• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në kërkim të Zho-së

by Teuta Vodo
26/03/2020 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Teuta Vodo

Mos merr libra me vete, dhe kur të jesh në tren mos shiko nga dritarja, thjesht shoqërohu me sa më shume njerëz”. Zho (Jean), djaloshi nga Konjaku ishte vetëm 16 vjeç kur babai tregtar e dërgon të takojë klientet e tij nëpër botë në 1904 duke i dhënë këto këshilla. Po cilit baba nuk do i pëlqente që djali i tij adoleshent të mos ta kishte mendjen sadopak tek studimet?  Sigurisht që të gjithë. Por ata që merren me tregti kanë shpirt pragmatik, nëpër venat e tyre zjen gjaku për fitim dhe e dinë që koha duhet optimizuar. Nuk ka kohë për gjithçka – dhe babai i Zho-së e dinte mirë këtë. Prandaj duhet të zgjidhte. Dhe ashtu u bë. Zho udhëtoi në Londër, Skandinavi, Rusi, Egjipt, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara – për biznesin e familjes. Në Londër, ai qëndroi për disa vite ku, nga një agjent i biznesit të të atit, mësoi shumë nga bota e biznesit. Nga këto udhëtime ai kuptoi që bota ishte më e madhe se qyteti i tij i lindjes Konjaku, më e madhe se vendi i lavdishëm i quajtur Francë. Zho po rritej profesionalisht dhe po kuptonte fuqinë e negocimit. Ai po merrte gjithcka që donte përfshirë edhe Silvian, asokohe e martuar, duke e rrëmbyer nga krahët e bashkëshortit dhe duke e bërë shoqen e  tij të jetës në kohën kur divorci nuk ekzistonte. Në Wall Street, ai kuptoi se mbi gjithçka, kishin rëndësi shkëmbimet tregtare. Ai u bë negociatori ‘par excellence’ gjatë luftrave botërore dhe u shndërrua në mediatorin midis Ruzvelt dhe Churchill.

Zho krijoi Komunitetin Evropian të Qymyrit dhe Celikut dhe u bë presidenti i tij nga 1952 deri në 1955. Në 1955, Zho themeloi Komitetin për Shtetet e Bashkuara të Evropës në mënyrë që partitë politike dhe sindikatat evropiane të shërbenin si themelet e Bashkimit Evropian: së pari, Komuniteti Ekonomik Evropian (1958); më vonë Komunitetet Evropiane (1967) me organet përkatëse, Komisionin Evropian dhe Këshillin Evropian të Ministrave, anëtarësimin britanik të Komuniteteve (1973), Këshillin Evropian (1974), Sistemi Monetar Evropian (1979) dhe zgjedhje direkte të Parlamentit Evropian (1979). Ky proces pasqyronte besimin e Zho-së në një qasje gradualist dhe institucionale për ndërtimin e unitetit evropian.

Bankieri i  Wall Street, këshilltari i Presidentit Roosvelt dhe negociatori i pasluftës që De Gaulle aq shumë sulmoi nuk është më gjallë. Po të ishte, do të kishte disa gjëra për ti thënë edhe për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Nuk e di çfarë saktësisht po di me siguri që nuk do ta shikonte vendin tonë si ‘sallatë jeshile’ siç De Gaulle quante të gjithe vendet e tjera Europiane qe nuk ishin Franca ose Gjermania.Do të thoshte si një vend i vogël mund të luajë një rol vendimtar në Union. Vendimi për hapjen e negociatave është një moment historik dhe lajm shprese në një kohë lufte, ndonëse i vonuar për shkaqe thellësisht politike. Duket ironi që tani që ‘askush nuk e ka mendjen’, hapet drita jeshile për vendin tonë, pikërisht në një moment kur BE po kalon krizën post-BREXIT që ka nxjerrë në pah dobësitë institucionale dhe krizën nga pandemia globale e Covid-19 ku po merr kritika të shumta për moskoordinimin e kësaj situatë (po rendis keto dy kriza në një fjali të vetmë por jo nga rëndësia). Këto kriza nuk do të jenë të lehta për t’u menaxhuar nga Brukseli, dhe ajo që pritet është një rritje e frymës euroskeptike dhe në një moment të tillë, liderët evropianë do të duhet të tregojnë aftësitë e tyre për të amortizuar sa më lehtë këto dy kriza. Një muaj më parë askush nuk do e mendonte se vendimi pozitiv i Këshillit të BE-së për çeljen e negociatave do të përcillej vakët. Nuk di t’ju them nëse duhej një pandemi që ka mbërthyer globin për të dhënë dritën jeshile por me siguri marrëdhënia simbiotike e Evropës me Shqipërinë ka qënë e përhershme, nuk ka një pikë fillesare dhe as një pikë finale, po forcohen dhe zbuten në vartësi të rrethanave historike. Deri në anëtarësimin e plotë, Shqipërisë do i duhet ende shumë kohë dhe kritere për të përmbushur, por ajo që është më e rëndësishmë është që procesi i evropianizimit të fillojë nga gjithsecili prej nesh.

