Përgjigjia e ekspertëve të Laboratorit të Policisë Shkencore pranë Ministrisë së Brendshme për cështjen e laboratorit të drogës që u gjet në Xibrakë të Elbasanit ka zbuluar detaje te reja.
Kështu sipas ekspertëve fuçitë dhe solucionet e gjetura dhe sekuestruara në magazinat e Xibrakës, të përshtatur në laborator droge, kanë brenda tyre përmbajte kokaine.
Sipas ekspertëve, në magazinat e Xibrakës janë sekuestruar rreth 60 fuçi 200 litërsh të mbushur me solucion të ndryshëm ku në brendësi të rreth 20 fuqive janë konstatuar përmbajtje të lartë kokaine.
Ekspertët thonë se përmbajtje kokaine janë gjetur edhe në enët e tjera me solucione të ndryshme që janë sekuestruar në këtë magazinë të përshtatur si laborator të përpunimit të drogës.
Këtë procedurë, sipas hetuesve, e kryenin dy kolumbianët tashmë të arrestuar Valter Moreno dhe Cesar Avila, sipas Abcnews.









