• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në Maqedoni sot do provohet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit

by Java News
27/03/2017 09:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot pritet që në Kuvendin maqedon të zgjidhet përbërja e re e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime dhe të vazhdohet seanca konstituive e lënë përgjysmë më 30 dhjetor për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.

VMRO-DPMNE-ja nuk ka dashur as dje të komentojë nëse do ta mbështesë kandidatin e përfolur të shumicës së re parlamentare Talat Xhaferi ose do të propozojë emër të ri.

Në rast obstruksionesh në zgjedhjet e kreut të Kuvendit, rregullorja parashikon që seanca për zgjedhjet e kryetarit të thirret nga 1/3 e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime ose me nismën e 20 deputetëve. Ish kryeministri Nikolla Gruevski këmbëngul në zgjedhje të reja së bashku me ato lokale.

“Zgjedhjet e reja të cilat sado qofshin të pa dëshiruara nga LSDM-ja, nënkuptojnë zgjidhje të sigurt për dalje nga kriza. Ato do të jenë referendum i qytetarëve për të ardhmen e shtetit. Organizimi i tyre nuk do të ketë asnjë harxhim shtesë ose humbje tjetër, pasi që në këto kohë ishin paraparë edhe zgjedhjet lokale”, tha Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Por nga LSDM-ja thonë se zgjedhjet e fundit treguan vullnetin e qytetarëve të Maqedonisë dhe se referendumi i vërtetë ndodhi më 11 dhjetor.

“67 deputetë të cilët i përfaqësojnë rreth 700 mijë qytetarë, presin që Kuvendi dhe Gjorge Ivanov të japin përgjegjësi për obligimet e tyre kushtetuese dhe të mundësojnë dhënien e mandatit. Nesër dhe ditëve në vijim presim qasje serioze të institucioneve të cilat duhet që patjetër të respektojnë vullnetin e shumicës së qytetarëve dhe të mundësojnë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re”, thonë nga LSDM-ja.

Nga ana tjetër nuk ka kurrfarë detajesh se kur pritet të publikohet dokumenti të cilin vetë Nikolla Gruevski e paralajmëroi kohë më parë si mënyra e vetme për zgjidhjen e ngërçit politik. E pyetur nga Alsat, VMRO tha shkurt se për dokumentin do të informoheni në kohë.

Kohë më parë Gruevski tha se ishte çështje ditësh bërja publike e dokumentit.

“Ky dokument nuk favorizon askënd as si parti politike dhe as si bashkësi etnike por ju ofron të gjithë partive që përmes pranimit të tij të dilet nga kriza politike por të ruhet uniteti i vendit dhe të mos shkohet drejt shkatërrimit të vendit tonë të cilën vështirë e kemi fituar”, deklaroi kohë më pare Nikolla Gruevski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

VMRO-DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit, pas zgjedhjeve të dhjetorit të kaluar dështoi në formimin e Qeverisë së re dhe që nga atëherë ka nisur fushatën kundër deklaratës së Përbashkët të partive shqiptare, e cila ishte edhe shkaku kryesor për të cilin presidenti Gjorge Ivanov refuzon të mandatojë liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, për kryeministër të ri të vendit. (b.an)

Next Post
Zvicër, shërbimi sekret rekomandon dëbimin e azilkërkuesve të rrezikshëm

Zvicër, shërbimi sekret rekomandon dëbimin e azilkërkuesve të rrezikshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Dhënia e tokave në Gjoricë, përplasje mes banorëve dhe përfaqësuesve të Bashkisë

VIDEO / Dhënia e tokave në Gjoricë, përplasje mes banorëve dhe përfaqësuesve të Bashkisë

March 18, 2026
FIFA refuzon kërkesën e Iranit: Ndeshjet do të luhen sipas kalendarit të përcaktuar

FIFA refuzon kërkesën e Iranit: Ndeshjet do të luhen sipas kalendarit të përcaktuar

March 18, 2026
VIDEO / Ministria e Mbrojtjes: ‘SHOTA’, automjeti i parë i blinduar ‘Made in Albania’, simbol i fuqisë dhe inovacionit

VIDEO / Ministria e Mbrojtjes: ‘SHOTA’, automjeti i parë i blinduar ‘Made in Albania’, simbol i fuqisë dhe inovacionit

March 18, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 19 Mars 2026

March 18, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Protestat i shërbejnë vetëm Berishës”, Shehi: Kush pret kryetar tjetër në PD, është budalla!

March 18, 2026
Raketat balistike iraniane drejt Turqisë, NATO vendos sistem shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot

Raketat balistike iraniane drejt Turqisë, NATO vendos sistem shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot

March 18, 2026
“E pranoj gabimin”, 46-vjeçari zbërthehet para policisë: Ja pse i trafikoja armët

“E pranoj gabimin”, 46-vjeçari zbërthehet para policisë: Ja pse i trafikoja armët

March 18, 2026
Përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, Izraeli: Kemi vrarë ministrin e Inteligjencës së Iranit

Përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, Izraeli: Kemi vrarë ministrin e Inteligjencës së Iranit

March 18, 2026
“Kemi 7 muaj që e presim ditën e sotme”, GJKKO jep vendimin: Dosja Meta kalon për gjykim

“Kemi 7 muaj që e presim ditën e sotme”, GJKKO jep vendimin: Dosja Meta kalon për gjykim

March 18, 2026
Ranë prej skelës në Vjenë, kush janë 3 shqiptarët që humbën jetën nga aksidenti tragjik

Ranë prej skelës në Vjenë, kush janë 3 shqiptarët që humbën jetën nga aksidenti tragjik

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In