• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në kërkim të kohës së humbur” së Proust, por me Ramën e Bashën

by Ben Andoni
27/09/2021 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Profesori i mjekësisë Ylli Popa do ta tejkalonte kohën e tij, kur tentoi në kapërcyell të ikjes së regjimit komunist të apelonte ndryshimin me publikimin e një shkrimi, i cili pati fuqinë e gati një traktati. Duke përdorur titullin e kryeveprës së Prustit “Në kërkim të kohës së humbur”, ai dha shenjën domethënëse se: Shqipërisë i duhej medoemos ndryshimi dhe se vendi megjithë izolimin nuk mund të ishte ndryshe nga vendet e tjera. I ndjeri ndërroi jetë pak vite më parë duke lënë kujtimin e një mjeku të mirë dhe burri të kulturuar por edhe se vendosi një standard apeli përmes publicistikës, që deri më sot nuk është kaluar, paçka se liria e shkrimit tashmë është e sanksionuar, bashkë me shumë liri të tjera. Atë kohë Shqipëria kishte humbur kohë nën një regjim të padrejtë. Shqipëria e pas Luftës së Dytë Botërore, sidomos në vitet ’80, e futur në një spirale dështimesh dhe nën flamurin e një ideologjie shpjeguar në mënyrë arkaike nga aparatçikë që nuk nginjeshin mbi vuajtjen e njerëzve, ishte nga vendet më të keqardhura për rrugën e saj anakronike. Popa gjithsesi noton në atë kohë dhe nuk e anatemon, por shkon më tepër duke kërkuar marrjen e kohës së humbur, e duke e theksuar atë si domosdoshmëri.

31 vjet më vonë, “Në kërkim të kohës së humbur”, mund dhe duhet të bëhet sërish lajtmotivi ose deviza e të ardhmes së Shqipërisë. Në vend të kësaj me atë që dëgjuam nga paraqitja e programit dhe nga shumë fjalimet e ngurta të parlamentarëve të Majtë dhe oponencës kaotike të Djathtë, Shqipëria do mbetet eturisht kah nevojës së këtij lajtmotivi, që kërkon bashkëkohësinë me botën.

Është e vërtetë se duhet t’i lihet koha e mjaftueshme një Ekzekutivi për të gjykuar realisht nëse ai e ka përmbushur apo jo programin e tij. Programi “Rama 3” e kërkon këtë dhe synon ta bëjë me shtyllat e propozuara, si edhe punën që mëton ta bëjë me ministrat e vet. Referuar logjikës, sipas të cilës nuk mund të gjykosh një produkt që nuk ekziston, mbetet të shihet sesi do të funksionojë ky aksion dhe e dyta si do jetë sfida e tretë e Ramës. Për fat të keq duhet të jenë fillimisht vetë ekonomistët (me të cilët është e mbushur kjo legjislaturë) ata që duhet të kanalizojnë mendimet e duhura për programin, të sqarojnë idetë dhe mbi të gjitha të tregojnë dobinë e tij. Shumë gjëra u thanë në parlamentin shqiptar por në kakofoninë e zakonshme të zërave ishte fare e vështirë të kuptoje realisht sesa një Ekzekutiv, që nuk e parashikon dot fundin e pandemisë, të shpresojë në një program ku mund t’i duhet të ndreqet udhës, për të mos thënë që mund të përballet sërish me sfida të paparashikueshme. Këto të fundit i janë dhënë shpesh si sfidë vendit tonë në vitet e fundit, qoftë me ardhjet e muxhahedinëve, e tani në fund të afganëve, por fillimisht me masën e tërmeteve shkatërrimtare dhe të pandemisë, që nuk po i duket fundi.

Por ritiradat e ligjvënësve tanë veç nivelit të dobët dhe mungesës së vizionit, qoftë të atyre që shpjegonin por edhe atyre që e kritikonin me sulm, nuk sollën ndonjë gjë më shumë. Në fakt edhe nuk pritej ndonjë gjë më e madhe. Më shqetësues akoma ishte retorika e liderit të opozitës Basha, kur shprehej besimplotë se: “Demokracia shqiptare nuk është krizë, ajo ka vdekur. Ka vdekur në shtyllat e saj kryesore. Në themelin e saj janë zgjedhjet e lira. Demokracia shqiptare është vrarë. … Ai që qëndron ulur këtu mbrapa po thotë që Shqipëria po ecën kryelartë falë veprave të lavdishme dhe unitetit të parti-popullit. Më lejoni ti bëj autopsinë kufomës së kësaj qeverie, me bisturitë e partnerëve”.

Ky citim nga fjala e krye-opozitarit Basha të dhemb ashtu si shpesh retorika e ngritur e kryeministrit Edi Rama sepse realisht nuk debatohet më për ide ose për vizione, por thjesht për të kundërshtuar. Që do të thotë se ne jemi të destinuar të humbasim sërish kohë. Basha as nuk reagoi apo nuk pati përulësinë e protokollit për mbështetjen që kryeministri ka marrë, që do të thotë dukshëm një minus i madh i aksionit opozitar, nisur qysh para vitit 2017 drejtuar prej tij, i cili i ka humbur vendit aq shumë energji, ide dhe mbi të gjitha kohë.

