• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në emër të popullit, “vdekje” popullit! 

by Denis Dyrnjaja
22/04/2017 09:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Denis Dyrnjaja
Erdhën ndërkombëtarët, ikën ndërkombëtarët, thanë, mbështetën apo kë sulmuan ndërkombëtarët?! Do ketë zgjedhje, s’do ketë zgjedhje?! Hy në zgjedhje s’do hy në zgjedhje më do apo s’më do?! Iku LSI-ja andej, erdhi këtej?! Ta votojmë Vettingun, mos ta votojmë Vettingun, pse dhe si ta votojmë? Për çdo gjë e për gjithfarësh flitet në këtë vend, vetëm për atë që iu intereson dhe duhet t’ju interesojë njerëzve nuk flitet. Kalojnë orë, ditë, muaj dhe tashmë dhe vitet me lojën e kungulleshkësh politike, pse kështu po ashtu, por për atë që duhet nuk bëzan kush. Të gjithë në qerthullin e politikës, pa politikë, kur në fakt politika është vizion, mendësi, strategji dhe në fund investime për të përmirësuar jetën e njerëzve, jo për ta rrënuar atë.
A ka sot një debat të mirëfilltë publik se kush ofron një politikë sociale më të mirë për shtresat në nevojë?! A ka sot një debat kush mund ta ulë realisht varfërinë parë nga realiteti në Shishtavec të Kukësit, apo në Lunxhëri, të Gjirokastrës, parë nga sytë e naftëtarëve, minatorëve apo peshkatarëve, parë në sytë e mjekëve, policëve apo arsimtarëve? A ka sot një debat kush ka qasjen më të mirë ekonomike për zhvillimin e vendit? Në fakt jo. Por ka studio televizive, e portale që gëlojnë me llogje boshe kravatash që bredhin sa në një avlli në tjetrën, ca për të mbrojtur qeverinë e ca opozitën, por askush për të debatuar apo për mbrojtur interesat e popullit, në emër të të cilit flitet për gjithçka, por bëhet shumë pak për të mos thënë asgjë.
Flasin të gjithë për zgjedhjet jo për zgjidhjet që i nevojiten njerëzve dhe shtresave të ndrysh të popullit. Halli është kush do marrë karriget, privilegjet dhe salltanetet e pushtetit, por pak kush diskuton a debaton si do të rrisim sigurinë e jetës nga ushqimet që hamë, uji që pimë e ajri që thithim. A keni dëgjuar ndonjë debat në parlament deri më sot pse vdesin kaq shumë njerëz nga sëmundjet, ose pse popullsia shqiptare është futur drejt plakjes, ose si do të bëhet ambienti ku jetojmë më i sigurt në çdo aspekt, të tërthortë apo të drejtpërdrejtë?! Pak kush flet për konkurrencën e pandershme,  për vendet e punës së cili ka ofertën më të mirë dhe reale, ndërsa dëgjon deklarata butaforike si të njërës palë dhe të tjerës se do hapin qindra e mijëra vende pune, ndërsa kafenetë, baret e bastoret janë plot prej mëngjesit deri në mbrëmje.
Flasin për zgjedhje, por programe konkrete dhe reale për të ardhmen e rinisë që është mbushur me letra bakalli universitare në xhep nuk debaton kush. Flasin pa fund flasin, dhe në fund thonë asgjë dhe orët, ditët, muajt kalojnë dhe proverbi i hershëm që populli si dele, qeveriset gjithmonë nga ujqërit skalitet thellë e më thellë në trupin e këtij vendi, që pret ndër vite që ujqërit e të gjitha llojeve dhe krahëve, përveç ngjyrës të ndërrojnë edhe zakon.
Populli që prej më shumë se 25 vjetësh, ngatërron ujkun me bariun, ngatërron ata që shfaqen si barinj kur janë në çadra dhe shndërrohen në ujqër kur iu varen mëlçitë e pushtetit në qafë.
Next Post
Mbesa: Daja më përdhunoi kur isha 9 vjeçe, e mohon 31-vjeçari: Sajesë e motrës time

Droga te "Myslym Shyri", aplikacioni në celular zbuloi bandën e shpërndarësve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis protesta, protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, nisin sulmet ndaj godinës

Nis protesta, protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, nisin sulmet ndaj godinës

October 25, 2026
Papa Leo mban fjalimin e tij para besimtarëve 2 javë pas operacionit, bën thirrje për ndalimin e dhunës në Jemen

Papa Leo mban fjalimin e tij para besimtarëve 2 javë pas operacionit, bën thirrje për ndalimin e dhunës në Jemen

October 25, 2026
Për herë të parë në Shqipëri, Asambleja Euro-Mesdhetare mbledh mbi 80 përfaqësues nga rajoni dhe BE-ja

Për herë të parë në Shqipëri, Asambleja Euro-Mesdhetare mbledh mbi 80 përfaqësues nga rajoni dhe BE-ja

October 25, 2026
Italia vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Në zgjerimin e BE, jo anëtarësime “të klasit të dytë”

Italia vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Në zgjerimin e BE, jo anëtarësime “të klasit të dytë”

October 25, 2026
Zgjedhjet në Serbi / Pjesëmarrje e lartë, shqiptarët synojnë tri ulëse në Parlament

Zgjedhjet në Serbi / Pjesëmarrje e lartë, shqiptarët synojnë tri ulëse në Parlament

October 25, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

October 25, 2026
E rëndë në Levan-Tepelenë, nënë e bijë plagosen në një aksident rrugor

E rëndë në Levan-Tepelenë, nënë e bijë plagosen në një aksident rrugor

October 25, 2026
Gazidede dhe Horoskopa

Sa bukur

October 25, 2026
Fabrika e parë e prodhimit të Audi-t në SHBA, prodhuesi i makinave arrin marrëveshje me Trump

Fabrika e parë e prodhimit të Audi-t në SHBA, prodhuesi i makinave arrin marrëveshje me Trump

October 25, 2026
“Nuk jam unë në videon intime”/ Zëvendësministri Sulo padit në Gjykatë Tozajn dhe Kelmendin

“Nuk jam unë në videon intime”/ Zëvendësministri Sulo padit në Gjykatë Tozajn dhe Kelmendin

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In