Një 30-vjeçar nga Mali i Zi, i shpallur në kërkim nga Franca, është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit nga policia shqiptare.
30-vjeçari A.D. u arrestua teksa po tentonte të hynte në Shqipëri.
Nga verifikimi i dokumentacionit rezultoi se 30-vjeçari është në kërkim nga Franca pasi akuzohet për përdhunim dhe kryerje e marrëdhënieve seksuale me të mitur. Ndaj tij ka masë sigurie arrest në burg.
30-vjeçari u arrestua me qëllim ekstradimin në Francë.
/a.r