• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Në Kosovë janë kthyer 17 mijë azilkërkues

by Java News
14/01/2016 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në muajin dhjetor 2015, kur pritej që të jepej edhe drita jeshile për liberalizimin e vizave, Komisioneri për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi i Bashkimit Evropian, Dimitris Avramopoulos, deklaroi se shteti i Kosovës duhet të përmbushte edhe disa kritere për heqjen përfundimtare të vizave.

Njëri nga kriteret i cili u kërkua të përmbushet në këtë rrugëtim të Kosovës, kishte të bënte me fushën e riatdhesimit, përkatësisht krijimi i fondit për riatdhesim. Kjo ishte edhe temë diskutimi në një tavolinë ku ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, mblodhi kryetarët e komunave në Kosovë, në prezencën edhe të shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, kryeministrit Isa Mustafa, dhe ministrit për Integrime Evropiane, Bekim Çollaku.

I vetmi i cili foli në praninë e mediave ishte ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, i cili tha se deri tani janë riatdhesuar rreth 17 mijë azilkërkues. Ai garantoi se do t’i qëndrojnë besnik riatdhesimit efektiv dhe riintegrimit të gjithë atyre të cilëve iu refuzohet kërkesa për azil.

“Pavarësisht nga statistikat buxhetore që mund të evidentohen pas analizave që kemi bërë, dihet që numri i përfituesve nga fondi për riatdhesim është konsiderueshëm më i lartë se në vitin paraprak, dhe kjo shifër na ofron një garanci që edhe më tej do ta menaxhojmë mirë këtë proces”, tha ministri Hyseni.

Hyseni ftoi kryetarët e komunave që të vazhdojnë fushatën për sensibilizimin dhe informimin e të riatdhesuarve për mundësinë e përfitimit nga fondi për riintegrim.

Ai madje tha se në procesin e riintegrimit të azilkërkuesve rol të rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm kanë edhe komunat. Komunat që ende kanë plane për riatdhesim janë komuna e Prishtinës, e Fushë Kosovës, Graçanicës, Parteshit, Zveçanit, Zubin Potoku, Leposaviqi dhe Mitrovica e Veriut.

Next Post

Raporti / Kush sheh më shumë porno dhe çfarë shohin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

November 9, 2026
Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

November 9, 2026
pellumb karameta

Sali, me sharje dhe mallkime nuk vjen në pushtet

November 9, 2026
Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

November 9, 2026
Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In