Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi kanë dorëzuar ditën e sotme mandatin e deputetit në Kuvend.
Këlliçi do të jetë kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e 14 majit në Bashkinë e Tiranës ndërsa Boçi në atë të Elbasanit.
Në zgjedhjet e 14 majit, Boçi do të ketë përballë kryetarin aktual të Bashkisë Elbasanit, Gledjen Llatjan, ndërsa Këlliçi, kryebashkiakun Erion Veliaj.
/s.f