• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Në Jug, Turqi, Korfuz, apo Paris? Ja ku është më mirë t’i kaloni pushimet

by
08/08/2015 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur vjen fjala te pushimet, nuk është e thënë që sa më të shtrenjta të jenë, aq më mirë është. Aty ku raporti cilësi/çmim është më i mirë dhe më i drejtë është vendi më ideal për të harruar, qoftë edhe për pak ditë, stresin dhe rutinën e përditshme. Shqipëria vuan këtë handikap, ndërsa fqinjët e përmbushin më së miri. E si për t’iu bindur, në këtë shkrim do t’ju sjellim disa përvoja turistike që justifikojnë buxhetin e shpenzuar dhe kënaqësinë e marrë.

Në kohë krize ekonomike, pushimet janë kthyer në një “luks” nga i cili është vështirë të heqësh dorë, mbi të gjitha sepse për ato ke punuar një vit të tërë. Çështja kryesore është të gjesh një destinacion që të të ofrojë një raport të drejtë mes çmimeve dhe cilësisë. Turistët janë gjithmonë të gatshëm të tregohen më dorëlëshuar me buxhetet e tyre, por vetëm nëse aspekti argëtues i përmbush nevojat e tyre. Shqipëria lë për të dëshiruar në këtë këndvështrim, ndaj shpesh çmimet e larta nuk justifikojnë as produktin dhe as shërbimin e marrë. Po çfarë nënkupton një raport i drejtë? Përcaktimi varet shumë nga vendi ku jeni dhe çfarë zgjidhet. Në Shqipëri, kjo vështirësohet edhe për shkak të mungesës së standardeve dhe klasifikimeve. Nëse zgjidhet një hotel me tre yje, atëherë ti duhet të presësh pastërti perfekte të dhomës, ndërrim të përditshëm të çarçafëve dhe arredim standard i dhomës. Çmimi duhet të jetë në linjë me shërbimet ndihmëse, natyrisht nuk mund të gjeni shërbim WiFi, TV satelitor, por nëse është hotel me katër yje, gjithçka duhet të jetë e përfshirë. E njëjta gjë duhet të thuhet edhe në rastin e restoranteve. Sasia dhe cilësia e ushqimeve nuk duhet të tejkalojë shifra të arsyeshme, ndërsa shërbimi duhet të jetë gati perfekt. Vera duhet të serviret në mënyrë korrekte, menyja duhet të shkruhet në bazë të standardeve të përcaktuara në ligj (çmimi, shërbimi, ndonjë ingredient i ngrirë) në mënyrë që të mos ketë asnjë surprizë.

Për të kuptuar sesi ndryshon nga një destinacion në tjetrin ky raport do të krahasojmë përvojat e disa kategorive të turistëve shqiptarë.

Një tur nëpër rivierë

riv

Udhëtimi i parë i takon përvojës së një çifti të ri. Për nëntë ditë, ata kanë ndërmarrë një tur nga Himara në Ksamil (Potam, Llaman, Jalë, Dhërmi, Drimadhes) me automjetin e tyre privat. Për këtë kohë qëndrimi, ata shpenzuan rreth 80,000 lekë (ose rreth 600 euro), ku përfshihet karburanti i makinës, fjetja, ushqimi, pijet, por jo argëtimi. Më konkretisht, për akomodimin në hotele në destinacione të ndryshme të bregdetit të Jugut, ata paguan nga 3,000 lekë deri në 5,000 lekë. Cilësia dhe shërbimi i dhomave

u vlerësua pozitivisht, por edhe çmimet që deri diku justifikonin vlerën e paguar. Cilësia e ushqimit mori nota të mira, ndërsa çmimi mesatar për vaktin e drekës llogaritej në rreth 5,000 lekë.

Të pajustifikuara deri diku ishin çmimet e shezlongëve, ku maksimalisht shkonin në 1,500 lekë, shifër e cila vlente kryesisht për ishujt e Ksamilit apo edhe në Drimadhes. Në lidhje me aspektet e mësipërme nga ky çift, raporti mes çmimit dhe cilësisë justifikohej deri diku i drejtë. Por, ata nuk e konsideruan të tillë sa i përket argëtimit. Një shëtitje për rreth një orë me jet, kushtonte 8,000 lekë, ndërsa për të shkuar në Gjirin e Gramës, kostoja ishte 20 euro. Oferta e argëtimeve është e vakët në destinacione të ndryshme të bregdetit të Jugut dhe shpesh ajo kufizohet në ndonjë shëtitje me mjete motorike ujore apo edhe në lokalet e jetës së natës.

