Alexandre Pato është shprehur shumë i lumtur që do t’i bashkohet Chelseat.
Sulmuesi brazilian ka arritur në Londër për testet mjekësore dhe më pas pritet të nënshkruajë për Blutë në formë huazimi.
“Jam shumë i lumtur. Jam këtu për ëndrrën time. Chelsea është shtëpia ime e re. Faleminderit Chelseat për mbështetjen. Faleminderit fansave të mi për mbështetjen në Instagram, Twitter dhe Facebook”.
“Kam nevojë që të luaj. Nuk di çfarë të them, sepse jam shumë i kënaqur”.
“Mezi pres t’i njoh bashkëlojtarët e mi dhe lojtarët në skuadër. Vërtet dua që të luaj te Chelsea”, ka deklaruar Pato për Sky Sports.