• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në DokuFest 238 filma nga 57 vende të botës, tema e edicionit “Korrupsioni”

by Aalison Pearse Stevens
14/07/2016 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

DokuFest ka shpallur programin e filmave për edicionin jubilar të 15-të, i cili do të mbahet nga data 5 deri 13 gusht në Prizre.

Të zgjedhur nga një numër rekord i aplikimeve, siç transmeton KultPlus, festivali do të prezantoj 238 filma nga 57 vende në 6 programe garuese dhe një numër të programeve speciale.

Kategoritë garuese të festiavalit janë në qendër të programit dhe përzgjedhja e këtij viti përfshinë një numër të jashtëzakonshëm të filmave dokumentar, të filmave të shkurtë dhe eksperimental, të cilët janë nisë në qytetin sharmant të Prizrenit dhe kinemave të tij të njohura.

Korrupsioni është tema qendrore e festivalit të këtij viti, konteksti social lokal dhe global si dhe pasojat e tij, të cilat do të theksohen dhe eksplorohen përmes një numri të eventeve, përfshirë panele, diskutime me filmbërës dhe eskpertë të ftuar ndërkombëtar dhe lokal, punëtori dhe konferencë të teknologjisë.

Një përzgjedhje e filmave që fokusohet në çështjen e Korrupsionit si dhe dy fenomeneve që shkojnë bashkë me të, Fuqisë dhe Rrenave, është kuruar posaçërisht për të përkuar me temën.

Duke vazhduar bashkëpunimin e tij me DokuFest, regjisori Daniel Mulloy ka krijuar edhe një kampanjë vizuele goditëse që përputhet me temën e këtij viti.

View from the World, programi jo-garues i festivalit prap do të sjellë disa nga filmat më të rëndësishëm të këtij viti në Prizren, përfshirë fituesit e Sundance, Berlinale dhe SXSW ndërkohë eksplorimi i vazhdueshëm i Pamela Cohn i dokumentarëve për muzikë në Substancat Magjike: Muzika në Film premton një shiqim emocionues dhe eksperiencë të dëgjimit kujtdo që i dorëzohet.

Festivali do t’i bëjë homazh mjeshtrit të madh të kinemasë iraniane dhe të botës Abbas Kiarostami, i cili vdiq më 22 korrik të këtij viti, me shfaqjen e filmit të tij ikonik Taste of Cherry. Festivali poashtu do ti bëjë homazh Chantal Akerman, një tjetër mjeshtër të kinemasë e cila dhimbshëm vdiq vjet, me shfaqjen e filmit të saj të fundit No Home Movie si dhe shfaqjen e versionit të restauruar të kryeveprës Jeanne Dielman, 23 Commerce Quay, 1080 Brussels.

Një intervistë me Akerman, e xhiruar disa muaj para vdekjes së saj nga artisti nga Bosnja Ibro Hasanovic dhe me rastin e vizitës së Akerman në Kosovë, poashtu do të shfaqet.

Filmat e shkurtë të nominuar për Oscar, filma për internet, për sulme masive me armë në SHBA, për një shkëmb të vetëvrasjeve në Japoni si dhe gjendjen e refugjatëve të cilët përpiqen të arrijnë Evropën janë të gjitha pjesë e programit të edicionit jubilar të këtij viti. Plus shumë më tepër që mezi presim të ndajmë me publikun tonë!

“DokuFest po feston edicionin e tij të 15-të me një program eklektik të filmave. Ne shpresojmë që ata do t’ju mahnisin, emocionojnë dhe befasojnë aq sa edhe neve”, tha Veton Nurkollari, drejtori artistik i DokuFest. “Ne jemi të kënaqur që jemi në gjendje të prezantojmë veprat e cilësisë më të lartë nga filmbërës të ri dhe mjeshtrat e kinemasë në këtë përvjetor“, ka thënë ai, citohet Express. (b.an)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

November 24, 2026
Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

November 24, 2026
Vance hedh poshtë zërat se SHBA u tërhoq: Administrata e Trump është optimiste për negociatat për paqe në Ukrainë

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

November 24, 2026
“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

November 24, 2026
Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

November 24, 2026
Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

November 24, 2026
Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

November 24, 2026
Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

November 24, 2026
Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

November 24, 2026
Panik në ajër, avioni me shqiptarë në bord pëson defekt gjatë fluturimit për në Tiranë! Kthehet me urgjencë në Londër, rrëfimi i pasagjerit

Lufta hibride? Kaos në qiellin britanik, bllokohen lokalizuesit për 140 avionë pasagjerësh në një ditë!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In