• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në fokus fuqizimi i spitaleve rajonale, Manastirliu: Rrisim me 30% kapacitetet e reanimacionit në Shkodër

by Ardit Rada
30/06/2020 17:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastriliu, ka inspektuar Spitalin Rajonal të Shkodrës në vijim të forcimit të kapaciteteve të njësive të terapive në spitalet rajonale dhe universitare.

Duke deklaruar se spitali i Shkodrës është pajisur me aparatura të teknologjisë së lartë për njësinë e reanimacionit, Manastirliu u shpreh se do të vijojë fuqizimi i terapive intensive në spitale

“Sjellim këtu aparatura të reja, aparatura të cilat fuqizojnë terapinë intensive, në një kohë kur pacientët e prekur nga Covid19 janë duke u trajtuar në spitalet e përcaktuara Covid në Tiranë. Ne kemi në objektivin tonë fuqizimin spitaleve rajonale dhe mbi të gjitha rritjen e kapaciteteve të tyre, ndaj kemi siguruar që në spitalin e Shkodrës të rrisim me 30 % kapacitetet përsa i përket terapisë intensive dhe jo vetëm nëpërmjet shtretërve, por edhe një seri pajisjesh duke filluar nga monitorët, respiratorët, shiringat elektrike, pompat e infuzionit, Cpap, etj”, tha Manastirliu.

Nga Shkodra, një nga zonat e nxehta epidemiologjike me 6 vatra aktive aktualisht, Manastirliu u ka bërë apel qytetarëve për ndërgjegjësim dhe u shpreh së në këtë qark është bërë një punë e madhe për gjurmimin dhe identifikim e rasteve nga ekipet në terren.

“Shkodra është një ndër qytetet që ka pasur edhe numrin më të lartë të infektimeve. Ndaj pavarësisht përpjekjeve të epidemiologëve dhe punës së mirë që kanë bërë për ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit kemi tashme 6 vatra të nxehta në Shkodër të cilat janë duke u hetuar”, tha Manastriliu.

Manastriliu vlerësoi punën e ekipeve mjekësore në përballimin e situatës.
“Mjekët dhe infermierët e spitalit të Shkodrës kanë bërë një punë shumë të mirë përsa i përket zbatimit të protokolleve mjekësore të COVID19, edhe falë faktit që janë siguruar që nga dita e parë materialet e mbrojtes personale për mjekët dhe infermierët në mënyrë që të garantojnë mbrojtjen maksimale për stafet tona”, tha Manastirliu.

Duke vlerësuar strategjinë e ekspertëve për masat antiCOVID, Manastirliu kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për përballimin me sukses të situatës.

“Jemi duke vlerësuar në çdo moment të gjithë situatën epidemiologjike. Situata është delikate, por ne jemi duke ndjekur strategjinë tonë, të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, strategjinë e hetimit epidemiologjik, të gjurmimit të rasteve, izolimit të rasteve të konfirmuara dhe kontakteve të tyre në mënyrë që të kufizojmë sa mundemi përhapjen e infeksionit. Sot është një kohë për të qenë të gjithë së bashku. Për të dhënë shembullin personal në zbatimin e masave dhe për të bërë ndërgjegjësimin e nevojshëm, të gjithë qytetarëve për të mbajtur maskën, për të ruajtur distancimin social, për të mbajtur higjienën personale të nevojshme, në mënyrë që ne të vijojmë të jemi të suksesshëm në këtë luftë. Që kjo strategji të ketë rezultat dhe të vijojë të ketë sukses, nevojitet bashkëpunimi i çdo qytetari”, tha Manastirliu nga spitali i Shkodrës.

Next Post
Basha takim me bizneset në Golem: Kur të vij në pushtet turizmin do ta rikthej në prioritet kombëtar

Basha takim me bizneset në Golem: Kur të vij në pushtet turizmin do ta rikthej në prioritet kombëtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

INSTAT jep alarmin për aksidentet rrugore, 844 raste në 7 muaj

INSTAT jep alarmin për aksidentet rrugore, 844 raste në 7 muaj

August 31, 2026
Berisha niset drejt Teksasit për konferencën e republikanëve, kreu i PD-së: Pres dokumentet për pasaportën

Berisha niset drejt Teksasit për konferencën e republikanëve, kreu i PD-së: Pres dokumentet për pasaportën

August 31, 2026
Kontrabandonte fishekzjarre drejt Tiranës, 36-vjeçari nga Prishtina arrestohet në Morinë

Kontrabandonte fishekzjarre drejt Tiranës, 36-vjeçari nga Prishtina arrestohet në Morinë

August 31, 2026
Me lëkurët e vjetra nuk bën dot këpucë të reja

Emigranti i djeshëm, armik i emigrantit të sotëm! Premisat për lindjen e racizmit dhe ekstremit të djathtë

August 31, 2026
Katër vjedhje në Peqin dhe Elbasan, në pranga dy persona, policia u gjen makinën e marrë me qira dhe mjetet e përdorura për grabitjet

Katër vjedhje në Peqin dhe Elbasan, në pranga dy persona, policia u gjen makinën e marrë me qira dhe mjetet e përdorura për grabitjet

August 31, 2026
Ministria e Mbrojtjes: 31 vatra zjarri në Shqipëri, 5 vijojnë aktive, problematike situata në Dajt

Ministria e Mbrojtjes: 31 vatra zjarri në Shqipëri, 5 vijojnë aktive, problematike situata në Dajt

August 31, 2026
Dhuna ndaj 18-vjeçarit në Golem, gjykata lë në burg Florian Habilajn dhe Enold Dragotin

Dhuna ndaj 18-vjeçarit në Golem, gjykata lë në burg Florian Habilajn dhe Enold Dragotin

August 31, 2026
Rama mbledh të enjten grupin e PS në Pallatin e Brigadave, në fokus sërish “Besa”

Rama mbledh të enjten grupin e PS në Pallatin e Brigadave, në fokus sërish “Besa”

August 31, 2026
Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

August 31, 2026
Minxhozi: Opozita në Kosovë është e goditur rëndë në një pjesë të saj. Liderët e mëdhenj janë në gjyqe

Pushteti nuk merret me vezë, por me vota

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com