I ndjeri Popa duke përdorur shumë referenca të shkencave të ndryshme, përveç edhe referimeve të kohës socialiste, e përgatiti shkrimin e tij me një fabul interesante, ku në thelb ishte biseda me një student dhe pastaj shtjelloi idenë e ndryshimit të panegociueshëm, qoftë edhe me kushtet e asaj kohe. Sot, edhe me ndihmën e hapjes totale; fuqisë së pamatë të internetit; përkthimeve pa fund; autorëve të shumë të huaj të gjithë fushave; Shqipëria e ashtuquajtur intelektuale është shumë pas referimeve shkencore dhe mirëfilli kulturore që shpalosi Popa asokohe. Mbase rruga më pak konfliktuale dhe më shumë konstruktive opozitare mund ta tërhiqte Shqipërinë në udhë të tjera, por edhe në një ndryshim aq shumë të nevojshëm në ditët tona. E megjithatë kemi mbetur pas ose nuk mund të bëjmë dot më shumë, ashtu si na ngacmon nga kohë më parë një cinik i paepur. “Një tipar padyshim fatkeq i shqiptarëve dhe tipar mjaft i dukshëm është mungesa e plotë e idealizmit. Në një vend ku njerëzit vdesin aq kollaj për hiçgjë, nuk është dëgjuar që të vdesë dikush për një ideal ose çështje”, na vjen Konica nga largësia e gati një shekulli më parë. Do të ishte më i kursyer Pashko Vasa, pararendës e bashkëkohës i Konicës, një administrator i mirë i Perandorisë Osmane, i cili në një nga detyrat e fundit iu la të bënte një audit në Kosovë: Të shpaloste pikat e dobëta të perandorisë dhe nga ana tjetër të njihte kërkesat e shqiptarëve. Ndër shumë vërejtjet që bëri ishte se vendasit duhet të dinin se çfarë kërkonin, të identifikoheshin duke ndarë dasitë fetare, por kjo nuk mund të bëhej kur vetë administratorët, bashkatdhetarët e tyre, duhet të reformoheshin. Pak vite më vonë, ai bën dhe epigramin që ka mbetur sot e kësaj dite një nga pak idetë “Feja e shqiptarit është shqiptaria”. Kjo është një nga devizat që ndërroi krejt kuptimin e shqiptarëve për vendin e tyre dhe nga të paktat e pazëvendësueshme.

Ylli Popa do e përshkruante kështu vonesën e lodhshme në shkrimin e tij: “Gjatë ecjes sonë përpara është e domosdoshme që herë pas here ta kthejmë vështrimin prapa, secili në sektorin e tij, për të parë më mirë rrugën që kemi bërë, kemi shkuar drejt apo me zig-zake, çfarë na ka penguar dhe pse e humbëm. Pra, retrospektiva t’i shërbejë sa më mirë perspektivës. Më kujtohen në këto çaste vargjet e  Robert Frostit: Pylli është i dendur, i thellë dhe prekës/ Por unë jam betuar që udhën ta vazhdoj./ Ende   shumë  milje përpara se  t’i dorëzohem gjumit/ Dhe akoma shumë milje përpara se t’i dorëzohem gjumit!”

Fatkeqësisht, ne i jemi dorëzuar errësirës me të cilën na ka mbuluar politika në këto tre dekada. Ndaj çdo legjislaturë e parlamentit tonë ta kthen të gjallë atë që shqiptarët po vuajnë në vitet e fundit: kokëçarjen e pandalur prej luftës artificiale të politikës dhe konfliktin kaotik Basha-Rama, që i kanë shkaktuar jo pak shqetësime vendit dhe demokracisë, vendi thjesht zhytet në debatet shterpë për ta. Ndaj, ndodh që e ndjejmë kohën e humbur në atë që sot flitet nga politika e ekonomia e deri për mjedisin, në atë që flitet për teknologjinë, në atë që na lidh me përparimin e vendit. Koha e humbur është në çdo bllokim, që i bëhet parlamentit; në reformat e mbetura dhe pa jetë të qeverive shqiptare për arsimin dhe ekonominë; në përparimin e munguar teknologjik të vendit dhe ngutin e të gjithëve për të braktisur Shqipërinë. Dhe, koha e humbur e shqiptarëve tashmë është ëndrra jonë për të pamundurën, që na fal kjo politikë me modulet e saj të zhvillimit. Po më mirë mbase. “Ëndrrat nuk duhet të konvertohen në realitet, siç mendojmë; ne mbase nuk do arrinim të formonim edhe gjënë më të vogël, po të mos ishte dëshira, anipse është e dobishme t’i formojmë ëndrrat në mënyrë që t’i shohim të dështojnë dhe të udhëzohemi nga dështimi i tyre”, shkruan Prust te “Koha e tij e humbur”. A na i kanë vjedhur ëndrrat? Braktisja e vendit, gjendja e sotme dhe retorika e lodhshme politike e Berisha-Rama-Bashës na e sjell sërish të kthjellët mësimin e profesor Popës… për kërkimin e kohës së humbur. (Homo Albanicus)

 

Next Post
Babai detyroi djalin e tij të tregojë për krimin e bërë, e çoi vetë në polici (FOTO)

Vrasja e mësueses në Britani/ Në pranga një 36-vjeçar shqiptar, punonte në një restorant! (Emri)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

July 16, 2026
“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

July 16, 2026
Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

July 16, 2026
Të moderuarit pro amerikanë të Saliut

Klubi i futbollit “Djemtë e Jugut”… (Dhe përse Anglia nuk do dalë kurrë kampion)

July 16, 2026
Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

July 16, 2026
Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

Protesta/ Analisti në “Real Story”: Jemi mes sovranitetit të kombit dhe sovraniteti të shtetit…

July 16, 2026
Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

July 16, 2026
Manjani ironi me Mediun: Ringjallja? Sa herë e dëgjoj, më shfaqet lugati!

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik, por porosi e Ramës

July 16, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

VIDEO / Rama: Shqipëria vazhdon të frymëzojë produksionet e Hollivudit

July 16, 2026
“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In