• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Në pranga 10 persona dhe u sekuestruan 1.3 ton kokainë/ SPAK reagon për operacionin antidrogë në Itali

by Os De
27/11/2025 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me operacionin e zhvilluar nga autoritetet italiane ndaj një grupi të strukturuar kriminal që trafikon lëndë narkotike nga Amerika Latine drejt Europës.

Hetimi i përbashkët me Prokurorinë Antimafia të Breshias dhe autoritetet zvicerane ka çuar në sekuestrimin e mbi 1.3 ton kokainë, në goditjen e disa bazave logjistike në Itali dhe arrestimin e 10 personave.

Nga 24 të dyshuarit me masa sigurie të dhëna nga drejtësia italiane, 6 ndodhen në Shqipëri, ku 3 prej tyre janë arrestuar dhe 3 janë në kërkim.

SPAK njofton gjithashtu se një oficer i Policisë së Shtetit është vënë nën hetim për zbulim të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Njoftimi i plotë i SPAK

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar fazën kryesore të hetimeve për procedimet penale nr. 49/3 (viti 2023, ish nr.49 viti 2019) dhe nr. 29 viti 2024, që lidhen me veprimtari të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, pastrimit të parave, korrupsionit dhe veprave penale* të parashikuara nga disa nene të Kodit Penal.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi lejimin e kontrolleve dhe të vëndeve për 21 persona nën hetim, kontrolle të cilat janë kryer, sot më datë 27.11.2025 nga shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit.

Procedimet penale të mësipërme janë hetuar në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore me Prokurorinë Distrektuale Antimafia në Breshia, Itali, dhe Prokurorinë Publike të Konfederatës së Zvicrës. Hetimet e përbashkëta me autoritetet italiane zbuluan veprimtarinë e një grupi kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, i cili ka pasur qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ky grup i strukturuar kriminal, i nisur nga territori shqiptar me degëzime organike në territorin italian, dyshohet se ka importuar lëndë narkotike nga Amerika e Jugut në Europë (pjesën veriore të saj), përmes rrugëve detare, duke e eksportuar, përmes rrugëve tokësore në automjete të tonazhit të rëndë, drejt Italisë.

Autoritetet italiane kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike, të llojit kokainë, në një vlerë mbi 1.300 kg. Kjo sasi pasi ka hyrë në territorin italian, dyshohet se është ruajtur dhe magazinuar, për t’u shpërndarë në 6 baza logjistike operative, të krijuara nga grupi kriminal, në të gjithë territorin italian.

Në brendësi të këtyre bazave që përdoreshin për për ruajtjen dhe magazinimin e lëndëve narkotike, personat përgjegjës, dyshohet se kanë vijuar me shpërndarjen e sasive të lëndëve narkotike dhe me  mbledhjen e  parave ‘cash’, të përfituar nga shitja. Shuma e konsiderueshme e parave të ardhura nga trafikimi i lëndëve narkotike dyshohet se është transferuar tek drejtuesit e grupit kriminal përmes të ashtuquajturve ‘money mules’  (korrierë /transportues financiarë), të cilët bëjnë pjesë në grupin kriminal, ku bënin pjesë edhe disa shoferëve të autobuzëve, që vepronin në linjën Itali- Shqipëri.

Përveç masave të sigurisë, të caktuara sot, më 27.11.2025, gjatë veprimtarisë hetimore të kryer nga autoritetet italiane janë arrestuar në flagrancë 10 subjekte, pjesë e grupit kriminal dhe janë sekuestruar mbi 550.000 euro ‘cash’, 10 autovetura, 1 pistoletë gjysmëautomatike dhe 130 kg lëndë narkotike (kokainë dhe heroinë) e cila, në rast se do të hidhej në treg mund të arrinte vlerën e rreth 12 milionë eurove.

Nga 24 persona, për të cilët është vendosur caktimi i masave të sigurimit, “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi” nga autoritetet italiane – është verifikuar se 6 (gjashtë) prej tyre ndodhen në Shqipëri, 3 prej të cilëve janë arrestuar.