Pasaporta e udhëtimit

Destinacioni: Jugu i Shqipërisë

Qëndrimi: 9 ditë

Buxheti i shpenzuar: 80,000 All/çift

Raporti çmim/cilësi: Justifikohet pjesërisht

Turqia, të gjitha në një
turkey

Turqia, e më konkretisht Alania, është zgjedhur si destinacion pushimesh nga një grup i përbërë nga katër vajza. Qëllimi: pushime të qeta, ku nuk duhej të mendohej për gjë. Nëpërmjet një agjencie turistike, ato zgjodhën të kalonin gjashtë ditë e shtatë net në një resort në Alania të Turqisë, me pesë yje, për një çmim total 650 euro për person. Akomodimi ishte all inclusive dhe në çmim u përfshinë edhe biletat e udhëtimit. Një nga pikat e forta ishte jeta e natës me klubet që ofronin përvoja të këndshme, ndërsa shërbimi u vlerësua gati perfekt. Resorti ofronte një sërë alternativash për argëtim si gjatë ditës me lojërat në ujë, ashtu edhe në orët e mbrëmjes. I vetmi aspekt që vajzat konsideruan si “negativ” ishte distanca pak e largët mes resortit dhe qendrës së qytetit. Për to, distanca ishte një element i rëndësishëm. Ato zgjodhën të vizitonin qendrën e Alanias pa guidë turistike, duke marrë argëtim maksimal edhe nga të bërit pazar.

E gjithë përvoja e kaluar në këtë resort u cilësia pozitive. Raporti cilësi/çmim u konsiderua i drejtë dhe për to kjo ishte një përvojë që mund të përsëritej, por herën tjetër do të bënin më kujdes që largësinë nga qendra e qytetit ta kishin më të vogël.

Pasaporta e udhëtimit

Destinacioni: Alania

Qëndrimi: 6 ditë

Buxheti i shpenzuar: 650 euro/person

Raporti çmim/cilësi: I drejtë

Paris, për muaj mjalti
paris

Për një çift të sapomartuarish një tur kulturor 8-ditor, në qytetet më të bukura të Europës, është padyshim një zgjedhje tërheqëse e që justifikon çdo euro të shpenzuar. Ata, të orientuar nga agjencia turistike, zgjodhën të udhëtojnë me autobus në disa shtete, si në Kroaci, Slloveni, Austri, Gjermani, Francë, Zvicër dhe kthimi nga Italia. Franca ishte destinacioni ku kaluan më shumë net, gati tre. Për këtë paketë ku ishte i përfshirë mëngjesi dhe darka, ata paguan 360 euro/personi dhe e konsideruan si të drejtë dhe të pranueshëm raportin mes çmimit dhe cilësisë.

Të kesh mundësi të vizitosh një sërë qendrash europiane përbën vërtet një përvojë të veçantë, e aq më tepër kur në të është i përfshirë një qëndrim më i gjatë në Paris, që njihet si qyteti i dashurisë. Duket gati–gati si një klishe, por këto udhëtime nuk të bëjnë asnjëherë monoton, edhe pse të duhet të përballesh me orë të gjata qëndrimi në autobus.

Pasaporta e udhëtimit

Destinacioni: Paris

Qëndrimi: 8 ditë

Buxheti i shpenzuar: 720 euro/çifti (vetëm agjencia, pa shpenzime të tjera)

