• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Në një javë “blozë”, vetëm Akrepi mbretëron! Meri Shehu bën parashikimin e yjeve për shenjat

by Java News
06/10/2025 21:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një valë emocionesh, zbulimesh të papritura dhe përballjesh të forta pritet të trazojë jetën tonë këtë javë! Astrologia Meri Shehu, e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, parashikon një javë intensive, ku Hëna e Plotë në shenjën e Dashit sjell tensione shpirtërore, sekrete që dalin në dritë dhe vendime që mund të ndryshojnë rrjedhën e jetës. 

Me një katërkëndësh të fuqishëm mes Mërkurit në Akrep dhe Plutonit në Ujor, data 6-7 dhe 11 tetor shënohen si momente kyçe, sfiduese për disa dhe zbuluese për të tjerët. Cila është shenja që do mbajë “çelësin e thesarit” këtë javë dhe cilat do përballen me krizë në çift apo në ekonomi? 

 “Siç e parashikuam do të jetë një muaj tetori jo i këndshëm, do të jetë një muaj i vështirë. Nesër kemi Hënën e plotë në Dash që është një Hënë e Plotë jo e thjeshtë, mund të ketë trazira shpirtërore, të brendshme, të vullnetit dhe të dëshirave. Njeriu duke pasur tendencën për të ndryshuar mund të ketë edhe një britmë të brendshme, sepse Dashi si një shenjë e zjarrit kërkon që të ndryshojë. Ka edhe të fshehta që mund të dalin, të cilat mund të turbullojnë jetën personale, ose jetën e të tjerëve në bashkëpunim në marrëdhëniet në çift. Nesër Mërkuri në Akrep me Plutonin në ujor bëjnë një katërkëndësh të fuqishëm. Data 6-7 do të jetë një ditë e vështirë dhe data 11, sepse Afërdita në Virgjëreshë do të kundërshtohet me Saturnin që është kthyer në Peshk”, tha astrologia. 

Dashi, 4 yje: Hëna e Plotë është në shenjën e tyre, pro tashmë kanë nevojë që të marrin frenat e jetës së tyre në dorë, të bëjnë komandë në jetën e tyre, të shikojnë mirë marrëdhëniet e tyre. Një e fshehtë në çift, i cili që turbullon, kjo e fshehtë duhet të dalë, të pranohet, që gjërat të fillojnë dhe të ekuilibrohen. 

Demi, 2 yje: E kanë në shtëpinë e 12-të, kështu që do të merren shumë me botën e tyre të brendshme, me të fshehtat e vetes, psikologjisë së tyre, është një britmë e heshtur për Demët ky moment. Nesër duhet të kenë kujdes, sepse kanë Mërkurin përballë shenjës së tyre në Akrep me Plutonin në Ujor që kanë përballje të konsiderueshme në çështje familjare, karriere. 

Binjakët, 3 yje: Në fushën e shoqërisë do të shikojnë humbjen e një aleance apo të një mbështetjeje. Dio të zhgënjehen nga njerëzit që i kishin menduar të mirë. Gjithashtu duhet që të shmangin edhe konfliktet. 

Gaforrja, 4 yje: Do të zbulojnë një anë të fshehtë të jetës së tyre në punë në karrierë, në jetën personale. Do të shikojnë një ndryshim shumë të madh në këtë periudhë. Hëna e Plotë është një thikë me dy presa, në Dash, sepse tenton në humbje, por Gaforret që kanë marrë masat mund të arrijnë që t’i bëjnë ballë kësaj periudhe. Në datën 11 duhet të kenë kujdes në çështje ligjore. 

Luani, 3 yje: Duhet të tregojnë një besim të fuqishëm tek vetja dhe duhet të tregojnë në punë që janë të aftë, që edhe të tjerët të risin besim. Në të kundërt nëse nuk arrijnë që të marrin besimin e të tjerëve kjo Hënë e Plotë në Dash nuk do u japë ngritjen që pretendojnë. Në datën 11 do të kenë debate ekonomike shumë të vështira, të cilat mund t’i fusin në një kurth për disa muaj. 

Virgjëresha, 2 yje: Kanë një program pak të vështirë në datën 11 sepse Afërdita në shenjën e tyre, pak para se të shkojë në Peshore përballet me Saturnin që ka dalë në Peshk në kundërshtim dhe Virgjëreshët do të kenë një krizë personale, ekonomike ose në marrëdhëniet në çift. Megjithatë Hëna e Plotë u hap një rrugë të re, për gjërat e tyre shpirtërore. 

