• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në PD ka filluar lufta e brendshme

by Artur Ajazi
28/02/2018 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi/

Përpos problemeve dhe skandaleve të shumta që e kanë njollosur muajt e fundit Partinë Demokratike, duket se diçka tjetër që do ti trondisë shumë shpejt themelet, mbetet nisja e një lufte të brëndshme brënda saj. Zakonisht lufta e brëndshme brënda një partie politike në Shqipëri, ka nisur gjithmonë kur ajo konsumohet nga pushteti që mban, kryesisht në mandatin e dytë qeverisës.

Por me Partinë Demokratike po ndodh e kundërta, dhe kjo si pasojë e keqdrejtimit dhe keqmenaxhimit të problemeve dhe skandaleve që publikohen dhe dalin në publik, veç atyre politike që ka kjo parti brënda vetes. PD sot realisht ka një luftë të brëndshme e cila nuk mund të frenohet më as nga Berisha, pasi gjithçka duket se “menaxhohet” nga Basha dhe shpura e tij e servilëve të pazotë.

Duke u rikthyer pas 8 muaj më parë, mjafton të kujtojmë se pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, brenda Partisë Demokratike nisën përplaset e forta. Grindjet brenda selisë blu kanë nisur nga bastioni i demokratëve siç është Shkodra, dhe duke u pasuar nga Kavaja, Durrësi, Korça, Vlora, dhe duke vazhduar për muaj më rradhë edhe në degët e tjera në rrethe.

Ardhja e kontestuar e Lulzim Bashës qysh pas 2013 në krye të PD, duket se ka ndryshuar balancat brënda asaj partie, kur e para që nisi sulmet ndaj tij ishte Jozefina Topalli dhe Arben Imami, të cilët e quajtën atë “si përgjegjësin kryesor për rrënimin e partisë, dhe disfatën e së djathtës në zgjedhje” duke kërkuar largimin nga PD. Por Basha ka zgjedhur që t’i përgjigjet Topallit me heshtje. Në PD, qysh nga koha e çadrës, kishte nga njëra anë pakënaqësi ndaj tij, dhe nga ana tjetër heshtje deklaratash. Por kjo nuk ka ndodhur sa i përket çështjes së humbjes dhe insistimit të Lulit për tu ribërë kryetar, pas humbjes spektakolare para asaj që e quante “qeveri e kanabisit”.

Dy muaj më vonë pas humbjes , ishte Ristani, që ka dalë kundër zërave kundër dhe kundër “familjes” për rikandidimin e Bashës, duke vërtetuar fjalët e hapura se “demokratët kanë filluar të kalkulojnë gjithçka ndryshe”. Lufta e brendshme në PD tashmë kishte nisur në jo në heshtje. Përplasja kishte nisur në një tjetër front, kur ish- kreu i PD Sali Berisha do të deklaronte se “duhen rregulla të qarta statutore për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë, PD nuk u ringrit në shkallën e duhur në mandatin e parë të Edi Ramës, por nuk ka kurrë fitore të përjetshme apo humbje të përjetshme.

Besoj se PD dhe kreu i saj, ka të gjithë detyrën dhe potencialin për t’u ngritur në lartësinë e pritshmërive të elektoratit” do të deklaronte ai. Pas këtij reagimi të Doktorit, duket se Lulzim Basha filloi të belbëzonte kundërsulmin me deklarata, kësaj radhe kundër “familjes” dhe të pakënaqurve. Që prej 25 qershorit debati brenda PD, ka qenë një nga temat kryesore të diskursit publik. Linja kritike e Lulzim Bashës të rizgjedhur në procesin e 22 korrikut, kishin vendosur të dilnin hapur dhe institucionalizonin këtë lëvizje. Ata i paraqesin kryetarit të PD-së një platformë me disa kërkesa të panegociueshme.

