• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Në prag të inaugurimit, Presidenti i zgjedhur Biden dhe Harris nderojnë viktimat e koronavirusit

by Java News
20/01/2021 07:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i zgjedhur Joe Biden drejtoi të martën një ceremoni përkujtimore kombëtare në prag të inaugurimit të tij të mërkurën, për të nderuar 400,000 amerikanët që kanë vdekur nga COVID-19 gjatë 11 muajve që kur koronavirusi shkaktoi viktimën e parë në Shtetet e Bashkuara.

Ceremonia që u mbajt në të perënduar të diellit, u mbajt vetëm disa orë para se Presidenti Donald Trump të largohet nga Shtëpia e Bardhë duke lënë një vend në krizë. Ceremonia, e drejtuar nga Biden dhe nënpresidentja e zgjedhur Kamala Harris nga Memoriali i Linkolnit, shënoi pranimin për herë të parë zyrtarisht të qeverisë federale të numrit të madh të vdekjeve nga pandemia.

“Duhet të kujtojmë. Ndonjëherë është e dhimbshme të kujtosh, por kështu rimëkëmbemi. Është e rëndësishme ta bëjmë një gjë të tillë si komb,” tha Biden në komentet e shkurtra që shënuan fillimi i ceremonive të ngjashme përkujtimore në qytete anembanë vendit.

Ndërsa errësira binte mbi kryeqytetin e vendit, 400 llamba elektrike që ishin vendosur në të dy anët e Pishinës Reflektuese u ndezën për të nderuar 400,000 jetët e humbura, pasuar nga interpretimi i këngës “Hallelujah” nga këngëtarja e muzikës ungjillore Yolanda Adams, dhe më pas nga një moment heshtje në kujtim të të vdekurve nga COVID-19.

“Megjithëse mund të jemi të ndarë fizikisht, ne populli amerikan jemi të bashkuar në shpirt,” tha zonja Harris në komentet e saj.

Një infermiere e një spitali të Miçiganit, Lori Marie Key, këndoi “Amazing Grace” përpara se Biden të dilte në podium. Rreth 6.5 km nga vendi ku u shfaq Biden, këmbanat e Katedrales Kombëtare u kumbuan 400 herë pasi ai foli.

Sipas të dhënave të agjencisë Reuters, Shtetet e Bashkuara kanë tani mbi 24 milionë infeksione me COVID-19 dhe mbi 400,000 jetë të humbura nga virusi. Vendi ka regjistruar më shumë se 200,000 raste të reja dhe 3,220 vdekje mesatarisht gjatë shtatë ditëve të fundit.

Ndër monumentet e tjera që u ndriçuan për ceremoninë ishin ndërtesa Empire State në qytetin e Nju Jorkut dhe Space Needle në Siatëll, tha komisioni i inaugurimit i zotit Biden në një deklaratë. Komisioni gjithashtu tha se po inkurajonte amerikanët të ndiznin qirinj në dritaret dhe kishat e tyre, në një shenjë uniteti.

Zyrtarët lokalë nga qyteti i Majemit në Florida deri tek San Diego në Kaliforni, thanë se ndërtesat në qytetet e tyre pritej të ndriçoheshin posaçërisht për këtë rast.

Katedralja e Shën Gjonit në qytetin e Nju Jorkut po ftonte publikun të ndizte qirinj në shkallët e saj të përparme të martën në mbrëmje para rënies së një kambane solemne.

Një kapitull i ri në përgjigjen ndaj pandemisë

Ceremonia shënoi fillimin e një kapitulli të ri në betejën e vendit kundër COVID-19 nën drejtimin e Biden, i cili është zotuar ta bëjë lehtësimin e koronavirusit një përparësi kryesore kur të marrë detyrën të mërkurën nën masa të pashembullta sigurie në kryeqytetin e vendit.

Biden trashëgon një vend në zi dhe të përfshirë nga pandemia nga Trump, për të cilin kritikët thonë se ishte përgjegjës për një përgjigje të pakoordinuar dhe joefektive ndaj pandemisë, duke sjellë si rezultat numrin më të lartë të vdekjeve në Shtetet e Bashkuara në shkallë kombëtare nga COVID-19, në krahasim me vendet e tjera.

Të martën, ditën e tij të fundit të plotë si president, Trump nuk kishte planifikuar ndonjë ngjarje publike, megjithëse nënpresidenti Mike Pence po planifikonte të mblidhte Grupin e Punës për koronavirusin për takimin e fundit nën drejtimin e tij.

Shumë nga planet e politikave të zotit Biden janë diametralisht të kundërta me qasjen e administratës Trump për të luftuar pandeminë. Ato përfshijnë një përdorim të detyruar të maskës në objektet federale, avionë dhe autobusë dhe një rikonfirmim të angazhimit ndaj Organizatës Botërore të Shëndetësisë pas nxjerrjes së Shteteve të Bashkuara nga Trump nga kjo agjenci.

Biden do të përballet gjithashtu me detyrën e mbikëqyrjes së shpërndarjes dhe administrimit të vaksinave kundër COVID-19. Shtetet e Bashkuara kanë mbetur pas me objektivin e tyre të vaksinimit, me vetëm 12.3 milionë vaksina të injektuara nga më shumë se 31 milionë të shpërndara që nga 15 janari, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Shtetet, të ngarkuara për të përgatitur programet e tyre të vaksinimit, janë ankuar për mungesën e fondeve dhe mbështetjes nga qeveria federale. Disa lokalitete thonë se nuk kanë furnizim të përshtatshëm për të përmbushur kërkesën.

Kryetari i bashkisë Bill de Blasio paralajmëroi të martën se qyteti i Nju Jorkut do t’i mbarojë dozat e vaksinave ndoshta që të enjten dhe do të detyrohet të anulojë shumë vizita vaksinimi nëse nuk furnizohet shpejt.

“Nuk do të na mbetet asgjë për të dhënë që nga e premtja,” tha de Blasio në një konferencë shtypi./VOA

g.kosovari

Next Post
“Më parakaloi motori i zi”/ Dëshmia e djalit të Santos. Momentet e fundit të bankierit dhe fjalët e mikut: U shtri përtokë…

“Më parakaloi motori i zi”/ Dëshmia e djalit të Santos. Momentet e fundit të bankierit dhe fjalët e mikut: U shtri përtokë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In