Ata si Zho që e projektuan, e dinin që Europa nuk do të bashkohej menjëherë ose sipas një plani të vetëm, por hap pas hapi dhe nëpërmjet arritjeve konkrete. Bota sot është në kërkim të një Zho-je tjetër. Një Zho që me shumë gjasa nuk po merr trenin dhe nuk po socializon sepse i kanë thënë, me të drejtë, të qëndrojë brenda. Sot, Zho po bën të kundërtën e Zho-së së 1904. Ai po shikon i përhumbur nga dritarja pasi ka ‘përpirë’ dy libra në ditë dhe është i izoluar. Bota po kërkon një Zho që edhe pse do të ketë një De Gaulle të dytë që do ta quajë “një financier të vogël që i është shitur amerikanëve” të vazhdojë të besojë se bashkimi bën fuqinë, se edhe ‘sallatat jeshile’ mund të luajnë një rol kyç dhe se vende si Shqipëria nuk janë aq të vogla. Por mbi të gjitha bota po pret për një njeri me integritet ( sa cliché duket kjo flajë tani që po e shkruaj) që nuk do ta blejë të ardhmen e tij duke shitur miqtë e tij dhe shpirtrat e tyre, kërkon një Zho të dytë qe nuk do e shesë shpirtin e tij për titujt, kërkon një Zho që jep doreheqjen nga poste si kreu i Lidhjes së Kombeve kur e shikon që nuk ka frytet që priste, kërkon një Zho që kërkon të mbrojë interesat e qytetarëve para karrikes së tij, kërkon një Zho që sot sheh përtej Bashkimit Europian siç paraqitet sot.

Bashkimi Evropian, sot ka një formë që ndryshon nga ajo e 55 viteve më parë si një strukturë ekonomike, ka evoluar nga 30 viteve më parë kur filluan hapat e parë për bashkimin monetar në Traktatin e Mastrichtit, nuk është e njëjta që prej përpjekjeve të 25 viteve për të institucionalizuar politikën e jashtme dhe sigurisë së përbashkët me Traktatin e Amsterdamit dhe sigurisht ka diferenca nga drejta komunitare sanksionuar në Traktatin e Lisbonës së 13 viteve më parë. Bashkimi Evropian që Zho themeloi me aq shumë pasion ka evoluar dhe ne tani na duhet një tjetër Zho që të ketë një vizion se si mund të jëtë forma e BE-së në dekadat e ardhshme. Ashtu si Zho-ja i parë që me anë të ndërljetësimit midis Ruzvelt dhe Churchill është vlerësuar të ketë shkurtuar Luftën e II botërore me një vit, Zho i lindur në kohërat tona duhet të luftojë me një armik që ne po e quajmë të padukshëm por kaq prezent në të njëjtën kohë. Një armik qe  nxorri në pah gjithë egoizmin e individëve dhe shteteve por i tillë që na detyron që për të shpëtuar veten duhet të shpëtojmë edhe tjetrin.

Next Post
Ish-universiteti privat kthehet në spital lufte, Rama: Nëse shtohen papritur rastet…

Ish-universiteti privat kthehet në spital lufte, Rama: Nëse shtohen papritur rastet...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In