• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në kërkim të protestuesve “paqësorë”

by Artur Ajazi
19/01/2018 15:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Takimet e mbyllura të kreut të PD Lulzim Basha në disa rrethe, duken më tepër si fushata e tij në kërkim të “protestuesve paqësorë”, ndërkohë që duhej të ishte fushatë rizgjimi sensibilizimi apo rigrupimi i strukturave të shpërbëra të degëve të kësaj partie në shkallë vendi. Si Vlora, Kurbini, Shkodra, Korça apo edhe së fundi Elbasani, kanë qenë për zotin Basha, pasqyra më e mirë e konstatimeve dhe asaj çfarë ai vetë ka vërtetuar për situatën në të cilën gjendet sot kjo forcë politike, ndryshe nga sa çfarë i raportojnë atij deputetët e rinj të listës.

Prej shtatorit deri sot, deputetët e rinj të dalë nga lista “Basha”, kanë raportuar tek kryetari i tyre “suksese, dhe rritje të numrit të anëtarësimeve”, apo dhe “rritje të rreputacionit të kryetarit në bazë”, kur realiteti flet krejt ndryshe. Fushata e Lulzim Bashës, veçmas Monika Kryemadhit, duket mot a mot, si fushata e nevojtarit për ndihma humanitare, por kësaj here kreu demokrat e ka për protestues “paqësorë”. Ndoshta zoti Basha nuk do ta kishte besuar në qoftë se nuk do të kishte dalë vetë jashtë dhe larg selisë blu, se degët e PD në rrethe ishin katandisur si ushtri të shpartalluara nga lufta.

Ai e ka parë me sytë e tij, se si në sallat e mbyllura, në rreshtat e para dhe në fund të tyre, rrinin ulur vetëm ish-drejtorët e ish-pushtetit tij, ish-zyrtarët apo dhe dhjetra pensionistë, të cilët ishin marrë “me qera”, pasi mungonin ata qindra mijëra anëtarë e militantë që dikur mbushnin sheshet dhe pallatet e sportit kur në opozitë u printe Berisha. Kjo pasi baza e Partisë Demokratike, nuk e beson më zotin Basha, nuk e ndjek më pas atë si dikur me çadrën e “lirisë”, dhe nuk e voton më si kryetar partie, pasi e provoi se nuk garantohet barazia dhe liria për një proces të drejtë votimi. Baza e Partisë Demokratike sot nuk është as ajo e 1992, as e 1997, apo e 2005, pasi ka tjetër ndërgjegjësim, nivel dhe konkurueshmëri kriteresh , kontributesh dhe vlerash për kryetarin dhe përfaqësuesit në parlament.

Takimet e mbyllura të zotit Basha provuan edhe njëherë, dështimin e fushatës “sensibilizuese” për ti afruar demokratëve rrugën e vetme për të fituar pushtetin, me protesta “paqësore”. Thirrjet dhe paralajmërimet e tij 2-3 javë para ditës së protestës se “do të rrëzoj qeverinë dhe do të bëhem vetë kryeministër me votat tuaja” tregojnë paaftësi, miopi politike, zbrazëti mendimi dhe mungesë përvoje, pasi po tenton ti drejtojë ata njerëz që do ti mblidhen në 27 janar, drejt anarshisë dhe antiligjit. I bindur se protesta “popullore” është e vetmja rrugë që i ka mbetur në programin e shteruar opozitar, zoti Basha ka vendosur ti qëndrojë besnik deri në fund edhe marrëveshjes me Monikën e LSI, e cila pothuajse i ka humbur shpresat se do të pranohet nga Dashi, Goni, Fatmiri, dhe Nardi në “lidhjen e vjetër opozitare”.

Kjo pasi ata e quajnë Monikën “të majtë , vegël të qeverisë, dhe të pabesueshme”, duke kërkuar nga zoti Basha të përcaktojë qartë politikisht aleancat partiake për një opozitë të bindëse. Pavarsisht përplasjeve brënda “frontit opozitar” e vërteta është se sot Shqipëria nuk ka një opozitë serioze, një krah politik kundërshtar për qeverisjen socialiste. Dhe kjo është fatkeqësi, pasi ata që humbën sërish thellë në 25 qershor 2017 zgjedhjet me votën e shumicës së shqiptarëve, nuk mund të përfaqësojnë denjësisht dhe politikisht pakicën e shqiptarëve në nivel institucional, për të qenë opozitë e besueshme. Zoti Basha nuk ka kuptuar asgjë deri sot (ose bën sikur nuk kupton) nuk ka kuptuar çfarë ndodhi në 25 qershor 2017, apo në 22 korrik, pasi ka në memorje vetëm mesnatën e 17 majit, marrëveshjen me zotin Rama dhe ujdisjen e interesave të tij personale.

