• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në kërkim të të “fortëve” në parlament!

by Mero Baze
13/10/2017 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Mosqenia e Lulzim Bashës në Kuvend kishte krijuar një “mit”, dhe banalizimi i Kuvendit mandatin e shkuar nga Berisha, i bënte në një farë mënyre alibinë Lulzim Bashës. Edhe pse shumë vetë nuk dyshonin tek “diferenca” e tij me Berishën, here- herë nuk është se nuk e mendonin, kur shikonin se sa keq e degradonte Berisha dhe ushtarët e tij Kuvendin.

Të paktën kishte njerëz që mendonin se “heronjtë” e Bashës në Kuvend nuk do ishin këta që dinë të përmbysin tavolina apo të bëjnë si të fortë.

Por kanë mjaftuar dy- tre seancat e fundit, për të kuptuar boshllëkun e Bashës edhe në Kuvend, dhe mungesën e çdo ideje të re për të bërë opozitë në Kuvend, përveç ideve të Mulit, Strazos, apo vezëve në të brendshme, për të qëlluar në Kuvend.

Prurjet e reja të Bashës në Kuvend, jo vetëm që nuk po dëshmojnë ndonjë identitet të tyre, por janë më qesharake se ata që ka gjetur nga prurjet e Berishës dhe së bashku kanë forcuar një identitet banal të PD-së në Kuvend.

Dëmi më i madh që po i bëjnë PD-së, është perceptimi se kjo është parti të fortësh, “që të rrahin”. Me këtë “epërsi” duket se është karikuar gjithë grupi parlamentar, dhe falë kësaj “epërsie” të vetëcaktuar nga Basha, po tentojnë të bëjnë politikë.

Ngrefosja si të fortë, dhe ideja që ata mund të ushtrojnë dhunë fizike në Kuvend, është theksuar kaq shumë, sa çdo akt i tillë identifikohet me deputetë të PD-së. Biles ata kanë arritur në një fazë, sa askush nuk pyet më se çfarë thanë deputetët e PD në Kuvend, por të gjithë pyesin çfarë bënë deputetët e PD në Kuvend. Ata janë kthyer nga misionarë të fjalës dhe debatit, në identifikues me dhunën.

Kjo do të ishte gjysma e së keqes, sikur këta të ishin budallenj, por ama të fortë fizkisht, që ta kishin këtë epërsi.

Problemi është se këta nuk janë as të fortë, por qejflinj të fortësh. Në një përballje të tillë mandatin e shkuar, një deputet socialist, në një skenë vulgare, e shtriu përtokë me rrip mesi, një që mban koburen në brez, dhe pastaj u detyrua të lërë mandatin.

Të paktën po qe se janë vërtetë të fortë, le të bëjnë ndonjë akt trimërie.

Por këta këtë identitetin e forcës e përdorin vetëm si provokim, që dikush t’i rrahë e të ankohen për dhunë.

Duke i ikur detyrës së tyre si deputetë, që  përmes fjalës të bëjnë politikë në Kuvend, ata kanë arritur në pikën që duan të provokojnë si të fortë, për të gjetur armikun që po kërkojnë kaq kohë e nuk po e gjejnë, ata që i quajnë “banditë në parlament”.

E vetmja mënyrë se si ata mund t’i gjejnë, duket se është të bëjnë si të fortë, të përleshen me dikë aty dhe pastaj të fillojnë kujën, që na vranë banditët.

Kjo është më shumë se banale. Dhe kur e mendon se kjo tendencë është forcuar më shumë me ardhjen e  Bashës në Kuvend, e kupton që i kemi rënë kot më qafë Berishës, duke e bërë fajtor për banalitetin e Kuvendit. Njeriu që paska qenë mahnitur pas gjithë kësaj historie banale, tani është vetë në krye të këtij banaliteti. Është ky që u thoshte diplomatëve të huaj “nuk kam çfarë t’i bëj Berishës”. Ky në fakt nuk ka çfarë t’i bëjë detyrës që i ka dhënë Berisha. Dhe po përpiqet ta bëjë sa më keq që mundet.

a.ç

Next Post
“Kë të qaj tani?!” I riu i ekzekutuar në Lushnje erdhi të martonte motrën

"Kë të qaj tani?!" I riu i ekzekutuar në Lushnje erdhi të martonte motrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot mblidhet Parlamenti! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

Sot mblidhet Parlamenti! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

April 2, 2026
Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

April 2, 2026
Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

April 2, 2026
“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

April 2, 2026
Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

“Korrupsioni më i madh në perceptim se sa në realitet”, Rama: Nuk çlirohemi prej tij vetëm duke dënuar të korruptuarit

April 2, 2026
Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në Pogradec, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm

Dogji automjetin e një personi, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim ai që porositi krimin

April 2, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

A është ngadalësuar procesi i integrimit në BE? Rama: Jemi refuzuar 3 herë…

April 2, 2026
Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

April 2, 2026
Kodi Zgjedhor/ “Listat e hapura domosdoshmëri”, Elezi: PD-në e drejtojnë hajdutë të certifikuar votash

Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Ibsen Elezi: Berisha po zvogëlon PD, nuk ka më shumë se 25 mijë vota

April 2, 2026
Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In