Gjithashtu, gjatë hetimeve paraprake për këtë procedim penal janë mbledhur provat e nevojshme, të cilat provojnë se shtetasi I.H, në cilësinë e Oficerit të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i ngarkuar për kryerjen e veprimeve hetimore dhe procedurale për procedimin penal në fjalë u ka zbuluar personave të dyshuar, të dhëna të akteve procedurale që përbënin “sekret hetimor”. Shtetasi I.H ka kërkuar përfitime të parregullta monetare në këmbim të zbulimit të të dhënave sekrete, si dhe ka kryer veprime dhe mosveprime të mëtejshme në kundërshtim me ligjin,  që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës.

Shënim

Veprat penale:

“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafiku i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, të parashikuara nga nenet 28/4, 283/1, 283/a, 287, 333/a/2, 334/1, 248, 295/a, paragrafi (3) dhe 319/ç të Kodit Penal.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Next Post
Publikohet fotoja e personit që qëlloi dy anëtarët e Gardës në SHBA/ CIA: Kishte bashkëpunuar në Afganistan me shërbimin sekret

Publikohet fotoja e personit që qëlloi dy anëtarët e Gardës në SHBA/ CIA: Kishte bashkëpunuar në Afganistan me shërbimin sekret

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Peshku ‘luan’ bie në rrjetat e peshkatarëve të Vlorës: Helmi i tij, i rrezikshëm për njerëzit

VIDEO / Peshku ‘luan’ bie në rrjetat e peshkatarëve të Vlorës: Helmi i tij, i rrezikshëm për njerëzit

December 19, 2025
EMRI+FOTO/ Goditet banda e drogës në Greqi, mes tyre edhe një këngëtar nga Tepelena

EMRI+FOTO/ Goditet banda e drogës në Greqi, mes tyre edhe një këngëtar nga Tepelena

December 19, 2025
I hoqi armën atentatorit në Australi, heroi merr 1,65 milionë dollarë në GoFundMe

I hoqi armën atentatorit në Australi, heroi merr 1,65 milionë dollarë në GoFundMe

December 19, 2025
Avokati i Ballukut dhe PD kërkojnë USB-në me ‘sekretin hetimor’, që është kyçur në kasafortë

Avokati i Ballukut dhe PD kërkojnë USB-në me ‘sekretin hetimor’, që është kyçur në kasafortë

December 19, 2025
Mbi 5 mijë kamera inteligjente në 20 qytete, Rama: Shkelësit identifikohen në kohë reale

Mbi 5 mijë kamera inteligjente në 20 qytete, Rama: Shkelësit identifikohen në kohë reale

December 19, 2025
Kurti pas balotazhit: S’na ndali dot as bashkimi i gjithë kundërshtarëve… Qeverisim në 7 komuna

BE hoqi masat ndëshkuese ndaj Kosovës, reagon Kurti: Opozita bllokoi 1 miliard euro

December 19, 2025
“OJF në Shqipëri, shushunja”, Hila për përmendjen e Berishës në Kongresin Amerikan: E ekzagjeruar të thuash se zhurma u bë për të!

SPAK mund të hetojë krimin, por jo të shthurë shtetin

December 19, 2025
“3 javët më të këqija të jetës!” Enisa përjeton sfidën shëndetësore: Mendova se nuk do t’ia dilja

“3 javët më të këqija të jetës!” Enisa përjeton sfidën shëndetësore: Mendova se nuk do t’ia dilja

December 19, 2025
Vizita e Spiropalit në Athinë ‘bezdis’ mediat greke: Gerapetriti përulet para ministres shqiptare

Vizita e Spiropalit në Athinë ‘bezdis’ mediat greke: Gerapetriti përulet para ministres shqiptare

December 19, 2025
BE kërkon të përdorë asetet e ngrira ruse, Putin: Është vjedhje… pasojat janë shumë serioze për hajdutët

BE kërkon të përdorë asetet e ngrira ruse, Putin: Është vjedhje… pasojat janë shumë serioze për hajdutët

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In