• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në Himarë, kokëulur

by Artur Ajazi
24/07/2024 14:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Zgjedhjet e reja për të zgjedhur kreun e bashkisë së Himarës, e kanë futur opozitën në telashe. Jam i bindur se Berisha, do ta kishte vazhduar “sagën” e tij me Belerin e ri, dhe do ta kishte çuar deri në fund misionin shkatërrues. Por edhe me kandidatin e ri, opozita sërish shkon në Himarë, kokëulur. Kjo për faktin sepse, atje opozita apo më mirë të themi Berisha, zgjodhi të nxjerrë si kandidat të saj, emrin më të lakuar, dhe më të diskredituar të asaj zone, siç ishte Fredi Beleri me tre emra. Karvani i gjatë i hetimit, arrestimit, hetimit dhe gjykimit, duket se morën fund për organet e drejtësisë, dhe ky në fakt ishte shembulli më negativ që do ti ndjekë edhe për shumë vite, opozitaristët tanë.

Beleri, ishte njolla më e zezë, jo vetëm se u zu në flagrancë duke bërë pazare  votash, por edhe sepse mbi atë që sot është “eurodeputet”, rëndojnë një mal me akuza nga institucionet dhe drejtësia shqiptare. Opozita do të shkojë, dhe do të ulë kokën para himariotëve, para shqiptarëve të atjeshëm, pasi ka gabuar, ka shkelur mbi dinjitetin dhe sovranitetin e vendit, duke promovuar për muaj e muaj me rradhë, duke mbrojtur një  antishqiptar të deklaruar. Çfarë i ka mbetur më Berishës, PD-së,  dhe  taborrit të asaj partie, kur në gjyq u vërtetua katëcipërisht pazari i Belerit me blerjet e votave  ? Çfarë  i  ka mbetur më Berishës, apo dhe Dule “grekut”, të ndjehen medemek  si  “krenarë se  përfaqësojmë opozitën në zgjedhjet e 4 Gushtit” kur Beleri apo më keq akoma dhe kandidati i tyre i ri, i ardhur nga gjirizet e lobit grek në SHBA, japin deklarata  skandaloze, ku përçohet tërësisht  fryma  antishqiptare, dhe misioni i tyre përçarës.

A mund të  besosh tek një opozitë e tillë, ku bëhet ortake  edhe me “djallin”, veç të dëmtojë  interesat e vendit ? Në Himarë shpura e Berishës, do të shkojë kokëulur, dhe do të kthehet me humbjen spektakolare të kandidatit  të saj antishiptar. Vangjel  Tavo, mbetet njeriu i duhur, dhe figura më e sprovuar  që kërkon sot Himara, bashkia e atij qyteti të Shqipërisë, që kërkojnë sot ata që duan largimin e frymës  përçarëse, që deshi të mbjellë “greku” dhe mercenari  Beleri  bashkë me Dulellarët e tij.

Opozita do të shkojë kokëulur në Himarë, dhe atje do ti bëhet “gjyqi” me votë nga himariotët, patriotët dhe njerëzit e mënçur  të bregut. Berisha dhe Dule, e kanë humbur Himarën përgjithmonë, teksa i dolën në mbrojtje njeriut, që duhej të ishte në burg me kohë për vepra të rënda penale, por që fatkeqësisht arriti të  promovohej nga një ish-kryeminister që çirret çdo natë nga ballkoni si “nacionalist që i dhimbsen trojet shqiptare”, por që  në fakt,  ka punuar kundër  indipendencës së tyre. Opozita  do të shkojë kokëulur në  Himarë, dhe do të ikë prej saj me “bisht nën shalë” për të mos u kthyer më  kurrë në tokën më të lashtë Arbnore, të cilën Greqia përmes mercenarëve të saj edhe në politikën shqiptare, mundohet ta “helenizojë” me  teori  të vjetëruara, të dala boje.

Next Post
Kryediplomatët e Kinës dhe Ukrainës shkëmbejnë mendime mbi luftën

Kryediplomatët e Kinës dhe Ukrainës shkëmbejnë mendime mbi luftën

Comments 3

  1. Anonymous says:
    2 years ago

    Te lumte o Artur Ajazi .Sa tejete Dule Greku nuk ben hajer cdo lloj mecenare greku . Dule greku do marre leke si pune shume sahenelepirasve te ketij lloji . Sa per Himaren i vijne anes cdo lloj mercenari Griek. Une jam nip BREGDETI dhe jam krenar qe skam lidhje me cdo lloj mercanare Greku. Sa per Dule Grekun ne 4 Gushte te shkoje te haje fasule ne burgun e Fierit me me Bejler grekun …Te shkruj pena juaj pa pushim . APershendetje Engjelli Durres.

    Reply
    • Elis says:
      2 years ago

      Shqiptarët i njohin mirë politikanët e tyre. Prandaj ua ngulin me votë të shiturve.

      Reply
  2. Bari Vlore says:
    2 years ago

    Përshendetje Engjëll s’na fole fare për Tavo grekun

    Reply

Leave a Reply to Elis Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In