Peshorja, 3 yje: Hënën e Plotë e kanë në shenjën e tyre, kështu që në marrëdhëniet në çift do të shikojnë ndryshime të mëdha, te partnerët dhe tek bashkëpunëtorët. Të tjerët mund të jenë pak më të agravuar në këtë periudhë për të marrë pjesën që u takon, ose nuk do të ndjehen shumë të vlerësuar, kështu që Peshoret do të marrin një impulsivitet të madh në marrëdhëniet në çift. Duhet të kenë kujdes në datën 11 nga prapaskenat në punë dhe në shëndet. 

Akrepi, 5 yje: Marsi është në shenjën e tyre, futet dhe Mërkuri. Pavarësisht se nesër është një datë e vështirë, duket sikur Akrepët mbajnë çelësin e thesarit në këtë periudhë. Do të arrijnë që të mobilizohen mirë sidomos në çështje pune dhe në situata të rëndësishme të karrierës dhe  të shoqërisë. 

Shigjetari, 3yje: Hëna e Plotë në Shigjetar u vjen sipas aftësive të tyre në fakt, sepse është impulsive dhe Shigjetari bëhet flamurtar, për të marrë iniciativa të reja dhe për të krijuar lidhe, ose për t’u ndarë përfundimisht prej tyre. Megjithatë duhet të kenë kujdes sepse mund të kenë trazira rrugës. 

Bricjapi,3 yje: Janë në një periudhë ku me Hënë e Plotë në Dash duhet të shikojnë mirë çështjet familjare. Bricjapët duke parë anët e errëta ose ndriçimin e disa situatave që nuk e dinin mund të fillojnë të bëjnë një ekuilibrim, ose të marrin komandën dhe të drejtojnë marrëdhëniet në familje. Ditët e para janë me prapaskena dhe me diskutime jo të mira. 

Ujori, 4 yje: Duke përjashtuar ditën e nesërme, ku nuk do të prisnin një diskutim ose disa të papritura që do u thotë dikush dhe Ujorët do të ndjehen pak në siklet. Unë mendoj se Hëna e Plotë do të jetë aty për t’i mbështetur dhe përkrahur. 

Peshqit, 4 yje: Kanë vetëm një datë të vështirë, datën 11 sepse Afërdita përballet me Saturnin në shenjën e tyre dhe mund të ndjejnë një humbje, pengesë, ose vështirësi përballë vetes së tyre. Me Hënë e Plotë në Dash do të zbulojnë një rrugë të re në çështjet ekonomike, ose do të zbulojnë kush është pengesa. 

 

 

Next Post
Pas burgosjes së Ervin Salianjit, deputeti i PD tregon skenarët: Çfarë do të ndodhë nesër para seancës parlamentar

Binajt i vjen "mbështetja" nga FIeri, Luan Baçi: Një kandidat i popullit opozitar, përballë Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: Samiti i NATO-s e vë Shqipërinë në prozhektorët e ndërkombëtarëve

July 8, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

“Protesta, lumë që mbledh përrenj”, aktivisti: Berisha do donte shumë të ishte aty…

July 8, 2026
Ditët e vështira ia lënë vendin dashurisë! Meri Shehu tregohet ‘dorëlëshuar’ me yjet e javës

A do e fitojë Messi Botërorin? Meri Shehu: Ka tendenca për rikthim drejt triumfit

July 8, 2026
Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

“Jemi gati të ulemi me ju”, deputetja socialiste thirrje protestuesve: Keni të drejtë për disa gjëra

July 8, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, ministri Hoxha: Kemi nisur përgatitjet…

July 8, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Protesta bëri bashkë ballistët me komunistët”, Petro Koçi: Kërkesat kërkojnë reflektim…

July 8, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Samiti i NATO-s në Tiranë, ironizon Hila: Do ta presë kryeministër Gonia dhe president Tiku…

July 8, 2026
Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

July 8, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Samiti i radhës i NATO-s, Zogaj: Uroj mos të ndodhin ngjarje që të mos mbahet ky takim në Tiranë

July 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Rama e ka seriozisht reflektimin”, Rexhaj: Ka kuptuar se një pjesë e qeverisë ka mbetur pas

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In