• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia e Tiranës zgjeron programin e mbështetjes sociale, Ristani: 1500 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja

by E B
26/02/2026 17:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot 1,500 kuota të reja për të mbështetur me kredi të buta familjet në kryeqytet.

Gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani deklaroi se pas trendit në rritje të qytetarëve që kërkojnë të bëhen pjesë e programit social është parashikuar mbulimi i kuotave të reja me fondet e bashkisë.

“Gjatë thirrjes për aplikime të realizuar për vitin 2025, u shpallën fitues 1,231 individë apo familje, me fondet e buxhetit të shtetit. Bashkia Tiranë duke konsideruar trendin në rritje të kërkesave për programin social të “Subvencionimit të Interesave të Kredisë”, ka planifikuar në programin buxhetor afatmesëm 2026-2028 mbulimin e 1500 kuotave të reja me fondet e saj”, deklaroi Ristani.

Ajo sqaroi kategoritë që do të përfitojnë nga mbështetja me kredi të butë, ku përfshihen familjet që nuk kanë një banesë në pronësi dhe nuk e përballojnë dot normën e interesit të tregut për blerjen e një banese.

“Programi i subvencionimit të interesave të kredisë mbështet familjet dhe individët që: Nuk kanë banesë në pronësi ose zotërojnë sipërfaqe nën normat e strehimit; Nuk kanë kryer tjetërsim prone në 5 vitet e fundit (përveç rasteve force madhore); Dhe ata që nuk përballojnë dot normën e interesit të tregut për blerjen e një banese”, u shpreh Ristani.

Duke u ndalur te ky projektvendim, Ristani shtoi se miratimi i tij ka për qëllim rritjen e aksesit në pronësi për familjet e reja dhe forcimin e rolit të Bashkisë së Tiranës si aktor aktiv në politikat sociale.

“Ky projektvendim, rrit aksesin në pronësi për familjet e reja, ul barrën financiare të interesit banker, ndihmon stabilitetin social dhe demografik, si edhe forcon rolin e Bashkisë Tiranë si aktor aktiv në politikat sociale”, përfundoi Ristani.

Fazat e aplikimit për individët që kërkojnë mbështetje me kredi të butë:

Faza I

– Aplikimi elektronik përmes portalit “e-Albania”

-Afati: 30 ditë

-Shpallje publike e listave

Faza II

– Dorëzimi i dokumentacionit

-Dorëzim fizik ose me postë

-Verifikim administrativ (30 ditë)

-Shqyrtim nga Komisioni i Strehimit (45 ditë)

Parashikohet e drejta e ankimimit në çdo fazë, duke garantuar proces të rregullt administrativ.

Next Post
Hartues i Kushtetutës, zbulohet emri i kandidatit të parë për president të Kosovës

Hartues i Kushtetutës, zbulohet emri i kandidatit të parë për president të Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse Rinasi po konkurron aeroportet e Rumanisë dhe Bullgarisë?

Pse Rinasi po konkurron aeroportet e Rumanisë dhe Bullgarisë?

September 25, 2026
“Me Ramën Shqipëria në majën më të lartë të historisë”- Fjalimi në OKB, Balla: Vlerësime nga BE dhe SHBA! Propaganda e baltës politike s’e ndal rrugën evropiane

“Me Ramën Shqipëria në majën më të lartë të historisë”- Fjalimi në OKB, Balla: Vlerësime nga BE dhe SHBA! Propaganda e baltës politike s’e ndal rrugën evropiane

September 25, 2026
Bellingham shpallet ‘Lojtari i Vitit’ në Angli: Është një nder

Bellingham shpallet ‘Lojtari i Vitit’ në Angli: Është një nder

September 25, 2026
Zelensky paralajmëron: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës!

Zelensky paralajmëron: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës!

September 25, 2026
Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët: Mijëra njerëz janë zhvendosur për shkak të konfliktit në Jemen

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët: Mijëra njerëz janë zhvendosur për shkak të konfliktit në Jemen

September 25, 2026
“Trump ka të drejtë, zhvillimi i AI nuk duhet të ndalet”- Rama në OKB: Por na nevojitet Inteligjencë Artificiale e verifikueshme dhe transparente

“Trump ka të drejtë, zhvillimi i AI nuk duhet të ndalet”- Rama në OKB: Por na nevojitet Inteligjencë Artificiale e verifikueshme dhe transparente

September 25, 2026
A do të zbulojë mistere? Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

Bill Gates: Inteligjenca artificiale mund të shkaktojë vdekjen e 1 miliard njerëzve!

September 25, 2026
Aeroporti i Milano Malpensa merr emrin e Silvio Berlusconi, e bija e ish-kryeministrit të ndjerë: Krenari e madhe

Aeroporti i Milano Malpensa merr emrin e Silvio Berlusconi, e bija e ish-kryeministrit të ndjerë: Krenari e madhe

September 25, 2026
Rama në OKB: Shqipëria po ndërton një “pasqyrë dixhitale” kundër manipulimit dhe gënjeshtrave!

Rama në OKB: Shqipëria po ndërton një “pasqyrë dixhitale” kundër manipulimit dhe gënjeshtrave!

September 25, 2026
“Keni dëgjuar për ‘Revolucionin e Flamingove’?”- Rama nga salla e OKB: Zemërimi u shndërrua në mobilizim, narrativa e fabrikuar në realitet politik (VIDEO)

“Keni dëgjuar për ‘Revolucionin e Flamingove’?”- Rama nga salla e OKB: Zemërimi u shndërrua në mobilizim, narrativa e fabrikuar në realitet politik (VIDEO)

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com