërshtarin të ecë një hap përpara. Sa i përket godinës, nuk mundemi ne ta bëjmë betejën për godinën si luftë guerile. Asnjë kompleks nuk mund të kesh të kërkosh Policinë të veprojë.

Si mundet ne të pretendojmë që do mbrohet godina e partisë me hekura blinda dhe hunj dhe të kompleksohemi që të veprojnë institucionet. Po duhet të veprojë Policia dhe sepse ndërhyri Policia u evitua gjakderdhje, t’í themi gjërat siç janë. Për pak minuta mund të kishte gjak, dhe gjakun po presin disa dhe ne e dimë mirë. Godina e PD-së duhet të çmitizohet. Le të hapet godina dhe për simbolikë të mbrohet zyra juaj, si institucioni i kryetarit. 

Duhet të bëjmë opozitë e politikë, jo guerilje për të mbrojtur godinën. Siç e patë, nuk hyri njeri brenda të nesërmen kur e kishin të shkatërruar të thyer, as guxuan të hyjnë e të merrnin zyrën kur vinin e bënin “shoë” te shkallët disa herë. Pas asaj që ndodhi, duhet të shkojmë në terren para demokratëve me urgjencë dhe me një ofertë të re. Duhen ndryshime të tjera në parti. Nëse është e nevojshme, duhen ripozicionuar njerëzit, e kush ka bërë betejë të jetë në krye të punëve dhe të ndjekim vetëm meritën e njerëzve jo më thjesht procedurat.

Greta Bardeli: Ata ishin një bandë dhe ne s’kemi lidhje me bandat. Unë kam kaq njerëz sa për të mbrojtur veten dhe mund t’i dal vetes zot. Ai ishte një sulm mbi PD-në dhe njerëzve brenda. Ajo që kemi përjetuar ne ka qenë e tmerrshme. Aty ka pasur njerëz që i ka përdorur Voltana Ademi, duke i dhënë 230 mijë lekë në muaj në bashki dhe i ka marr për t’i përdorur. Ata kanë qenë një bandë kriminale dhe ne me ta nuk kemi punë. Ne duhet të shkojmë në terren e të flasim me demokratët, ndërkohë që duhet të distancohemi.

Xhemal Gjunkshi: E gjitha kjo ishte një grusht shteti brenda partisë dhe këtë e beri de facto me Kuvendin ilegjitim të 11 dhjetorit dhe de jure me referendumin e 18 dhjetorit. Gjatë gjithë këtyre muajve, atyre u është lënë terren i lirë për të manipuluar demokratët, prandaj kërkohet më tepër se kurrë që çdo drejtues politik, anëtarë kryesie e deputet të ulet dhe të bisedojë me demokratët dhe qytetarët, të dalin në terren me urgjencë dhe të sigurojnë bashkimin, unitetin, të ardhmen. Nuk mundet të ketë bashkëjetesë me individët që në datën 8 janar erdhën të na vrisnin.

Indrit Sefa: Ne s’kemi respektuar tanët. Ne kemi bërë gafa në opozitë. Ne nuk kemi qëndruar në mbrojtje të njerëzve tanë. Ne duhet ta kthejmë partinë, në parti konservatore.

Lindita Metaliaj: Aty ishte një grup anti-amerikan, anti-kombëtar dhe destruktiv që konsumuan të gjitha elementët e një vepre penale. Vrasje me dashje e mbetur në tentativë. Ata kishin armët dhe të gjitha elementët e veprës penale. Ata donin të na vrisnin, u futën të na vrisnin dhe nuk ia vlen fare që të jemi në një grup../ Mariglen Kume- Panorama

g.kosovari

Next Post
“Djali juaj më ka borxh 30 mijë euro, paratë i dua sot”/ 40-vjeçari “gjobë” dy të moshuarve në Tiranë: Më jep tapinë e shtëpisë

“The Economist”: Të paktën 12 mijë shqiptarë vdiqën për shkak të Covid, statistikat botërore të pavërteta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

July 11, 2026
VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

July 11, 2026
U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

July 11, 2026
Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

July 11, 2026
Po ngarkonte trupa druri në një subjekt privat, aksidenti në punë i merr jetën 36-vjeçarit në Kolonjë

Po ngarkonte trupa druri në një subjekt privat, aksidenti në punë i merr jetën 36-vjeçarit në Kolonjë

July 11, 2026
Mbrojtja e Hashim Thaçit kërkon lirimin e tij me kusht nga qelia, ish-presidenti ofron 50 mijë euro garanci

Mbrojtja e Hashim Thaçit kërkon lirimin e tij me kusht nga qelia, ish-presidenti ofron 50 mijë euro garanci

July 11, 2026
42 ditë tubim përpara Kryeministrisë, nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”

42 ditë tubim përpara Kryeministrisë, nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”

July 11, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

BIRN dhe Gjergj Erebara po udhëheqin betejën kundër turizmit

July 11, 2026
Bisedimet në Oman/ SHBA nuk merr pjesë në tryezën e negociatave me Iranin

Bisedimet në Oman/ SHBA nuk merr pjesë në tryezën e negociatave me Iranin

July 11, 2026
Fermerët pritet të përfitojnë 13.8 milione euro, Malaj: Aplikoni për kompensimin me 10% të TVSH-së në bujqësi

Fermerët pritet të përfitojnë 13.8 milione euro, Malaj: Aplikoni për kompensimin me 10% të TVSH-së në bujqësi

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In