Momenti politik në të cilën ata zgjodhën të hapnin betejën me Lulin, nuk ishte shumë i përshtatshëm për këtë të fundit. U duk se në skenë do të dilte sërish Berisha, por në fakt edhe ai po e kuptonte se “Luli ishte zgjedhja e gabuar e tij” dhe se ai nuk ishte në gjendje të mbronte as interesat e partisë, as interesat e tij si lider historik i PD.

I pyetur në lidhje me qëndrimin e tij ndaj Lulit, ai do të deklaronte se “absolutisht nuk mbroj njeri, unë e kam faktuar këtë, por unë në luftë të brendshme në PD nuk angazhohem, sepse unë e kam mbyllur qëndrimin tim politik ndaj atyre që i kam drejtuar për shumë vite, ata mbeten ish-bashkëpunëtorë të mi dhe miq të mi”. Në fakt gjithë historia e drejtimit të PD nga Lulzim Basha, nga 2013 deri sot, mbetet një kapitull i errët, një periudhë e zymtë për këtë forcë politike, e cila ka nevojë urgjente për njërëz të djathtë. Kjo pasi sot PD e drejtojnë të majtët dhe pinjollët e tyre, duke u konvertuar në mënyrën më të shëmtuar “në të djathtë”.

Ardhja e Lulit në krye të PD, e mbushi këtë parti me servilë e amoralë, me intigrantë dhe perverse, që luftën politike të opozitës e kuptojnë si “luftë bastesh live”. Lufta e brendshme e PD, i ngjet një konflikti etnik, ku veç principe nuk ka. Kjo situatë ka mundësi ta gjejë PD në zgjedhjet lokale të 2019 dhe ato të përgjithshme në 2021, të ndarë dhe me shumë kryetarë, drejt një humbje tjetër, edhe më të thellë. Ardhja e salianjëve, dhe një takëmi si ai, si dhe largimi i emrave kontributorë , mbetet për PD njolla e turpit, katandisja deri në vetvrasje politike.

Baza e PD e ka drejtuar gjithmonë gishtin nga Basha, duke i faturuar atij gjithçka që lidhet me humbjet, shkatërrimin dhe njollosjen e partisë. Ti japësh “flamurin” e opozitarit, atyre që në fakt duhej ti kishe flakur nga partia si adoleshentë të eksituar, nuk është gjë tjetër veçse hakmarrje e hapur kundër vlerave morale elementare të një partie të kthyer në pronë personale, për pazaret e kryetarit.

Next Post
Prokurori i Antimafias italiane: Vettingu në polici tregon dëshirën e mirë që të luftohet krimi!

Kryeprokurori i antimafias italiane: Operacioni sukses i policisë shqiptare, pa ndihmën e Italisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Natë e vështirë në Drenie! Zjarri vijon të përhapet, forcat në terren luftojnë për kontrollin e flakëve

Natë e vështirë në Drenie! Zjarri vijon të përhapet, forcat në terren luftojnë për kontrollin e flakëve

August 12, 2026
Dy grupe mediatike amerikane ngrenë padi kundër Trump, shkak pagesa për shërbimin në “Truth Social”!

“America First” përplaset me realitetin, miliona dollarë nga taksat amerikane po financojnë lëvizjen MAGA në Europë

August 12, 2026
Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

August 12, 2026
Forca të shumta policie në Vlorë, “rrethohet” Lungomarja! Kontrollohen disa banesa

Forca të shumta policie në Vlorë, “rrethohet” Lungomarja! Kontrollohen disa banesa

August 12, 2026
Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

August 12, 2026
Karoline Leavitt largohet nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump konfirmon vendimin

Karoline Leavitt largohet nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump konfirmon vendimin

August 12, 2026
Begaj kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Duhet të ndëshkohen sipas ligjit!

Begaj kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Duhet të ndëshkohen sipas ligjit!

August 12, 2026
Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

August 12, 2026
Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin!  Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin! Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

August 12, 2026
Kemi arritur të mallkojmë dasmat e fëmijëve…

Shqipëria nuk është vend për të gjithë…

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com