Një ditë para se SPAK të lëshonte urdhër-arrestin për deputetin socialist Alqi Bllako, analisti Lorenc Vangjeli, në studion e Kontrast, përballë ministres Elisa Spiropali, e paralajmëroi këtë ngjarje në studion e ‘Kontrast’. Por këtë të premte, Vangjeli tha se të tjerë personazhe mund të përballen me drejtësinë për çështjen e ‘Inceneratorëve’.
Siç tha analisti në Report TV, bëhet fjalë për emra që nuk janë lakuar më parë, madje as kanë qenë dëshmitarë në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve.
Për inceneratorin e Fierit, SPAK arrestoi Alqi Bllakon i cili akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, duke falsifikuar dokumente shpronësimi për një tokë që nga arë ishte kthyer në truall dhe dokumentet e falsifikuara i janë paraqitur Këshillit të Ministrave, tokë mbi të cilën do ndërtohej inceneratori i Fierit. Kjo shkelje, thotë Prokuroria e Posaçme, është bërë në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe kryetarin e shpronësime, Pëllumb Abeshi.
/b.h