Nëse do të votohej sot, Partia Socialiste do të merrte shumicën absolute të vota në Bashkinë e Korçës, duke marrë kështu edhe shumicën në Këshillin Bashkiak.
50 deri në 54% e qytetarëve korçarë të pyetur nga Instituti Piepoli në sondazhin në bashkëpunim me Report Tv thonë se do të votojnë PS-në më 14 Maj.
Është e njëjta shifër si sondazhi i 2 javëve më parë, ai i 26 prillit për këtë bashki. Ndërkohë që Koalicioni i Berisha-Meta është rritur me 4% në mbështetje të cilën ia ka marrë Partisë Demokratike, por nuk i kalon 39%, ndërkohë që PD e Enkelejd Alibeajt ‘luan në ujërat’ e 6 nderi në 10%/.
Nga ana tjetër, jo më shumë se 1% merr PSD e Tom Doshit dhe partitë e tjera të përfshira në garë.
/a.r