Ai nuk e ka kuptuar se është koha për të bërë opozitën e përgjegjshme në mbrojtje të interesave kombëtare, nuk e ka kuptuar se të kërkosh liri, barazi dhe demokraci nga qeveria, duhet ti garantosh fillimisht ato brënda partisë tënde, nuk e ka kuptuar se mënyra më e mirë për të afruar maksimalisht rreth teje bazën e zhgënjyer, është dorëheqja, autokritika dhe transparenca e sinqertë, dhe jo hipokrizia. Nuk e ka kuptuar se mënyra më e mirë për të organizuar protesta opozitare, është jo fushata në sallat e mbyllura, por komunikimi dhe ballafaqimi programor i ideve racionale, duke lënë pas imponimin e liderit të fortë që “i di të gjitha”.

Next Post
FOTO/ Dita e “Ujit të Bekuar”, Putin sfidon temperaturat e acarta

FOTO/ Dita e "Ujit të Bekuar", Putin sfidon temperaturat e acarta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Diskutohet drejt një paqeje të qëndrueshme, raund i ri bisedimesh SHBA–Ukrainë

Diskutohet drejt një paqeje të qëndrueshme, raund i ri bisedimesh SHBA–Ukrainë

December 6, 2025
Alarmohet për trafikun në kryeqytet, PL: Tirana e mbingarkuar

Alarmohet për trafikun në kryeqytet, PL: Tirana e mbingarkuar

December 6, 2025
Europa përballet me rënien më të madhe historike të lindshmërisë – Shqipëria dhe Kosova në trend uljeje. Rënie më të theksuar Ukraina

Europa përballet me rënien më të madhe historike të lindshmërisë – Shqipëria dhe Kosova në trend uljeje. Rënie më të theksuar Ukraina

December 6, 2025
Alarmohet Suedia: Pothuajse çdo javë në Detin Baltik shfaqen nëndetëset ruse

Alarmohet Suedia: Pothuajse çdo javë në Detin Baltik shfaqen nëndetëset ruse

December 6, 2025
Eleminimi i Edmir Bregut fut në hall vrasësit, Aldo Avdylaj lutet në zot: Ishalla kemi fat o Allah se çdo gjë është gati (DOSJA)

Trafikonin emigrantë, GJKKO pranon kërkesën e SPAK dhe kalon për gjykim 32 persona

December 6, 2025
EMRI/ Vuante dënimin në Shkodër, humb jetën në QSUT i burgosuri! Ja arsyeja

EMRI/ Vuante dënimin në Shkodër, humb jetën në QSUT i burgosuri! Ja arsyeja

December 6, 2025
Ultimatumi “i ashpër” i SHBA, Europa përgjigjet: Afati i vitit 2027 për autonominë ushtarake është jorealist

Ultimatumi “i ashpër” i SHBA, Europa përgjigjet: Afati i vitit 2027 për autonominë ushtarake është jorealist

December 6, 2025
“Eric Trump u bë 10 herë më i pasur pas rizgjedhjes së babait të tij”

“Eric Trump u bë 10 herë më i pasur pas rizgjedhjes së babait të tij”

December 6, 2025
Fansat e prisnin prej kohësh/ Dasmë mes VIP-ash në Itali, Jori Delli gati martesën me reperin! Nga kriza në çift te propozimi në Maldive

Fansat e prisnin prej kohësh/ Dasmë mes VIP-ash në Itali, Jori Delli gati martesën me reperin! Nga kriza në çift te propozimi në Maldive

December 6, 2025
Ktheu lokalin në bazë për drogë e lojëra fati, arrestohet 39-vjeçari në Vaun e Dejës! I gjenden edhe…(VIDEO)

Ktheu lokalin në bazë për drogë e lojëra fati, arrestohet 39-vjeçari në Vaun e Dejës! I gjenden edhe…(VIDEO)

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In