• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Ne do t’ia dalim edhe pa Europën, nëse BE nuk i…”, çfarë paralajmëron kryeministri italian

by Java News
09/04/2020 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kulmin e krizës nga koronavirusi, kryeministri i Italisë i ka thënë BBC-së se Bashkimi Evropian rrezikon të dështojë si projekt.

Giuseppe Conte thotë se BE-ja duhet të veprojë në një mënyrë adekuate dhe të koordinuar për të ndihmuar vendet që goditen më shumë nga virusi.

Conte thotë se Bashkimi Evropian duhet të ngrihet në sfidën e asaj që ai e quan “provën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Kjo ishte intervista e tij e parë me median e transmetuar në Mbretërinë e Bashkuar që nga shpërthimi i pandemisë në Itali shtatë javë më parë.

Ai po fliste ndërsa Italia dhe disa vende të tjera të BE përpiqen të shtyjnë më shumë anëtarë të bllokut të lëshojnë te ashtuquajturat “korona bond” – duke ndarë borxhin e që të gjitha vendet e BE të ndihmonin për ta shlyer.

Në mënyrë të veçantë Hollanda ka kundërshtuar idenë, duke çuar në një përplasje midis ministrave të Financave të eurozonës.

Kryeministri italian i tha BBC-së se drejtuesit e Evropës ishin “përballë një takimi me historinë” që ata nuk mund të humbnin.

“Nëse ne nuk shfrytëzojmë mundësinë për të futur frymë të re në projektin evropian, rreziku i dështimit është real”.

Shkalla e infeksionit në Itali po ngadalësohet – shifrat e fundit tregojnë se rastet pozitive rriten nga një ditë më parë me pak me shume se 1%. Dy javë më parë, rritja ishte 7%.

“Ne duhet të zgjedhim sektorë që mund të fillojnë përsëri aktivitetin e tyre. Nëse shkencëtarët e konfirmojnë atë, ne mund të fillojmë të lehtesojme disa masa tashmë deri në fund të këtij muaji”, tha ai.

Ne pergjigje te shume kritikave qe ka marre per menaxhimin e situates, kryeministri mbrojti veprimet e qeverisë së tij.

“Duke u kthyer, do të bëja të njëjtën gjë”, tha ai. “Ne kemi një sistem krejtësisht të ndryshëm nga Kina. Për ne që të kufizonim rëndë liritë kushtetuese ishte një vendim kritik që duhej ta konsideronim me shumë kujdes. Nëse do të kisha sugjeruar një bllokim ose kufizime të të drejtave kushtetuese në fillim, kur ishin shifrat e para, njerëzit do të më kishin marrë për një të çmendur”, tha ai.

Next Post
Ulet bilanci i viktimave në Spanjë: 683 vdekje gjatë orëve të fundit/ Sanchez: Zjarri po vihet nën kontroll

Ulet bilanci i viktimave në Spanjë: 683 vdekje gjatë orëve të fundit/ Sanchez: Zjarri po vihet nën kontroll

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

AKU ulet në tryezë me prodhuesit dhe importuesit për cilësinë e bukës dhe miellit, Gjylameti: Siguria ushqimore mbetet prioritet

AKU ulet në tryezë me prodhuesit dhe importuesit për cilësinë e bukës dhe miellit, Gjylameti: Siguria ushqimore mbetet prioritet

February 26, 2026
“Jam e tmerruar nga ato që kam mësuar për ta”/ Dëshmia e Hillary Clinton për dosjen ‘Epstein’ para Kongresit Amerikan: Të pyetet edhe Trump

“Jam e tmerruar nga ato që kam mësuar për ta”/ Dëshmia e Hillary Clinton për dosjen ‘Epstein’ para Kongresit Amerikan: Të pyetet edhe Trump

February 26, 2026
Ndodh për herë të parë, Melania Trump do drejtojë një seancë në Kombet e Bashkuara

Ndodh për herë të parë, Melania Trump do drejtojë një seancë në Kombet e Bashkuara

February 26, 2026
Zbulohet dëshmia e Kryemadhit brenda SPAK: Kur unë dashuroja Ilir Metën dhe protestoja për Fatos Nanon, ju pretendoni…

Zbulohet dëshmia e Kryemadhit brenda SPAK: Kur unë dashuroja Ilir Metën dhe protestoja për Fatos Nanon, ju pretendoni…

February 26, 2026
Kishte fshehur kokainë te matësi i energjisë, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

Kishte fshehur kokainë te matësi i energjisë, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

February 26, 2026
“Berisha po konsumon kohën e tjetrit”, Dashamir Shehi: Ka djegur dhjetëra gjenerata brenda PD-së

“Berisha po konsumon kohën e tjetrit”, Dashamir Shehi: Ka djegur dhjetëra gjenerata brenda PD-së

February 26, 2026
Kreu i Forumit Ekonomik Botëror të Davos-it jep dorëheqjen pas lidhjeve me Epstein

Kreu i Forumit Ekonomik Botëror të Davos-it jep dorëheqjen pas lidhjeve me Epstein

February 26, 2026
Hartues i Kushtetutës, zbulohet emri i kandidatit të parë për president të Kosovës

Hartues i Kushtetutës, zbulohet emri i kandidatit të parë për president të Kosovës

February 26, 2026
Bashkia e Tiranës zgjeron programin e mbështetjes sociale, Ristani: 1500 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja

Bashkia e Tiranës zgjeron programin e mbështetjes sociale, Ristani: 1500 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja

February 26, 2026
Ministri Vengu: 2026, vit i rinisjes së industrisë ushtarake, në maj nis Shkolla e Aviacionit dhe uniformat e para ‘Made in Albania’

Ministri Vengu: 2026, vit i rinisjes së industrisë ushtarake, në maj nis Shkolla e Aviacionit dhe uniformat e para ‘Made in Albania’

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In