• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në fund të majit s’do ketë më asnjë qytetar në çadër”/ Ahmetaj: Deri në 31 dhjetor 1 mijë familje hyjnë në banesa

by Java News
28/12/2020 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, një vit nga nisja e procesit të ndërtimit të banesave të reja për familjet e prekura nga tërmeti, ka dy lajme të mira për të ndarë. I pari është se 1 mijë familje në disa zona brenda 31 dhjetorit 2020 do të futen në banesat e reja.

Ndërkaq Ahmetaj, në një intervistë për News24, informon se janë 1 mijë e 156 familje momentalisht që vijojnë të jenë në cadra, por ai premton se deri në fund të majit nuk do ketë më asnjë në cadër.

”E kemi biseduar shpejt për procesin e Rindërtimit, unë ndërkohë dhe ju e keni parë që terreni i ndërtimit so preket me dorë nga të gjitha programet, qoftë në njësitë individuale, qoftë tek shkollat, grantet, banesat kolektive në ato që ne i themi lagjet e mëdha ku kemi apartamente kolektive, qoftë në poliqendra si 5 Maji e Kombinati, si Laçi apo në banesa të pikëzuara që vendosen në bazë të diskutimeve.

Banesat individuale

“Ka dy lajme të mira për qytetarët që presin të hyjnë në shtëpi, apo kanë hyrë. Janë 1 mijë familje që deri në 31 dhjetor që hyjnë në banesa individuale, isha në Pezë, kam qenë Shijak, shkoj në Kavajë, Thumanë, përfundojnë para 31 dhjetorit, do e gëzojnë në shtëpitë e tyre të reja falas.

Lajm i dytë, që deri në maj deri në fund të majit asnjë familje s’do, 1 mijë e 156 familje ende në çadra. Në janar ishin mbi 11 mijë në çadra. Të gjitha kanë marrë bonus qiraje. Duke u ndërtuar, duke i rokonstruktuar, duke ulur numrin e familjeve në çadra. Siç e theksova në maj të vitit 2021 ne nuk do kemi asnjë familje në çadër. Presupozohet të jemi në një proces ndërtimi të njësive individuale, i kombinuar dhe me dhënien e parave të plota, për njësi individuale që nuk ndërtohen për shkaqe gjeologjike, e kemi ezauruar në maj, maksimumi deri në mes të qershorit.

Bonusi i qirave do vijojë të jepet, e patë dhe aktin ligjor që kaluam, kemi dhënë 2.6 miliardë lekë ose 26 milion dollarë që janë bonus qiraje. Edhe ata në çadra morën bonus qiraje, por për arsye se duan të rrijnë afër tokës, të kujdesen për bagëtinë, do rrinë në çadra. E kemi mirëpritur këtë vendim. Në finale çdo familje do bënte zgjedhjen e saj, afër bagëtisë, gjithë nevojave me terrenin apo tokat bujqësore. Mund ta verifikoni dhe nga kronikat e mëparshme, kam thënë që janë 1 234 familje në çadra, sot janë 1 mijë e 156, çdo javë po ulet. Po ndiqja debatet në Kroaci. Jam gati t’ju ndaj dhe linkun. Tërmeti i Kroacisë që ishte shumë më i voglë, ende s’ka filluar Rindërtimi. Ka vende në G7 si Italia, që iu zgjati Rindërtimi me 10 vite. Në Itali ka ende tërmete para 10 vitesh, dhe që iu është vonuar Rindërtimi.

Nëse mendoni se lajm i mirë është që sot deri më 31 dhjetor do futen 1 mijë familje, lajm akoma më i mirë ësthë për ata që presin,. S’ka asnjë dyshim që çdo qytetar i dëmtuar do futet në shtëpitë e reja falas.”– tha Ahmetaj./BW

g.kosovari

Next Post
VIDEO / “Parti Enver, jemi gati kurdoherë'”, simpatizanti i zë pritë Albin Kurtit

VIDEO / "Parti Enver, jemi gati kurdoherë'", simpatizanti i zë pritë Albin Kurtit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

July 16, 2026
“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

July 16, 2026
Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

July 16, 2026
Të moderuarit pro amerikanë të Saliut

Klubi i futbollit “Djemtë e Jugut”… (Dhe përse Anglia nuk do dalë kurrë kampion)

July 16, 2026
Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

July 16, 2026
Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

Protesta/ Analisti në “Real Story”: Jemi mes sovranitetit të kombit dhe sovraniteti të shtetit…

July 16, 2026
Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

July 16, 2026
Manjani ironi me Mediun: Ringjallja? Sa herë e dëgjoj, më shfaqet lugati!

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik, por porosi e Ramës

July 16, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

VIDEO / Rama: Shqipëria vazhdon të frymëzojë produksionet e Hollivudit

July 16, 2026
“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In