2015 – Kuba dhe Shtetet e Bashkuara ripërtërinë marrëdhëniet diplomatike dhe në ndërtesën e Ambasadës Amerikane në Havanë u ngrit flamuri amerikan, 54 vjet pasi ishte ulur për shkak të ndërprerjes së bashkëpunimit mes dy vendeve.
1457 – Gutenberg në Mainz ka nxjerrë librin e parë të shtypur me ngjyrë. “Psalmet e Majn” janë shtypur në kuq e zi.
1934 – Në kampin e parë nazist të përqendrimit të Dachau, në afërsi të Mynihut, janë sjellë të burgosurit e parë, kundërshtarë të regjimit të Adolf Hitlerit. Më vonë, gjatë Luftës së Dytë Botërore në kamp janë vrarë 70.000 të burgosur nga Evropa e pushtuar. (b.an)