• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në pritje të nisjes së futbollit, Shulku: Kampionati do të vijojë edhe nëse do të dalin futbollistë me Covid-19

by Ardit Rada
14/05/2020 13:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kampionati i futbollit në Shqipëri do të rinisë më 3 qershor, ndërsa pritet vetëm dhënia e dritës jeshile nga Ministria e Shëndetësisë.

Kjo është data e përcaktuar pas mbledhjes së drejtuesve të Federatës me presidentët dhe drejtuesit e skuadrave të Kategorisë Superiore. Edhe pse kishte nga ata që kërkonin pezullimin e edicionit, në fund, të gjithë pranuan që sezoni të mbyllet në fushën e lojës.

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku u shpreh në A2 se është rënë dakord për gjithçka edhe me Ministrinë e Shëndetësisë.

“Nuk besoj se protokolli ynë nuk do të refuzohet, pas takimeve që ne kemi zhvilluar me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë. Shpresoj se do të kemi një reagim pozitiv dhe jo refuzim.

Në bisedë është rënë dakord për të gjitha pikat e protokollit sanitar. Është rënë dakord që para seancave stërvitore dhe ndeshjeve, lojtarëve dhe stafit, do t’u matet temperatura dhe nëse dikush do të shfaqë simptoma, atëherë do t’i nënshtrohet tamponit”.

Shulku theksoi se edhe nëse një futbollist, ose një anëtar i stafit të klubeve, do të rezultonte pozitiv me Covid-19, kampionati do të vijojë dhe futbollisti do të karantinohet.

“Nëse një futbollist do të rezultojë pozitiv me koronavirus, ai do të karantinohet, ndërsa ekipi do të vazhdojë. Ekipit do t’i bëhen tamponët dhe nëse do të jenë negativë, do të vazhdojnë ndeshjen”, u shpreh Ilir Shulku.

/e.rr

Next Post
Lobimi rus/ Apeli pushon çështjen ndaj Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të PD-së

Lobimi rus/ Apeli pushon çështjen ndaj Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të PD-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In