• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Italia kërkon 70 mijë punëtorë të rinj. Kuota edhe për Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë e Veriut

by Java News
27/12/2021 17:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qytetarët shqiptarë që duan të punojnë në Itali kanë mundësi të jenë pjesë e kërkesës për krah pune që ka aktualisht ekonomia italiane.

Qeveria italiane ka aprovuar dekretin për pranimin e rreth 70 mijë emigrantëve të rinj nga vende jo anëtare të Bashkimit Europian mes të cilëve dhe Shqipëria.

“I përgjigjemi kërkesës së Industrisë Italiane e veçanërisht sektorit të ndërtimit”, ka deklaruar kryeministri italian Mario Draghi në prezantimin e këtij dekreti fluksi emigrantësh.

“I japim mundësi, tha ai, rreth 70 mijë punonjësve të huaj të punojnë legalisht në Itali”.

Emigrantët e rinj që pranohen të punësohen brenda kësaj kuote duhet të jenë nga vende; Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Serbi, Tunizi, Ukraninë, Bangaldesh, Bosnjë, Bregu i Fildishtë, Egjipt. Marok, Indi, Gambia, Mal i Zi, Moldavi, Etiopi, Mali, Sri Lanka, Senegal, Algeri, Nigeria etj.

Kuotat e parashikuara për punësim janë 69 700 emigrantë.

Kërkohen 42 mijë punëtorë për bujqësi e turizëm- hoteleri, nga të cilat 14 mijë punëtorë vetëm për sektorin e bujqësisë.

Kuotat e tjera janë parashikuar për sektorin e ndërtimit e autotransport të mallrave.

Dekreti i fluksit parashikon dhe konvertimin e rreth 2000 leje qëndrimi për studim, stazh e formim profesional në leje qëndrimi punësimi, e të 4400 leje qëndrimi për punësim sezonal në leje qëndrimi punësim i rregullt me afat të gjatë kohorë.

Dekreti i fluksit do të ketë një “click Day” i parashikuar në orën 9.00 një ditë pas publikimit në Gazetën zyrtare e do të pranohen kërkesat dëguar brenda dy muajve nga data e publikimit me prioritet renditjen kronologjike të aplikuesve.

Shpërndarja territoriale e kuotave të nevojshme për punësimin e emigrantëve të rinj do të përcaktohet nga Inspektoriati i punës së rajoneve e provincave italiane.

Për hartimin e këtij dekreti kanë punuar dy ministrite E Punës dhe Cështjeve Sociale dhe Ministria e Brendshme e gjatë prezantimit të tij, Kryeministri italian Mario Draghi u shpreh se gjatë vitit 2022 është parashikuar një tjetër dekret fluksi për emigrantët e vendeve ekstra komunitare./m.j

Next Post
VOA: “Rriten viktimat, por ulen ndjeshëm infektimet në Shqipëri”

Rritet numri i viktimave, 7 humbje jete dhe 168 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në vend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com