• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ne dhe Sri Lanka… Po, ca gjëra i kemi njësoj!

by Frrok Çupi
14/07/2022 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Çfarë kemi njësoj, për shembull? Që në krye të herës, ata dhe ne, si dhe shumë kombe si ne, syrin e mendjes e mbajmë të historia e shkuar. Ata kanë mundur t’i gjejnë rrënjët deri në 15 mijë vjet; ndërsa ne- siç e dimë. Edhe  në strukturën e shoqërisë kemi ngjasime: Përqindja mes myslimanëve dhe katolikëve, minorancat fetare, armiqësitë etnike sidomos me Tamilët, e disa të tjera.

Jeta e këtij shekulli, vëlla!, kjo ka peshë, jo historia e lavdishme. Madje, më e sakta- jeta në këto tre dekada çfarë na dëshmon si të njësojtë mes SriLankës dhe Shqipërisë? As që do të na shkonte në mendje ideja për paralele nëse një ish- president dhe familja e tij të mos rrëmonin me lugë trurin e paramilitarëve dhe të budallenjve që e duan ‘Shqipërinë si SriLanka!’. SriLanka sot është ngritur peshë dhe po djeg vendin, po djeg selitë e presidentit e qeverisë, vilat e tyre të kushtueshme dhe po lufton në rrugë.

Ja kështu e duan prapëShqipërinë dhe prandaj gënjejnë njerëzinë sikur ‘Shqipëria është njësoj si SriLanka’.

Njësoj nuk është, por a ka të përbashkëta mes tyre?, kjo është pyetja. Përderisa kërkohet përgjigje, atëherë Po!, ka disa gjëra të përbashkëta:

Shqipëria e ka rritur çmimin e karburanteve, njësoj si gjithë bota, për shkak të luftës në Ukrainë. SriLanka, njësoj si ne, e rriti në fillim, por menjëherë deklaroi se ‘mungon edhe pika e karburantit!’. Aty tani nuk ka më karburant as për ambulancën.

Inflacioni nëSriLankaështë ngjitur lart; edhe në Shqipëri është ngjitur për shkak të çmimeve. NëSriLanka inflacioni kapi shifrën 54% pardje, ndërsa në Shqipëri më pak se 7%. Gjithë bota e zhvilluar po përballet me krizën botërore; për shembull Anglia sot e ka inflacionin 10%.

Një gjëku nuk ngjajmëderi tani: NëSriLanka ka ndërprerje të shumta të energjisë, aq sa edhe njëpacient i mbetet në dorë kirurgut. Në vendin tonë nuk ka asnjë ndërprerje, madje janë bërë edhe pagesat që të mos ketë nesër.

A ka ndonjë moment që këta tanët po ‘vdesin’ që ta shikojnë Shqipërinë në gjunjë si SriLanka? Po ta kishte vendi ynë borxhin e jashtëm më të lartë se sa e ka, atëherë ‘këtu kapej gjahu’ dhe këta do të kapnin situatën:SriLanka ka një borxh, sot, pret 51 miliardë dollarë; deri në pikën kur shteti ka dështuar në pagesën e borxhit.  Në vendin tonë borxhi i jashtëm është diku te 12% të GDP, ku duket njëfasho e tërë mundësish për të kryer pagesa. Pse u vjen plasja këtyre tanëve ngaqë borxhi i jashtëm nuk është si SriLanka? Se me ‘borxhin’ Shqipërinë do ta tërhiqnin për hunde andej nga Lindja. Kina sot po pret pagesën e 6.3 miliardëve nga SriLanka, ose e di vetë ç’kushte vendos.

Po të ishim njësoj me borxhin, etj., atëherë si do të kishte guxim Shqipëria të radhitej si aleate e Amerikës?

Pse SriLanka hyri në këtë krizë?

Njëra nga arsyet- pandemia e Covid. Kjo e zbrazi turizmin në atë vend që ishte nja nga fituesit më të mëdhenj të valutës së huaj. Vendi ynë nuk ra në atë gropë, madje e kapërceu si nga më të mirët atë krizë.

Kush i trembi turistët, Covid, apo një gjë tjetër? Studiuesit thonë se ‘turistët u frikësuan nga një seri sulmesh vdekjeprurëse me bomba në vitin 2019’. Edhe ne ishim shumë afër kësaj ‘grope’; viti 2019 ishte i rëndë. Nga një anë bombat ‘molotov’ në mes të kryeqytetit e mbi Parlamentin, në anën tjetër ‘djegia e mandateve’ nga opozita. U desh një‘traktor’ i madh për të tërhequr përpara Reformën në Drejtësi. Ndryshe sot do të ishim të gjithë në gropën e hapur nga ‘shoku Molotov’.

Kemi një pikë shumë të përbashkët: Rrjedhjen e parasë për arsye shtetërore. SriLanka, në fund të vitit 2019 kishte 7.6 miliardë dollarë rezerva…, por sa janë sot? Sot, pas dy vjetësh,  kanë rënë në rreth 250 milion dollarë. E njëjta ndodhi me ne në vitin 1997: Në përfundim të luftës civile të shtetit kundër shtetasve të vet, rezerva monetare e shtetit ishte vetëm 17 milionë lekë të vjetra. Ndërsa në gropën e fajdeve kishin humbur 1,2 miliardë dollarë- sipaszyrave.

Shkaqet e SriLankas si shkaqet tona, herë pas here:

U bë ç’u bë në atë vend me 22 milionë banorë, por në një pikë u shkarkua urrejtja: Te një muze. Muzeu Rajapaskas u shkatërrua krejtësisht sepse ishte model korrupsioni. U thyen edhe statujat prej dylli. Muzeu u ishte kushtuar prindërve të Presidentit GotabayaRajapasksas dhe vëllait të tij të madh MahindaRajapasksas, ish-president. Këta e kishin quajtur veten ‘Perandorë tëSriLankas!’. Kudo u mboll lavdi për ta, sepse fituan luftën civile. A nuk ndodhi kjo këtu te ne menjëherë pas ‘revolucionit demokratik’? Sot e kësaj dite ‘heronjtë’ tanë nuk duan të hapin rrugë.  ‘Rajapaskas ishin shumë  të popullarizuar, i tha BBC-së BM Nandawathi, një grua 62-vjeçare që jeton në Tangalle Balikudaëa.- Por ishte e padobishme, ata na kanë plaçkitur”, tha ajo.

GjithëtribujaRajapaskas vërshoi në krye të shtetit , siç ndodh me partitë e fundit këtu. GotabayaRajapaska- president. MahindaRajapaska-, vëllai, president dhe kryeministër. Të bijtë: Joshitha dhe Namali, të dy ministra. KamalRajapaska dhe BazilRajapaska- dy vëllezër më të vegjël, të dy ministra; i dyti ministër i Financave…

Këta, megjithëse e dogjën vendin, janë fshehur, por nuk kanë ikur. Thonë se do të kthehen prapë në pushtet.

Next Post
“Tregtia e jashtme  e qëndrueshme  pavarësisht vështirësive”

"Tregtia e jashtme e qëndrueshme pavarësisht vështirësive"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

April 4, 2026
Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

April 4, 2026
Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

April 4, 2026
Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In