Përzgjedhja nga UEFA e gjyqtarit italian Nikola Ricoli, për të drejtuar ndeshjen Shqipëri-Serbi, ka bërë që të plasë humori në rrjetet sociale në Itali.
Fotoja më poshtë flet vetë, ndërkohë që batutat janë pa fund, si këto: “I japim lamtumirën e fundit Nikola Ricolit, ishte një burrë i ndershëm!”.
“UEFA zgjodhi mes Ricolit dhe një arbitri brazilian që nxorri pistoletën në fushë”.
“UEFA i ka paguar vetëm biletën e vajtjes Ricolit”.
