• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në politikë më solli Shkëlzeni përmes Çim Pekës”, Evi Kokalari: Z. Berisha kujdes me fisin tim, se nuk jemi…

by A R
07/10/2022 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Thellohet lufta mes aktivistes shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari dhe Sali Berishës. Deri para disa javësh duket se kishte një “kimi” dhe “dashuri platonike” mes tyre, por duket se tani ka ndodhur divorci i madh mes ish-kryeministrit Berisha dhe aktivistes Kokalari.

Evi Kokalari ishte më e prekur nga shpallja “non grata” e Berishës dhe u angazhua fort për t’i hequr damkën. Mirëpo, duket se gjërat kanë ndryshuar. Pas sulmeve që bëri pak ditë më parë për garën në PD, Kokalari e ka kërcënuar Berishën. Ajo e ka krahasuar veten me ‘Kalin e Trojës”, teka ka shtuar se në “Foltore” erdhi me ftesë të Shkëlzen Berishës. Kjo deklaratë është e fortë, pasi emri i djalit të ish-kryeministrit del në çdo skandal, njëri prej të cilëve u mësua dje nga goja e zonjës Kokalari, e cila pretendon se në Partinë Demorkatike dhe në “Foltore” u katapultua me ndihmën e Shkëlzen Berishës.

Megjithatë, ky i fundit nuk e ka për herë të parë që lakohet se është përfshirë në afera korruptive dhe kriminale. Dy madje ia ka përmendur edhe Ilir Metaj, sot aleati i Berishës, i cili kur ishte kryetar i Kuvendit, u vendos në qendër të sulmeve të ish-kryeministrit Berisha.

Por në replikë e sipër Meta ia bëri të qartë Berishës se nuk jep më dorëheqjen dhe bëhet “kurban” për djalin e tij, Shkëlzen Berisha, për të cilin tha se e kishte dhënë në vitin 2011, ndërsa e akuzoi si ideator të video-përgjimet Meta-Prifti për bllokun 7-700 mijë euro që solli më pas edhe tragjedinë e “21 Janarit”, kohë kur me urdhër të ish-kryeministrit Sali Berisha u vranë në bulevard katër qytetarë. Po ashtu, emri i Shkëlzen Berishës përmendet edhe në aferën e “Gërdecit”, si i përfshirë në trafikun e armëve, tragjedi kjo që prodhoi 26 viktima dhe qindra të plagosur.

Po çfarë shkroi dje aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari? Kjo e fundit përmes një statusi në rrjetet sociale kërcënoi Berishën dhe gazetarin Çim Peka.

“Edhe diplomatët “top notch” i keni!! Po, po Kali i Trojës jam. Kali i Trojës së të djathtës Shqiptare. Jam Kali i Trojës i demokratëve të ndershëm që ju dhanë me shpirt për të mbrojtur dinjitetin e Sali Berishës. Ama, kur ju të gjithë talleni me dinjitetin tonë duke vjedhur pa pikë turpi votën, armiku jemi ne, jo ju!!!

Ju njerëz, as “damage control” nuk dini të bëni. Ndërkohë që po mundoheni të më etiketoni si të blerë dhe të shitur, akoma, asnjë nga ju nuk ka adresuar vjedhjet e garës së Forumit Rinor. Sepse gara është thelbi. Dhe z. Berisha, kujdes, se Kokalarët nuk janë Grekë. Patriotizmin dhe besnikërinë ndaj Shqipërisë kemi një shekull që e kemi vërtetuar. Ju as besnikërinë ndaj demokratëve nuk po e justifikoni dot. Oh, se harrova; nuk u vet ofrova. Me solli Shkëlzeni nëpërmjet Çim Pekës”, shkruan Kokalari.

/a.r

Next Post
Horoskopi 5 Shtator, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 8 Tetor 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

April 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e martë 14 prill 2026

April 13, 2026
Mbreti i Panairit

Sikter Mysafir

April 13, 2026
Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

April 13, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Partia Demokratike duhet të hyjë në politikë

April 13, 2026
Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

April 13, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Vodhën një market në Durrës, policia arreston dy autorët

April 13, 2026
Berisha si “kafshë politike” e ndjen në ajër humbjen elektorale të radhës, ja pse na urren të gjithëve

Disfata e Orban në Hungari rrëzon alibitë e humbjeve të Sali Berishës

April 13, 2026
“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

April 13, 2026
Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In