Raporti çmim/cilësi: I drejtë

Korfuzi, shumë argëtim
Corfu-oldquarters

Greqia, këtë verë, është një nga destinacionet më të kërkuara nga shqiptarët, veçanërisht Korfuzi, Parga e Kalkidhikia. Fqinji jugor, për shqiptarët, gëzon avantazhin e afërsisë, mund të arrihet lehtë me mjete private. Kjo ishte edhe një nga arsyet e ndërmarrjes së një udhëtimi 9-ditor nga një çift e një fëmijë të vogël. Destinacioni i tyre ishte Paleokastritsa. Preferuan që ta realizonin këtë udhëtim duke iu referuar një agjencie angleze pasi oferta ishte 600 euro (mëngjes+darkë). Si pikë kalimi u zgjodh ajo me Igumenicën, pasi kostoja ishte edhe më e ulët për udhëtimin me traget. Udhëtimi me traget zgjat afërsisht një orë e gjysmë, për makinën duhet të paguash 60 euro vajtje-ardhje, ndërsa individët 15 euro. Kjo familje e vogël kishte zgjedhur të akomodohej në një studio, e cila kishte ambient gatimi. Të konsumoje një birrë në qytetin e Korfuzit kushtonte 3.5 euro, ndërsa një koktej 7 euro. Jeta e natës në këtë qytet është e mrekullueshme, ndërsa ditën mund të zgjedhësh të bësh edhe pak turizëm kulturor, pasi atraksionet janë të shumëllojshme, pa harruar edhe shopping. Deti ishte larg studios vetëm 50 metra dhe nuk ishte nevojshme të prenotoje çdo ditë shezlong (kushtonte 8 euro) pasi fare mirë mund të pushoje në çadrën personale. Mund të zgjidhje gjithashtu të bëje një shëtitje me varkë, e cila kushtonte 14 euro çifti. Një atraksion i veçantë ishte edhe shëtitja me “nëndetëse”, quhej kështu pasi varka kishte dy kate nën ujë ku gjendej edhe një akuarium e mund të shijoje lëvizjet e peshqve të ndryshëm. Për këtë familje të re, edhe pse buxheti ishte disi i lartë, Korfuzi ishte zgjedhja e duhur. Raporti mes cilësisë dhe çmimeve u konsiderua i drejtë dhe ky ishte një udhëtim që sipas tyre ia vlente të përsëritej, veçanërisht për mënyrat e shumta të argëtimit dhe atraksionet që tërhiqnin turistë pa fund. Në Korfuz gjithashtu, me pak fat, mund të gjesh edhe shqiptarë që kanë në pronësi dyqane, bare apo kafene dhe kjo të bën të ndihesh sikur je në “shtëpinë” tënde.

Pasaporta e udhëtimit

Destinacioni: Korfuz

Qëndrimi: 9 ditë

Buxheti i shpenzuar: 1,000 euro/çift

Raporti çmim/cilësi: I drejtë

Monitor

Next Post

Këto janë këmbët më seksi të Hollivudit (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel”, protestuesit shfrenojnë fantazinë, thirrjet pikante nga protesta

“Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel”, protestuesit shfrenojnë fantazinë, thirrjet pikante nga protesta

June 3, 2026
Zvërneci/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’! Shqipëria është në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca

Zvërneci/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’! Shqipëria është në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca

June 3, 2026
“Sazani grek” dhe “Zvërneci vorioepirot”/ Faqet greke ndezin propagandën kundër investimit me rëndësi për turizmin shqiptar

“Sazani grek” dhe “Zvërneci vorioepirot”/ Faqet greke ndezin propagandën kundër investimit me rëndësi për turizmin shqiptar

June 3, 2026
Sheshi i një opozite të re, si “Gracka e Tuqiditit”?!

Sheshi i një opozite të re, si “Gracka e Tuqiditit”?!

June 3, 2026
Tragjedia në Shëngjin/ Presidenti Begaj: Ngushëllime familjeve! Institucionet të marrin masat për sigurinë në plazhe

Zvërneci në qetësi! Dyert e kantierit janë të hapura dhe pa roje, rrëmuja politike zhvendoset në Tiranë

June 3, 2026
“Pas protestës qëndron Sorosi”/ Flamur Noka sulmon protestuesit: Kanë inat Donald Trump, se nuk iu plas për zogjtë!

“Pas protestës qëndron Sorosi”/ Flamur Noka sulmon protestuesit: Kanë inat Donald Trump, se nuk iu plas për zogjtë!

June 3, 2026
Marrëveshja për prodhimin e mjeteve lundruese ushtarake, ministri Nufi takon në Romë homologun e tij italian

Marrëveshja për prodhimin e mjeteve lundruese ushtarake, ministri Nufi takon në Romë homologun e tij italian

June 3, 2026
Zvërneci nuk mbrohet me nacionalizëm, as me antisemitizëm

Zvërneci nuk mbrohet me nacionalizëm, as me antisemitizëm

June 3, 2026
Protesta kundër investimit në Zvernec, aktivistët e Vetëvendosjes prijnë përplasjen me policinë në Tiranë

Protesta kundër investimit në Zvernec, aktivistët e Vetëvendosjes prijnë përplasjen me policinë në Tiranë

June 3, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

A është protesta, arketipi i Gjeneratës shqiptare Z?!

June 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In