Nuk ka paqe për aktorin italian Francesco Nuti. Regjizori dhe aktori i famshëm i cili ndodhet në një karrige me rrota pas një aksidenti në vitin 2006, është keqtrajtuar nga kujdestari që duhet të kujdesej për të. Nga aksidenti Nuti ka pësuar dhe dëme cerebrale, por zbulohet se keqtrajtimet ndaj tij janë bërë prej më shumë se një viti.
Denoncimi vjen nga vëllai i Francesco Nuti, Giovanni pas rrëfimit që i bëri një djalosh afrikan mbi kujdestarin e Nutit.
Afrikani do të zëvëndësonte në muajt dhjetor dhe janar, gjeorgjianin që shkoi me pushime, por zbuloi keqtrajtimet që ai i kishte bërë aktorit. Gjergjiani e qëllonte me shuplaka, fyerje dhe kjo dhunë ishte gati të përditshme. Dhuna kishte nisur prej një viti, që në momentin që nëna e Nutit nuk jetonte me të birin. Djaloshi afrikan ia rrëfeu të gjitha këto të vëllait të Franceskos, i cili njoftoi policinë. Tanimë kanë nisur hetimet për gjerogjianin si dhe është njoftuar që mos ti afrohet shtëpisë së aktorit.
Gjatë intervistës me prokurorin Antonio Sangermano, Francesco Nuti shkroi mbi një biletë “Kam frikë!”