• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ne politikanët jemi Kanan Tafilët, gjuha e politikës ka humbur thagmën, kërcet si teneqe

by Agron Gjekmarkaj
27/12/2021 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

“Gjuha më shumë se gjithçka tjetër jep shpesh dritën ose mjerimin e një kohe” është kjo një thënie e shkrimtarit Ismail Kadare ! Në një dite me shi si kjo e sotmja me kapi një makth vetperbuzjeje teksa reflektoja mbi cilësinë e gjuhës që përdor e që përdorim yshtur nga kjo frazë e madhe ! Gjuhë mushk e perkufizonte Gjergj Fishta atë lloj gjuhe që nuk shpreh, që nuk thotë që nuk flet, që nuk trasmeton ! E veshtirë , sizifiane ta perkufizosh gjuhen në amzën e saj por ja ndiej mjerimin kohës ( mbase vetes më shumë) dhe sigurisht gjuha na e nxjerr në pah brendinë !

Nuk di në është gjuhe politike, parlamentare , gjuhe faji kjo e imja , kjo e jona , gjuhe dele, gjuhë dhi, gjuhe cjap, gjuhe lope, gjuhe demi, gjuhe keci apo qengji, gardaline apo sorre apo një ditë njëra e një dite tjetra ajo që përdor e përdorim në të folurën publike apo me njëri tjetrin?!

Por një gjë e ndiej, aftesinë e saj për të na izoluar nga njerzit të cilen nuk na kuptojnë më dhe flasin tjetersoj. Nuk gjejme perkthyes nuk gjejm derman. Gjuha jonë, komunikimi qe lind prej saj ka humbur thagmen për të rrokur të vertetat e kohë s. Gjuha jonë sidomos kjo e politikes kercet si teneqe dhe ska asnjë emocion ! Patetika e saj si sherbet ballkavaje provokon perzierje. Ndonjehere leshon zhaurimen e bidese kur tenton kumbimin prekes. Ajo mban erë hudher e qepe! Ajo e ka llapen e gjate e lepin genjeshtren si femija akulloren. Fuqia e saj aktoriale është e dobet qoftë edhe për te luajtura teater ! Kulturen e sheh si armik , dijen po kaq, të ndershmen më shumë. Gjuha nuk shkaktoka me skuqje e zverdhje. Dilka ajo si hingellime , si nevoje për të nxjerre tinguj sesa per të interpretuar veten , tjetrin ne kontekstin e gjeografisë dhe kohes. Gjuha e perkufizon dinjitetin dhe mungesen e tij, ajo e nderton servilizmin ajo , e ndjell interesin, ajo e justifikon abuzimin !

Kodet e saj të rreme e relative e tolloshisin njerzine. Kodoshlleku i saj po vaksionon masat. Por ështe po gjuha që kap aspiratat e shoqerisë, horizontet e saj e po kaq ngecjet, moden e qellimin e dites. Dikush mendon se nepermjet gjuhes e fsheh qellimin e ka gabim, gjuha ja nxjerr ne pah ate, dikush që me të justifikon hallin por në fakt e le atë pa mbrojtje, të tjerë besojnë se gjuha të ndihmon të mbulosh genjeshtren në fakt ajo ta nxjerr atë në pah ! Thatesia e njomesia e saj bëjnë të njëjten gjë per karakterin njerzor. Gjuha e perkufizon mirnjohjen po kaq mungesen e saj. Në Kryeqytet gjuha duket e panevojshme. Në një konvencion të plotë reduktiv është shnderruar ajo. Me mire e perdor atë një bujk, një peshkatar, një bari që funksionin e saj primordial.

Ajo e tyre shkakton buzqeshje, gezim, hidherim , i bën bashke e largon me natyralitet.Ne qe merremi me politike jemi atentatoret e gjuhes , Kanan Tafilet e saj dhe shperdoruesit sigurisht. Ne jemi mjerimi i kohes, fakt që gjuha e ben të zhurmshem. E pat parashikur Italo Calvino shkrimtar italian ne “Leksionet e tij amerikane” që gjuha po ezauron vetveten , fjala po behet atentatore e saj se me gjasë barku ka marre të gjitha funksionet e kokes dhe të zemres . Barku udheheq shtetin, qeverine, partite ndaj gjuha ka kete cilesi ate te zhurmave qe ai prodhon.

Next Post
Italia kërkon 70 mijë punëtorë të rinj. Kuota edhe për Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë e Veriut

Italia kërkon 70 mijë punëtorë të rinj. Kuota edhe për Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë e Veriut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ëndrra amerikane në pritje! Mijëra shqiptarë të prekur nga pezullimi i vizave të emigrimit

Ëndrra amerikane në pritje! Mijëra shqiptarë të prekur nga pezullimi i vizave të emigrimit

January 17, 2026
Abuzoi seksualisht me djalin e saj 15-vjeçar/ Burg për 35 vjeçaren, humb të drejtën për të ushtruar profesionin si infermiere

Abuzoi seksualisht me djalin e saj 15-vjeçar/ Burg për 35 vjeçaren, humb të drejtën për të ushtruar profesionin si infermiere

January 17, 2026
Pas kritikave të mediave greke, reagimi i Mitsotakis për deklaratën e Ramës: E njoh prej vitesh, ka mënyrë të veçantë të shprehuri

Pas kritikave të mediave greke, reagimi i Mitsotakis për deklaratën e Ramës: E njoh prej vitesh, ka mënyrë të veçantë të shprehuri

January 17, 2026
Sot ishte afati i fundit, mbyllen aplikimet për kreun e ri të RTSH-së. Në garë janë 13 kandidatë

Kryeministrat dhe Televizioni Publik

January 17, 2026
Publikohet Akti Normativ kundër ndërtimeve pa leje/ Konfiskim objekti, përjashtim nga lejet për 5 vite e deri gjobë 35 mijë lekë për..

Tatimet, aksion në terren, kontrolle për nëndeklarimin e pagave në sektorin e ndërtimit/ Në ‘lupë’ kontratat e shitjes së apartamenteve dhe..

January 17, 2026
“U ekzekutua nga profesionistë të urdhëruar nga Dubai”, mediat belge shkrim për vrasjen e Ardit Spahiut 

“U ekzekutua nga profesionistë të urdhëruar nga Dubai”, mediat belge shkrim për vrasjen e Ardit Spahiut 

January 17, 2026
“Më parë shkarko qeverinë që është bërë shumë pis”, Mevlan Shanaj i përgjigjet Ramës pas deklaratës për mbylljen e RTSH-së: Europa do iu mbyllë dyert!

“Më parë shkarko qeverinë që është bërë shumë pis”, Mevlan Shanaj i përgjigjet Ramës pas deklaratës për mbylljen e RTSH-së: Europa do iu mbyllë dyert!

January 17, 2026
Hetimet/ Vijojnë kontrollet për Call Centera-t nga SPAK dhe BKH! 10 të arrestuar, në kërkim… Për të humbur gjurmët ndërronin zyrat

Hetimet/ Vijojnë kontrollet për Call Centera-t nga SPAK dhe BKH! 10 të arrestuar, në kërkim… Për të humbur gjurmët ndërronin zyrat

January 17, 2026
Arratisja e Altin Ndocit, zyrtarët e arrestuar dalin sot para gjykatës për masat e sigurisë

Arratisja e Altin Ndocit, zyrtarët e arrestuar dalin sot para gjykatës për masat e sigurisë

January 17, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

Kontrata 6 milionëshe e lobimit në SHBA/ Beqiri: Sali Berisha ka përdorur paratë e shqiptarëve, SPAK për “21 janarin” po…

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In