• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në Oborrin e Presidencës nisin përgatitjet për ceremoninë e dorëzimit të detyrës nga Nishani tek Ilir Meta

by Java News
21/07/2017 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të premte Bujar Nishani shkoi në zyrën e tij për herë të fundit si President. Në Oborrin e presidencës kishin filluar përgatitjet për ceremoninë e dorëzimit të detyrës tek Ilir Meta pasditen e së hënës. Por si do të zhvillohet kjo ceremoni? Protokolli i shtetit paracakton se ceremonia zhvillohet e ndarë në dy momente kryesore, në sallën e Kuvendit dhe në Pallatin e Brigadave. Por pavarësisht kësaj, Bamir Topi kur i la detyrën Bujar Nishanit e zhvendosi ceremoninë në hyrjen e Presidencës, aty ku do të zhvillohet edhe të hënën.

Protokolli parashikon se në orën 18.00, Presidenti i Republikës mbërrin në hyrjen kryesore të Kuvendit dhe po në këtë moment del aty për ta pritur Kryetari i Kuvendit dhe, mbasi përshëndeten, hyjnë nëpërmjet sallës dhe zënë vend në podium. Sipas Protokollit, Ilir Meta, president, duhet të pritet nga Ilir Meta, kryetar Kuvendi. Në këtë rast përplasjesh, do të gjendet një zgjidhje alternative duke shkelur protokollin që një nga tre nënkryetarët e Kuvendit të drejtojë seancën e betimit.

Kështu, nënkryetari i Kuvendit do të ftojë Metën të ngrihet në këmbë për të bërë betimin. Pasi Meta të thotë “Betohem”, nënKryetari i Kuvendit e fton atë për të marrë fjalën përshëndetëse para Kuvendit.

Pas përcjelljes nga Kuvendi, ceremonia do të zhvendoset në Presidencë. Aty do të jenë të ftuar mir ë huaj, diplomatë dhe drejtues të institucioneve shqiptare. Në orën 19.25 mbërrin dhe zë vend në krye të shkallëve presidenti në largim, Bujar Nishani. Në orën 19.30 mbërrin Presidenti i Republikës.
Ekzekutohet himni kombëtar, i cili shoqërohet me 21 të shtëna topi artilerie me interval 30 sekonda nga njëra-tjetra.

Drejtori i Protokollit të Shtetit fton Bujar Nishanin të bëjë përshëndetjen e rastit dhe në fund të saj, në mënyrë simbolike, Nishani i dorëzon Metës Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Drejtori i Protokollit të Shtetit fton Presidentin e zgjedhur, Ilir Meta të bëjë përshëndetjen e rastit. Nga praktikat e mëparshme, familjet e dy presidentëve qëndrojnë në dy anë të ndryshme të hyrjes ku kryehen dhe fotografitë zyrtare të rastit.

Familja presidenciale mund të zhvendoset të jetojë në Pallatin e Brigadave, por në rastin kur Zonja e Parë, Kryemadhi, është edhe kryetare e një parti, do të duhet të presim vendimin e familjes.

Vetë kryemadhi pati thënë se nuk do të sillet si Zonjë e Parë, ndaj Presidenca e Metës do të jetë e vecantë për 5 vite: ose nuk do të kemi një zonjë të parë në protokoll, ose zonja e parë do të jetë dhe kryetare e një partie opozitare.

ma.me

Next Post
Përfshihet nga flakët një bar-restorant në Durrës, panik tek pushuesit

POGRADEC/ Zjarr i qëllimshëm?! Flakët shkrumbojnë 2 shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembet toka në Delvinë nga moti i keq, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

Shembet toka në Delvinë nga moti i keq, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

February 18, 2026
Punime në rrugë, ARRSH: Qarkullim me një sens i makinave në Elbasan-Qafë Thanë deri në 20 shkurt

Punime në rrugë, ARRSH: Qarkullim me një sens i makinave në Elbasan-Qafë Thanë deri në 20 shkurt

February 18, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse eurodeputetët duhet të takojnë Berishën?

February 18, 2026
Hapja e Qeverisë amerikane, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: I rikthehemi bashkëpunimit normalisht

“Shmangni zonën e protestës”, Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit amerikanë për 20 shkurtin: Situata mund të ndryshojë

February 18, 2026
“Më bezdisin”, militanti kërkesë Berishës nga Foltorja e Sukthit: Më 20 shkurt nuk dua të shoh nga ata me kollare (VIDEO)

“Më bezdisin”, militanti kërkesë Berishës nga Foltorja e Sukthit: Më 20 shkurt nuk dua të shoh nga ata me kollare (VIDEO)

February 18, 2026
“Të premten reshje shiu dhe stuhi”, meteorologia zbulon si do të jenë kushtet e motit javën e ardhshme

“Të premten reshje shiu dhe stuhi”, meteorologia zbulon si do të jenë kushtet e motit javën e ardhshme

February 18, 2026
Si gjithnjë, njeriu do fitojë!

Të fortët, të mëdhenjtë dhe ne zarat e vegjël mes tyre

February 18, 2026
Zbardhet takimi i deputetëve të PD me McAllister dhe eurodeputetët: Vlerësuam raportin e PE mbi zgjedhjet e 11 Majit

Zbardhet takimi i deputetëve të PD me McAllister dhe eurodeputetët: Vlerësuam raportin e PE mbi zgjedhjet e 11 Majit

February 18, 2026
Po kalonte rrugën me biçikletë, taksia përplas për vdekje 70-vjeçarin në aksin Lushnjë-Fier

Po kalonte rrugën me biçikletë, taksia përplas për vdekje 70-vjeçarin në aksin Lushnjë-Fier

February 18, 2026
Mbyllet seanca për deklaratat përmbyllëse në Hagë, ish-krerët e UÇK: Historia nuk mund të rishkruhet

Mbyllet seanca për deklaratat përmbyllëse në Hagë, ish-krerët e UÇK: Historia nuk mund të rishkruhet

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In