• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në Gaza po vdes edhe Perëndimi!

by Blendi Kajsiu
22/11/2023 10:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Blendi Kajsiu

Në Gaza sot nuk po vdesin vetëm me mijëra fëmijë të pafajshëm por edhe vetë perëndimi qoftë si ide, qoftë si sistem politik. Nuk mund të mohohet e drejta e Izraelit për tu mbrojtur kundër sulmeve terroriste të Hamasit që në mënyrën më barbare vranë më shumë se një mijë hebrenj, shumë prej tyre mbrojtës të paqes me Palestinën.

Ama përgjigja ushtarake e Izraelit, nën udhëheqjen e një qeverie të ekstremit të djathtë me kryemnistër Benjamin Netanyahun, më shumë se mbrojtje ngjan si hakmarrje dhe dënim kolektiv ndaj palestinezëve. Nga statistikat e deritanishme bombardimet kanë vrarë më shumë fëmijë palestinezë sesa terrorist të Hamasit. Më shumë se mbrojtjen e Izraelit strategjia e Netanyahut duket se ka për qëllim zbrazjen e Gazës nga popullësia e saj palestineze.

Strategjia e Netanyahut nuk prodhon vetëm vdekjen masive të palestinezëve por vë në rrezik edhe vetë qytetarët izraelit, pasi në një periudhë afatgjatë do prodhojë më shumë esktremizëm, dëshpërim dhe terrorizëm anti-izrelit. Historia na tregon që terrorizmi nuk luftohet me ushtri. Mjafton të shkosh eksperiencën e SHBA-ve në Irak dhe Afganistan pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit për të kuptuar që lufta ushtarake kundër terrorizmit prodhon më shumë terrorizëm dhe vdekje.

Në këto kushte lufta që Netanyahu i ka shpallur Hamasit është e dënuar të dështojë. Edhe sikur ushtria izraelite të vrasë të gjithë antarët e kësaj organízate terroriste dëshpërimi dhe urrejtja që kasaphana izraelite po prodhon në Gaza kanë mbjellë tashmë farën e terrorizmit të ardhëshm. Ky është një film që përsëritet prej brezash në lindjen e mesme.

Ndërhyrja ushtarake e Izraelit në Liban në vitin 1982 kundër sulmeve terroriste që vinin nga grupe ekstremiste palestineze aty prodhoi me mijëra civilë të vrarë dhe me qindra ushtarë izraelit të vdekur. Pushtimi i Libanit jugor nga ushtria izraelite u kurorëzua me shpartallimin e disa grupeve të vogla terroriste për të përfunduar me krijimin e grupit ekstremist dhe terrorist Hezbollah që ishte shumë më i rrezikshëm për Izraelin sesa të gjitha grupet e mëparëshme ndaj të cilave Izraeli kish shpallur luftë.

Ndaj lufta e përgjakëshme dhe kasaphana që forcat e armatosura të izraelit po zhvillojnë në Gaza nuk zgjidhin hallet e sigurisë izraelite por hallet e kryeministrit Netanyahu dhe të qeverisë së tij të ekstremit të djathtë. Forcimi dhe financimi i Hamasit ka qenë politike e deklaruar e ekstremit të djathtë në Izrael për të eleminuar cdo mundësi të krijimit të një shteti të pavarur Palestinez.

Sipas llogjikës “përça e sundo” forcat e sigurisë së Izraelit dhe politikanët e ekstremit të djathtë kanë mbështetur Hamasin për të minuar Autoritetin Palestinez. Prej vitesh Hamasi ishte partneri strategjik i Netanyahut për të dobësuar Autoritetin Palestinez në Bregun Perëndimor në mënyrë që të eleminohej çdo mundësi për krijimin e një shteti të pavarur palestinez. Ndaj Netanyahu lejonte prej vitesh financimin e Hamasit me qindra milionë dollarë amerikan nga vendet fqinje (shiko: https://www.timesofisrael.com/for-years-netanyahu-propped-up-hamas-noë-its-bloën-up-in-our-faces/).

Ky është një fakt publik që e ka rrëzuar përtokë popullaritetin e Netanyahut në sytë e shumicës së izraelitëve bashkë me faktin që dështimi i forcave të sigurisë izraelite për të ndalur sulmin e Hamasit është përgjegjësi direkte e Netanyahut. Shto këtu këtu edhe faktin që Netanyahu është nën hetim për korrupsion, dhe mund të përfundojë në burg nëse mbaron lufta me Hamasin, për të kuptuar se përse ai nuk ka asnjë plan tjetër përveç luftës totale pavarësisht maskarës që ajo prodhon tek civilët palestinez dhe rrezikut afatgjatë që krijon për vetë qytetarët e izraelit.

Ajo që të trondit në këtë skenar të errët është mbështetja pa rezerva që perëndimi me në krye SHBA-të i kanë dhënë Netanyahut dhe qeverisë së tij, më ekstremistja në gjithë historinë e Izraelit. Është një qeveri ku gëlojnë racistë, terroristë dhe anti-arabë të deklaruar si Ministri i Financave Bezalel Yoel Smotrich dhe Ministri i Sigurisë Kombëtare Itmar Ben-Gvir.

Rreshtimi i Perëndimit përkrah personazheve të tilla dhe përkrah masakrës dhe dënimit kolektiv të popullit palestinez në shkelje të hapur të Konventës së Gjenevës dhe të çdo parimi humanitar nënkupton vdekjen e vlerave perëndimore. Pa këto vlera perëndimi reduktohet thjesht në një nocion gjeografik dhe humbet çdo kapital moral, ligjor apo ideor për të udhëhequr në skenën ndërkombëtare.

