• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në mesditë shorti i Champions dhe Europa League, ja kundërshtarët e mundshëm të skuadrave shqiptare

by Aalison Pearse Stevens
20/06/2016 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skënderbeu, Kukësi, Partizani dhe Teuta do të njihen pas pak me kundërshtarët e tyre në Kupat e Evropës.

E para që do të njohë kundërshtarin është skuadra kampione e Shqipërisë, pasi shorti i Champions League hidhet në orën 12:00, ndërsa për Europa League një orë më pas.

Skënderbeu e nis nga raundi i dytë kualifikues dhe është midis skuadrave të vazos së parë, falë koeficentit të përmirësuar sezonin e kaluar.

Në raundin e parë do të luajnë The New Saints FC i Uellsit, Valletta e Maltës, Flora Talin e Estonisë dhe Santa Coloma e Andorës, përballë të cilave do të jenë përballë B36 Tórshavn të Ishujve Faroe, Lincoln të Gjibraltarit, Alashkert i Armenisë dhe Tre Penne i San Marinos.

Fituesit e këtij raundi do të luajnë në të dytin.

Skënderbeu është në vazon e dytë të skuadrave favorite, së bashku me APOEL Qipro, Legia Varshavë, Ludogorets Bullgari, Astana Kazakistan dhe Dinamo Tbilisi.

Kundërshtari i korçarëve do të dalë nga vazoja që brenda saj mban goglat me emrat e Žalgiris Vilnius të Lituanisë, fituesin e çiftit 2 në raundin e parë kualifikues, Ferencvárosi i Hungarisë, Zrinjski i Bosnjë Hercegovinës, fituesi i çiftit 4 në raundin e parë dhe Mladost i Podgoricës të Malit të Zi.

Skënderbeu ka mbi vete dënimin e UEFA-s, i cili është lënë pezull, për t’u vendosur përfundimisht më 5 ose 6 korrik, një javë para ndeshjeve të para të raundit të dytë eliminator, të cilat luhen më 12/13 dhe 19/20 korrik.

Europa League

europa league

Në Europa League, të treja skuadrat shqiptare do të marrin pjesë që në raundin e parë kualifikues, vetëm se Kukësi bën pjesë në vazon e parë të grupit 7 dhe kundërshtari i mundshëm do të dalë nga Balzan i Maltës, Chikhura Sachkhere e Gjeorgjisë, Spartak Myjava e Sllovakisë, Sloboda Tuzla e Bosnjë Hercegovinës dhe Rudar Pljevlja i Malit të Zi.

Kundërshtari i Teutës do të jetë midis Cracovia të Polonisë, Spartak Trnava i Sllovakisë, Kairat Almaty i Kazakistanit dhe Omonia e Qipros.

Partizani është gjithashtu në vazon e dytë, në grupin 10 të ndarjes së skuadrave nga UEFA. Kundërshtari i të kuqve do të dalë nga Dacia Kishinjev e Moldavisë, Aktobe e Kazakistanit, Zagłębie Lubin i Polonisë dhe Slovan Bratislava e Sllovakisë.

d.i.

Next Post

I ka falur ligji i amnistisë, por 3 mijë të dënuar presin për shkak të Prokurorisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In