• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kosova para UNESCO-s: Ju garantojmë statusin special për Kishën Ortodokse Serbe

by
08/10/2015 09:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Ditën kur Bordi Ekzekutiv i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) ka nisur sesionin, krerët shtetërorë të Kosovës janë përkujdesur që me një letër të përbashkët t’u drejtohen delegacioneve kombëtare, duke kërkuar mbështetje për anëtarësim në këtë agjenci të Kombeve të Bashkuara, shkruan Koha Ditore.

Në dokument ata kanë numëruar një varg arsyesh pse Kosova duhet të jetë pjesë e këtij mekanizmi. Letrës në mirëbesim i është bashkëngjitur edhe një raport mbi trashëgiminë kulturore serbe në Kosovë, autor i të cilit është ish-shefi i Zyrës ndërlidhëse greke në Kosovë, Dimitris Moschopoulos, një kohë i ngarkuar i BE-së për çështje të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, tani këshilltar i jashtëm Qeverisë së Kosovës për trashëgimi fetare dhe kulturore.

Në letrën e nënshkruar nga presidentja Atifete Jahjaga, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, krerët e vendit kanë dhënë zotime se Republika e Kosovës do të vazhdojë t’i marrë përsipër obligimet që dalin nga aneksi numër pesë i Planit të Ahtisarit, i cili Kishës serbe i siguron mbrojtje kushtetuese të identitetit, pronës dhe lidhje speciale me Serbinë.

Next Post

Foto/ Elbasani zgjohet kuqezi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com