• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Në orën 11:30 nis sfida e Kosovës për të hyrë në UNESCO

by A R
09/11/2015 10:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më në fund erdhi dhe dita finale. Dita e sotme është vendimtare për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Në ora 11:30 në Paris, ku po i zhvillon punimet Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s, në rend dite është caktuar votimi për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

UNESCO ka 195 anëtarë,ndërsa për ta siguruar anëtarësimin ne këtë organizatë Kosova duhet të sigurojë 2/3 e votave të anëtarëve të pranishëm në sallë.

Kosova llogarit në 92 vota të Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s

Qeveria e Kosovës së bashku me partnerët e saj llogarit që 92 vende anëtare të UNESCO-s do të votojnë pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Pavarësisht kësaj, zyrtarët qeveritarë kanë thënë se pragu prej dy të tretave i votave nga 195 vendet anëtare të UNESCO-s do të jetë vështirë i arritshëm. Qeveritarët disa orë para se të votohet në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-s, kanë thënë se shpresojnë që Kosova të arrijë numrin e duhur të votave për anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë, shkruan“Koha Ditore”.

Në bazë të një liste të hartuar nga Qeveria dhe partnerët e saj, llogaritet se 62 vende anëtare janë deklaruar se do të votojnë pro. Sipas listës ku është kalkuluar dhe komentuar disponimi i vendeve me të drejtë vote, deri më datën 6 të këtij muaji, si vota të garantuara llogariten 32, përderisa nga shifra totale prej 92 shtetesh në të cilat llogarit Kosova, 30 syresh deri më 6 nëntor nuk e kanë konfirmuar votën pro. Megjithatë, Kosova i ka futur në listën jeshile këto 30 vende

Serbia llogarit në shtyrje të debatit për Kosovën

Një ditë para votimit për ose kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, ambasadori i Serbisë në këtë organizatë të Kombeve të Bashkuara, Darko Tanaskoviç ka thënë për agjencinë serbe të lajmeve Beta se ka shanse të mira që debati për pranimin e Kosovës të shtyhet për dy vjet, transmeton Koha.net. Tanaskoviç ka thënë se nëse propozimi i Serbisë merr shumicën e thjeshtë, atëherë nuk do të do të ketë votim për pranimin e Kosovës në UNESCO. Në këtë rast, sipas medieve serbe, pranimi i Kosovës në UNESCO do të shtyhej për dy vjet.

Selimi: Shtyrja – barabartë me mos hyrjen e Kosovës në UNESCO

Kundër spekulimeve dhe pritjeve të Serbisë për shtyrje të vendimit për debat për pranimin e Kosovës në UNESCO, është ngritur zëvendësministri i Punëve të jashtme të Kosovës Petrit Selimi. “Shtyrja e vendimit për Kosovën është sikur edhe ndalimi i hyrjes së Kosovës në UNESCO. Pse të shtyhet? Nuk ka kurrfarë kuptimi të shtyhet diçka që ka përfunduar”, ka thënë Selimi për B92, transmeton Koha.net.

Selimi ka shtuar se UNESCO me statusin vet përkrah paqen në botë përmes bashkëpunimit në shkencë, kulturë,arsim dhe për këtë arsye anëtarësimi i Kosovës do të ishte më i mirë për paqen në Ballkan se sa mos anëtarësimi i saj

Next Post

Parlamenti katalonas voton për pavarësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

“Po flasim dhe gjërat po shkojnë mirë”, Trump: Irani kërkoi dialog pas presionit të SHBA-së

July 27, 2026
Gjykata e Lartë e Brazilit lë në fuqi arrestin e Ervin Matës, vijon procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë

Gjykata e Lartë e Brazilit lë në fuqi arrestin e Ervin Matës, vijon procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë

July 27, 2026
E marta e nxehtë në Shtëpinë e Bardhë, Trump pret Zelenskyyn dhe Netanyahun, takimet që mund të vendosin fatin e dy krizave botërore

E marta e nxehtë në Shtëpinë e Bardhë, Trump pret Zelenskyyn dhe Netanyahun, takimet që mund të vendosin fatin e dy krizave botërore

July 27, 2026
Dita e 58-të, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 58-të, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

July 27, 2026
Dokumenti i huas me SHBA-në, Çupi: Shehaj duhet të përballet me drejtësinë, është një ngjarje shumë e rëndë!

Dokumenti i huas me SHBA-në, Çupi: Shehaj duhet të përballet me drejtësinë, është një ngjarje shumë e rëndë!

July 27, 2026
Kërkesa për mocion me debat për protestat, Balla: S’e njohim PD si përfaqësuese të tyre

Rrëzimi i punonjëses së Kuvendit, Balla sulmon Shehajn: Ka dhunuar një vajzë, një nënë!

July 27, 2026
Ulen çmimet e naftës në tregjet botërore, sinjalet për qetësim mes SHBA-së dhe Iranit ndikojnë tregun

Ulen çmimet e naftës në tregjet botërore, sinjalet për qetësim mes SHBA-së dhe Iranit ndikojnë tregun

July 27, 2026
Kosovë, 10 ditë nga seanca konstituive e Kuvendit, Konjufca: Ka gatishmëri për bashkëpunim me LDK-në!

Kosovë, 10 ditë nga seanca konstituive e Kuvendit, Konjufca: Ka gatishmëri për bashkëpunim me LDK-në!

July 27, 2026
Berisha anti-SHBA ose vesi del me shpirtin dhe Gonja, ‘biri i erës’

Berisha anti-SHBA ose vesi del me shpirtin dhe Gonja, ‘biri i erës’

July 27, 2026
“Irani kërkon të destabilizojë Shqipërinë”, Çupi: Rama reagoi në momentin e duhur

“Irani kërkon të destabilizojë Shqipërinë”, Çupi: Rama reagoi në momentin e duhur

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In