• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTO/ Dita e “Ujit të Bekuar”, Putin sfidon temperaturat e acarta

by A R
19/01/2018 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Vladimir Putin nuk lë rast pa treguar se po sfidon vitet me fizikun e tij, e festën e “Ujit të bekuar” e kremtoi me një zhytje në ujërat e ngrira të liqenit Seliger, rreth 400 km në veri të Moskës, si pjesë e ritualit të krishterë ortodoks që kujton pagëzimin e Jezu Krishtit.

Pasi hoqi pallton dhe çizmet, udhëheqësi 65-vjeçar i Rusisë hyri në minipishinën e improvizuar në brigjet e liqenit, bëri shenjën e kryqit dhe zhyti kokën në ujin e akullt. Temperatura e ajrit ishte 6 gradë nën zero.

Ceremonia u zhvillua pasi Putin kishte përfunduar një udhëtim në Shën Pjetërburg dhe në rajonin e Leningradit, i pasuar ky edhe nga një vizitë në Manastirin e Shën Nilus Stolobenskyt.

Zhytja e shefit të Kremlinit përbën të parën herë që ai zhvishet pjesërisht në publik. Gushtin e vitit të kaluar, Putin u fotografua me bustin e zhveshur, por në atë rast ishte në varkën e vet duke peshkuar, e një foto e ngjashme e tij ishte shkrepur në 2009-n, ndërsa kalëronte në një vendpushim.

Ditën e “Ujit të bekuar”, besimtarët ortodoksë hidhen në lumenj apo liqene për të kremtuar pagëzimin e Jezuit në lumin Jordan nga Gjon pagëzori.

Putini, që në zgjedhjet e 18 marsit do të kërkojë një mandat tjetër presidencial, është rritur në regjimin komunist, i cili e ndrydhte besimin, megjithatë ai vet, që prej vendosjes në krye të shtetit është shfaqur si frekuentues i rregullt i ceremonive ortodokse ruse dhe i ka dhënë Kishës një zë më të fortë në shoqëri./a.m.

1880 3841 0119putiepiphany

Next Post
Rrëfimi/ “Pasi e bëmë treshe, gruaja tashmë nuk përmbahet…”

Jeni në një marrëdhënie dashurie, 6 shenjat që tregojnë se do t'ua 'nxijë jetën'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

October 28, 2026
Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

October 28, 2026
Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In