Flet shumë heshtja e qeverive perëndimore për vdekjen e mijëra fëmijëve të pafajëshëm palestinezë nga sulmet izraelite teksa dënon vdekjen e fëmijëve të pafajëshëm ukrainas nga sulmet ruse. Ashtu sikurse tingëllojnë hipokrite thirrjet e Perëndimit për të dënuar krimet e luftës së Putinit në Ukrainë përballë heshtjes mbi krimet e luftës që Netanyahu po kryen në Palestinë.

Kjo situatë forcon Rusinë putiniste dhe dobëson Ukrainën demokratike. Së pari, sepse lufta afatgjatë që planifikon Netanyahu, për të mbijetur politikisht dhe për të evituar burgun, do të tërheqë vëmendjen dhe fondet perëndimore nga Ukraina drejt Lindjes së Mesme. Së dyti, sepse si SHBA-të edhe BE-ja do e kenë të vështirë të ruajnë një aleancë të gjerë ndërkombëtare pro-Ukrainës me hipokrizinë që po tregojnë përballë masakrës së civilëve në Gaza.

Fitorja e Putinit në Ukrainë do ishte një tjetër grusht për demokracinë, idealin kryesor politik të perëndimit. Putin përfaqëson një ideologji anti-demokratike sa konservatore edhe nacionaliste që admirohet dhe imitohet nga e djathta në Perëndim, që nga Viktor Orban në Hungari deri tek Donald Trump në SHBA. Ndaj fitorja e Putinit në Ukrainë nënkupton një fuqizim të forcave anti-demokratike në perëndim, dhe veçanërisht të Trumpit në SHBA.

Sisdomos kur rrjeshtimi i Presidentit Biden pa rezerva përkrah Izraelit dhe kryeministrit Netanyahu ka prodhur shumë pakënaqësi tek elektorati demokrat në SHBA. Shumica e amerikanëve janë për ndalimin e bombardimeve në Gaza. (shiko https://www.reuters.com/world/us-public-support-israel-drops-majority-backs-ceasefire-reutersipsos-2023-11-15/). Ndaj rrjeshtimi i qartë i administratës Biden përkrah Netanyahut e ka ulur edhe më tej popullaritetin e Biden, sidomos tek elektorati demokrat (shiko https://thehill.com/homenews/campaign/4288202-biden-progressives-anger-over-israel-hamas-conflict/).

Për të gjitha këto arësye në Gaza sot po vdesin jo vetëm mijëra fëmijë të pafajëshëm palestinez por edhe vetë perëndimi si ide dhe sistem politik. Mos denoncimi i masakrës që po ndodh sot në Gaza si shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar por edhe e parimeve elementare të humanizmit dhe arësyes njerëzore e zhvesh perëndimin nga çdo lloj kapitali moral dhe vleror. Kjo hipokrizi e politikanëve liberal perëndimor po e redukton liberalizmin në një farsë hipokrite duke forcuar armiqtë e tij ideologjik.

Rreshtimi i vendeve perëndimore në krah të një qeverie agresive të ekstremit të djathtë në Izrael po forcon çdo ditë fitoren e putinizmit në Ukrainë dhe të djathtës ekstreme në vendet perëndimore. Fitorja e Putinit në Ukrainë dhe ardhja në pushtet e Donald Trump në Amerikë do jenë dy goditje vdekjeprurëse për demokracinë perëndimore që prej vitesh lëngon në gjithfarë krizash, ekonomike, sociale dhe demografike. Pa humanizmin, liberalizmin, respektin për ligjin dhe demokracinë perëndimi është thjesht horizonti ku shuhet drita.

Next Post
“Gjëja e parë që më thonë njerëzit është…”, flet për median shqiptare italiania që bë e njohur me të qeshurën LIVE

"Gjëja e parë që më thonë njerëzit është...", flet për median shqiptare italiania që bë e njohur me të qeshurën LIVE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbyllen përkohësisht dy aeroporte në Poloni, shkak sulmet ruse në Ukrainë

Mbyllen përkohësisht dy aeroporte në Poloni, shkak sulmet ruse në Ukrainë

December 27, 2025
Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint/ Prokuroria Sarandë çon në gjyq 5 persona, mes tyre kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint/ Prokuroria Sarandë çon në gjyq 5 persona, mes tyre kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

December 27, 2025
“Demokratë, mbështeteni Ervinin!” Spaho: Flamur Noka, burri më pab*thë që ka partia

“Demokratë, mbështeteni Ervinin!” Spaho: Flamur Noka, burri më pab*thë që ka partia

December 27, 2025
“Lufta në Ukrainë krijoi “lidhje gjaku” midis Koresë së Veriut dhe Rusisë”/ Ky është mesazhi që Kim Jong Un i dërgoi Putinit

“Lufta në Ukrainë krijoi “lidhje gjaku” midis Koresë së Veriut dhe Rusisë”/ Ky është mesazhi që Kim Jong Un i dërgoi Putinit

December 27, 2025
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës! Ja si zhvillohet procesi..

Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës! Ja si zhvillohet procesi..

December 27, 2025
Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

December 26, 2025
Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

December 26, 2025
Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

December 26, 2025
Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

December 26, 2025
“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com