• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe njëherë për prangat e Veliajt dhe SPAK-un

by Emili Bibolli
16/02/2025 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emili Bibolli

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe GJKKO kanë luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit në Shqipëri. Arritjet e tyre janë të pamohueshme dhe kanë krijuar një precedent të ri në raport me ndëshkimin e figurave të larta që kanë abuzuar me pushtetin në 34 vitet e tranzicionit të stërzgjatur.

Megjithatë, veprimet e këtyre institucioneve duhet të mbështeten gjithmonë në respektimin e protokolleve ligjore, normave të Kushtetutës dhe duke iu përmbajtur respektimit të të drejtave themelore të individit.

Arrestimi i Erion Veliajt ka ngjallur debate të forta në opinionin publik, jo vetëm për faktin se ai është një figurë kyçe në Partinë Socialiste dhe një kryetar bashkie me një bilanc pune shumë të njohur për transformimin e Tiranës, por edhe për mënyrën sesi është trajtuar çështja. Rasti i tij nuk duhet të përzihet me thashetheme apo detaje të cilat nuk kanë lidhje direkte me përgjegjësitë e tij institucionale. Në një shtet të së drejtës, asnjë individ nuk mund të mbahet në burg mbi bazën e perceptimeve apo veprimeve të dikujt tjetër.

Për këtë arsye, SPAK dhe GJKKO duhet të vazhdojnë punën e tyre me integritet dhe profesionalizëm, duke u siguruar që çdo masë e marrë të jetë në përputhje me ligjin dhe të mos ngjallë dyshime për selektivitet, anshmëri, standarde të dyfishta apo tejkalim të kompetencave. Drejtësia e vërtetë nuk funksionon mbi bazën e spektaklit mediatik, por mbi prova të pakundërshtueshme dhe një proces të drejtë ligjor.

Gjithashtu, standardi është thelbësor për besueshmërinë ndaj këtyre institucioneve, e kjo e fundit nuk duhet të cenohet. Sali Berisha i akuzuar pak kohë më parë mori lirinë. Erjon Veliaj i dyshuar u burgos dhe vazhdon të mbahet në burg. Për të mos harruar pastaj rastet kur kryebashkiakë nën akuzë për shpërdorim detyre dhe me fakte mbi tavolinë janë shpallur të pafajshëm. Apo gjithashtu një tjetër kryebashkiak i dënuar nga GJKKO me burg, i cili vijon të ushtrojë detyrën, të firmosë vendime, punësime, shkarkime, tendera.

Ndërkohë nga ana tjetër ndeshemi edhe me kërcënimet apo presionet që po u bëhen institucioneve të drejtësisë nga politika (së cilës për herë të parë i janë dridhur fort themelet), por edhe nga disa media pa pikë integriteti dhe profesionalizmi. Këto forma janë shumë të turpshme dhe të gabuara. Gjuha e të fortëve, presionet apo denigrimi nuk janë mënyra e duhur, e aq më tepër karshi institucioneve të drejtësisë, të cilat në fund të fundit janë produkt i reformës së miratuar e votuar nga të dyja palët si PS dhe PD!

Nëse faktohet gjithçka që po qarkullon për gjyqtarin Erion Bani apo prokurorin Ols Dado, nga konflikti i interesit, lidhjet me z.Berisha e deri tek emërimet në kundërshtim me ligjin, shkarkimi i tyre duhet të jetë i menjëhershëm ose, së paku të dorëhiqen nga çështja e z.Veliaj në mënyrë që procesi të mos konsiderohet i kompromentuar që në krye të herës. Por nëse ndodh e kundërta, atëherë linçimi i tyre duhet të marrë fund një orë e më parë!

Next Post
Ilir Meta kërkon të dalë nga qelia teksa zgjedhjet po afrojnë, Gjykata e Lartë vendos më 27 shkurt

Ilir Meta kërkon të dalë nga qelia teksa zgjedhjet po afrojnë, Gjykata e Lartë vendos më 27 shkurt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbështesim institucionet demokratike!”, Presidenti Begaj uron konstituimin e Kuvendit të Kosovës

“Mbështesim institucionet demokratike!”, Presidenti Begaj uron konstituimin e Kuvendit të Kosovës

February 11, 2026
Paga speciale për agjentët e BKH-së në EUROPOL dhe Inteligjencën Financiare në Strasburg

Paga speciale për agjentët e BKH-së në EUROPOL dhe Inteligjencën Financiare në Strasburg

February 11, 2026
Vendim i ri/ Rriten pagat në pushtetin vendor, ja kufijtë e rinj për administratën në bashki

Vendim i ri/ Rriten pagat në pushtetin vendor, ja kufijtë e rinj për administratën në bashki

February 11, 2026
Konstituohet Kuvendi në Kosovë! Pas kryetares, zgjidhen edhe 5 nënkryetarët

Konstituohet Kuvendi në Kosovë! Pas kryetares, zgjidhen edhe 5 nënkryetarët

February 11, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Autokrati i mirë si burgu pa mure!

February 11, 2026
Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

February 11, 2026
Auto Draft

Protestat dështojnë sepse urrejtja e Sali Berishës nuk është ajo e shqiptarëve

February 11, 2026
Vendimi i Qeverisë, rriten pagat për zjarrfikësit, indeksim 2.5% dhe shtesë specifike për gradat e ulëta

Vendimi i Qeverisë, rriten pagat për zjarrfikësit, indeksim 2.5% dhe shtesë specifike për gradat e ulëta

February 11, 2026
Seanca konstituive, betohen 118 deputetët e rinj në Kosovë

Seanca konstituive, betohen 118 deputetët e rinj në Kosovë

February 11, 2026
“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ U zbulua si kontakt i Jeffrey Epstein, Këshilli i Europës i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ U zbulua si kontakt i Jeffrey Epstein, Këshilli i Europës i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In