• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në njërën dorë mandatin, në tjetrën pallatin

by Artur Ajazi
01/09/2020 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Motua  më e re e Lulzim Bashës për fushatën e ardhshme zgjedhore, për këdo “kandidat” të ri që do të filtrohet dhe do të shënohet si i tillë në listën finale, do të jetë “në njërën dorë mandatin, në tjetrën pallatin”. E bukur kjo, pasi edhe pse në opozitë, pasuria  e ish-mandatdjegurve të Partisë Demokratike, pothuajse u trefishua. Dikush ka rritur me 10 fish depozitat në banka,  dikush  ka bërë  pallate, dikush ngriti  vila, dikush rriti  sipërfaqen e resortit në bregdet, dikush rriti dhe zgjedhoi  biznesin në zonat bregdetare kryesisht në zonën Durrës-Lalëz, Shingjin, Vlorë, e Sarandë, apo dhe dikush bleu vilë tre katëshe në fshat, buzë malit. Me këtë mendim dhe moto, Lulzim Basha, ka parashikuar dhe  kërkon  të “filtrojë” 300 emrat e listës për kandidatët e “rinj” për deputet, dhe tu kërkojë  dhe prezantojë  atyre  sloganin “në njërën dorë mandatin, në tjetrën pallatin”. Daljet e shpeshta të ish-ligjvënësve demokratë  javët e fundit, (madje thuhet se Lulzimi i kushtëzoi edhe vajtjet në plazhet jashtë atyre) janë shoqëruar  nga tone të “forta”, duke dashur të tregojnë se “vërtetë  po bëjmë opozitë, edhe pse nuk jemi në Parlament, edhe pse do të humbim  sërish në 2021”. Kjo  fushatë dhe këto zgjedhje parlamentare, padyshim  do të jenë me surpriza  të këndshme dhe të pakëndshme për një pjesë të politikës. Kjo pasi do të ketë parti, që do të “shkrihen” përfundimisht.  Dihet se Partia Demokratike , do të nisë fushatën dhe do të futet  në zgjedhjet e 2021, si një forcë politike në tkurrje, e cila edhe pse  për tetë  vite në opozitë, nuk  diti  dhe nuk mësoi të bënte lojën e saj, nuk  diti dhe nuk  mësoi të gjente mënyrën dhe “shtegun” nga duhej të bënte për vehte shqiptarët, nuk diti  dhe nuk mësoi, të moderonte strukturat e saj, duke krijuar rrjedhje të vazhdueshme të anëtarësisë dhe mbështetësve. Platforma dhe stradegjia  e saj në bërjen  e fushatës, nuk ndahet nga ajo që dikur-dikur , bënte Doktori, me të shara, me akuza , me britma dhe denoncime boshe, me skenarë të cilët  në fund, rezultonin  një  bllof  me kosto të lartë elektorale. Nuk  është as e rastësishme, dhe as e vështirë të  konstatosh se, fryma që  vetë Lulzim Basha përcjell  tek çdo  vartës, ish-deputet, madje  dhe tek strukturat  rinore të asaj partie të plakur disi, është spontaniteti i paramenduar. Kjo gjendet  pothuajse në të gjitha reagimet dhe veprimet e sekretarëve të SHQUP-it. Mjafton  tu bjerë në dorë  një shkresë zyrtare me disa të dhëna, dhe pa mbushur orën, Lulzim Basha i nxjerr në media sejmenët e tij, që cicërojnë si me komandë, duke lëshuar akuza dhe denoncime kuturru. Pa menduar asgjë, dhe pa konstatuar asgjë, ata janë gati të shpallin “të denoncuar për korrupsion ” zv/ministrin, ministrin, kryeministrin, madje edhe  ambasadorët e huaj, duke u bërë qesharakë në sytë e botës. Por gjithsesi  motua e kësaj fushate, nga ku Lulzimi  pret  një “fitore historike”, do të lërë  gjurmë  për shumë kohë në PD. Pothuajse të gjithë “ata të listës” e kanë marrë  seriozisht dhe kanë përveshur mëngët, për të zbatuar me dinjitet thirrjen e partisë “në njërën dorë mandatin, në tjetrën pallatin”. Shumica e tyre, besojnë se kjo, stradegji  e re, do ti japë “pushtetin” Partisë Demokratike , në mos në 2021, në 2030  patjetër.

Next Post
Urimi i Kryemadhit në Ditën e Hashures: Të çlirojmë shpirtrat nga çdo mëkat dhe e keqe që na ka kapur

Urimi i Kryemadhit në Ditën e Hashures: Të çlirojmë shpirtrat nga çdo mëkat dhe e keqe që na ka kapur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Edhe sporti pëson kolaps nga tensionet në Gjirin Persik, pikëpyetje edhe për Finalissima

Edhe sporti pëson kolaps nga tensionet në Gjirin Persik, pikëpyetje edhe për Finalissima

March 1, 2026
Sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit në Iran, vritet edhe ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad

Sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit në Iran, vritet edhe ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad

March 1, 2026
A mund të rindërtohet shqiptari që skuqet nga vjedhja

A mund të rindërtohet shqiptari që skuqet nga vjedhja

March 1, 2026
Pas deklaratës së babait të Selin, reagon për herë të parë vëllai i Mirit: Nuk na erdhi mirë, por…

Pas deklaratës së babait të Selin, reagon për herë të parë vëllai i Mirit: Nuk na erdhi mirë, por…

March 1, 2026
Pas Ilir Prodës, shkarkohet edhe drejtori i Policisë së Tiranës

Pas Ilir Prodës, shkarkohet edhe drejtori i Policisë së Tiranës

March 1, 2026
“SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm”

Modeli i politikanit që i duhet Shqipërisë

March 1, 2026
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Bitcoin në rënie, pasiguria gjeopolitike godet tregjet e kriptomonedhave

March 1, 2026
VIDEO / Sulmi ndaj Vilës 31, Rama: Turp i madh, mund të kishte sjellë edhe tragjedi

VIDEO / Sulmi ndaj Vilës 31, Rama: Turp i madh, mund të kishte sjellë edhe tragjedi

March 1, 2026
Muaji kuqezi! Sfida historike për ekipet kombëtare, kalendari i ndeshjeve

Muaji kuqezi! Sfida historike për ekipet kombëtare, kalendari i ndeshjeve

March 1, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

E frikshme kur Sali Berisha koncepton edhe vrasjen për të rimarrë pushtetin

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In