1913 – Ka lindur burri i shtetit gjerman Willy Brandt, kryetari shumë popullor i Bashkisë së Berlinit (1957-1966), kancelari i Gjermanisë Perëndimore (1969-1974), udhëheqës i Partisë Social Demokratike. “Politika Lindore e komunikimit” të tij me Bashkimin Sovjetik dhe vendet e tjera të Evropës Lindore kontribuoi në stabilizimin e situatës në Europë, për të cilën ai mori Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1971. Opinionin publik botëror e ka impresionuar në vitin 1970, kur ai u gjunjëzua para monumentit të viktimave të nazizmit në Varshavë dhe kërkoi falje në emër të popullit gjerman. Për shkak të skandalit që një aleat i tij ishte spiun i Gjermanisë Lindore, ka paraqitur dorëheqje në vitin 1974 dhe dha dorëheqjen edhe si kancelar federal.
1398 – Kryekomandanti tatar Timur Lenk (Tamerlani), pushtoi qytetin indian të Delhit.
1737 – Vdiq Antonio Stradivari, një ndërtues italian i instrumenteve me tela, në cilësinë e patejkalueshme. Tingujt e violinës së tij u bënë masa e shekullit të 19 për vlerën klasike. Besohet se ai ka bërë 1.100 instrumente, prej të cilave kanë mbijetuar 500 violina, 12 viola, 50 cellos. (b.an)










